Halim Kosova: Mamicën e dija këngë, më doli përrua

Dita

Doktori Halimi edhe pse në sondazhe në kuotat më të ulëta që ka pasur ndonjëherë Partia Demokratike, të paktën është duke bërë një fushatë që herë pas herë të sjell edhe buzëqeshje, me batutat që shpreh.

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ishte dy ditë më parë në Petrelë, ku ndau me banorët e zonës një pasion të tij për… gjinjtë e femrave. Kjo pasi Kosova tha në fjalën e tij se ka simpati për këngën “Mamica”. Duke shpalosur premtimet, Kosova tha ndër të tjera: “…Rehabilitimin e përroit të Mamicës. Mamicën e kisha dëgjuar për tjetër gjë deri tani, por paska edhe përrua me emrin Mamica”.

Eh, kandidati i së djathtës me ç’duket nuk e ka dëgjuar emrin Mamica nga historia, si motrën e Skënderbeut. E për herë të parë e paska dëgjuar te kënga e Klajdi Harunit… Në çdo takim elektoral, Kosova, nuk harron të kujtojë që është gjinekolog. Këtë herë nuk është marrë me lindjen, por me… ushqimin e bebit pas lindjes. Epo kjo punë, është bërë fushata sikur do zgjidhet drejtori i maternitetit, jo kryetari i bashkisë së qytetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *