Mbikëqyrja e shërbimeve informative, kreu i SHISH kërkon të caktohet fusha e veprimit

redaktor

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetësor Visho Ajazi ka raportuar sot në Komisionin e sigurisë për ligjin për mbikëqyrjen parlamentare të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë.

Në fjalën e tij, Ajazi ka theksuar se në përgjithësi ligji është i mirë por nuk përcaktohet saktë fusha e veprimit të tij.

“Kur ligji të diskutohet nen për nen, ne do të japim objeksionet tona” ka theksuar kreu i SHISH-it

Ndërsa përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano ka theksuar se projektligji ka nevojë të riformulohet në disa nene, pasi sipas tij cënohet pavarësia e Prokurorisë.

“Ligji është i mirë, duhet të jetë i qartë me funksionet e nënkomisionit të mbikëqyrjes” ka shtuar Jano.

Ndërsa përfaqësuesja e një OJF-je, Kozara Kati është shprehur se ligji ka nevojë për debat pasi sipas saj ka përplasje në disa nene të tij. “Duhet diskutuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut” ka shtuar Kati.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *