Vargje të nënshkruara
Ditë, të shoh si të shokuar
Si s’ke qenë asnjëherë
Nga ato që ke dëgjuar
Dhe do të dëgjosh përherë.
Edhe unë kur e dëgjova
Thash do jetë ndonjë shaka
Veshëve nuk u besova
Do jenë fjalë badjava.
Aferim o deputet
Për ligjet që na ofroni
Ata që kanë pushtet
Vjedhjet e tyre i mbroni.
Të mbrosh kusarin me ligj
Është më shumë se marrëzi
Ky është shteti i rilindur
Moj e mjera Shqipëri.
Njëzetë e ca vjet pa shtet
Kusarët bënë kërdinë
Si të majtë dhe të djathtë
Varfëruan Shqipërinë.
Me ligjin që propozoni
Jeni turp i këtij vendi
Pasurinë e vjedhur mbroni
Të shohim ç’do thotë Kuvendi.
S’u ngopët more kusarë
Hajdutllëku s’paska ngjyrë
Sikur një nënë t’u kish bërë
S’do ishit kaq të pafytyrë.
Me këto ligje elitare
Mbron elitën në pushtet
Atë shtresën më barbare
Që kanë vjedhë për 20 vjet.
Spekuloni more horra
Me këtë popull fukara
Bëni ligje si Kamorra
T’u jepni hajdutëve krah.
Përshëndetje nga Kapo Labi!
