“Ëmbëlsira” e Lulit dhe një foto e pabotuar e Gridës

Dita

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mesa duket në një moment uljeje të sheqerit në gjak, e ka cilësuar “ëmbëlsirë” kandidaten e opozitës për bashkinë e Durrësit, Grida Shqina.

Në fjalën e tij, Basha tha se ëmbëlsira është ajo çka i duhet Durrësit pas 8 viteve grosh. “Pas tetë viteve grosh ka ardhur koha që Durrësi të ketë ëmbëlsirën e saj, të ketë Grida Dumën”, tha Basha, duke akuzuar kryebashkiakun aktual të Durrësit, Vangjush Dakon, se në tetë vite vetëm ka betonizuar qytetin. Për këtë ka pasur edhe reagime të shumta ku ne përzgjodhëm atë të deputetit Namik Dokle, i cili ka këndvështrimin e tij për këtë shprehje të Lulit.

“Në një takim elektoral në Durrës, kryetari i PD-së e quajti “ëmbëlsirë” kandidaten Duma. Nuk dua të komentoj asgjë për zonjën në fjalë, por bëj çudi me këtë Lulin: Akoma e ka mendjen te torta e tij e Pallatit të Kulturës, të cilën e “hëngrën” me tasa dhe kova plastike?!”, shkruan Dokle. Por DITA ka siguruar një foto të Gridës kur ka qenë adoleshente. Bëhet fjalë për një foto që është e kohës së gjimnazit dhe nuk është publikuar ende.

Share This Article
5 Comments
  • Keto fotot personale duhet te mbeten te pabotuara. Mos e qelbni edhe ju muhabetin si disa gazeta karagjoze.

  • Une jam i mendimit qe DURRESIN le ta marre per menaxhim z GRIDA. E THEM ME SHUME çiltersi.
    Edi ndihmoje qe kjo vajze me ambicie kaq te medha per nje rreth me shume POTENCIAL
    te drejtohet nga kopja e “BUKUROSHES SE DURRESIT” e them me dashamiresi sepse shoh edhe VIZION FEMEROR ne idete e SAJ.
    Askush nuk ka te drejte te pergojoje jo me te OFENDOJE.
    KUSH DO TE ME SHAJE MUA i jap nr telefonit dhe le te me shaje…..sa te lodhet…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *