Ministria e Shëndetësisë deklaron se mbështet prokurorinë në hetimin e skandalit të barnave duke kërkuar një hetim sa më të thellë dhe më të gjerë.
“Ne si ministri mbështesim hetimet dhe inkurajojmë të dalin para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, por kjo nuk mjafton, duhet të marrim masa që ajo që ndodhi të mos përsëritet” tha sot ministri Beqaj duke bërë publike dhe dy masat e ndërmarra për të rritur transparencën.
“Çdo muaj Ministria e Shëndetësisë do të bëjë transparencën e plotë të të gjitha rimbursimeve për çdo farmaci. Gjithashtu do bëhet publik sasia e barnave të rimburusuara dhe vlera financiare”, tha Beqaj.
“Raporti do të jetë publik dhe do të postohet çdo dit oneline” tha Beqaj duke shtuar se kjo masë ka nisur prej ditës së djeshme janë hedhur online të dhënat për muajin prill.
Një tjetër masë është dhe vënia në përdorim e recetave elektronike.
