Ndryshime drejtuesish në qarkun e Elbasanit

anazapta

Me motivacionin për rritje të performancës në punë (edhe pse ka dyshime se është thjesht çështje fushate parazgjedhore), ka pasur disa ndryshime drejtorësh në sektorë të ndryshëm në Elbasan e Librazhd.

Kështu, mësohet se drejtori i ri për Bujqësinë dhe Mbrojtjen e Konsumatorit në Elbasan është emëruar Edis Xhika, i cili zëvendëson në këtë post Shkëlqim Elezin.

Ndërsa në Librazhd drejtor i ri i Drejtorisë Arsimore është emëruar Ferit Hysa. Ndryshim ka pasur edhe në postin e drejtorit të Sigurimeve Shoqërore. Drejtor i ri për Librazhdin në këtë post është emëruar Medi Leka. Ndërsa në postin e drejtorit të Hipotekës, po në Librazhd drejtor i ri është Mitat Blloshmi. (BW)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *