Nisma e referendumit, Bregu thirret në Bruksel

redaktor

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit, ku do të raportojë para eurodeputetëve lidhur me nismën e maxhorancës për referendum për tre ligjet e integrimit.

Më herët, në emisionin “Prizëm”  në AS, zonja Bregu u shpreh e vendosur për këtë qëndrim të maxhorancës, nëse opozita do të vijojë me bllokimin.

“Në rast se opozita nuk tërhiqet në bazë të gjitha parashikimeve ligjore, ne votojmë për t’i hapur rrugë të gjithë procedurave për të realizuar një referendum siç thotë ligji jo 6 muaj para zgjedhjeve dhe jo tre muaj pas zgjedhjeve”, u shpreh Bregu.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *