Masakra e Thumanës erdhi për shkak të një rrahje

redaktor

Rrahja e një shoferi dhe konfliktet gjatë përpjekjeve për të sqaruar ngjarjen, degjenerojnë në një krim makabër, ku 4 anëtarët e familjes Kora kanë ekzekutuar tek pragu i shtëpisë pasi i kanë thirrur në emër, Arben Çekun, 44 vjeç, babanë e tij Fran Çeku, 79 vjeç, nipin Enea Rama, 20 vjeç, ndërsa e plagosur rëndë nga plumbat mbeti edhe Luçie Çeku, 66 vjeçe, bashkëshortja e Franit, që po trajtohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Policia tha se ka shpallur në kërkim si të dyshuar për krimin e rëndë vëllezërit Daniel, Pëllumb dhe Besnik Kora dhe babanë e tyre Guri Kora.

Vendi ku ndodhën vrasjet në Thumanë
Vendi ku ndodhën vrasjet në Thumanë

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes në qendër të Thumanës në Krujë, në oborrin e shtëpisë së viktimave.

Policia ka angazhuar rreth 200 forca në terren për kapjen e 4 autorëve, ndërsa u gjetën gëzhoja automatiku dhe pistolete. Në operacion janë përfshirë edhe FNSH-të dhe specialet.

Si lindi konflikti

Nga hetimet që ka kryer Policia e Krujës dhe e Durrësit, rezulton se shkak për krimin e rëndë është bërë një sherr me motive banale.

Një muaj më parë, dy anëtarë të familjes Kora kanë rrahur një banor të Thumanës, që punonte shofer.

Shkak duket se ka qenë një grindje me motive të dobëta, konkurrenca mes tyre për mjetet. Gjithsesi i dëmtuari mësohet se ka qenë mik i familjes Çeku. Lajmi është përhapur dhe është mësuar nga Arben Çeku.

Ky i fundit ka qenë në emigrim në Itali, ku edhe qëndron. Por sapo ka mësuar për rrahjen e mikut të tij është kthyer nga vendi fqinj një javë më parë. Mbrëmjen e së premtes palët janë takuar në lokalin e fshatit Thumanë, në qendër të tij.

Aty ka nisur një debat i ri mes Arbenit dhe Guriut, babait të tre autorëve të kërkuar për krimin. Madje mësohet se janë përdorur fyerje dhe kërcënime dhe ka pasur përleshje fizike.

Me ndërhyrjen e banorëve të tjerë sherri është shuar dhe palët janë ndarë, duke shkuar në banesa.

Vrasja pas thirrjes në emër

Por kur ka shkuar në shtëpi i mërzitur, Guri Kora u ka treguar familjarëve. Dyshohet se 3 djemtë e tij dhe më pas ai vetë, kanë shkuar tek banesa e familjes Çeku, që ndodhet shumë pranë.

Aty kanë thirrur në emër Arbenin që të dilte jashtë, por sapo 44-vjeçari është shfaqur në oborr, është ekzekutuar me një breshëri automatiku. Kur ka dëgjuar krismat ka dalë jashtë babai i moshuar i Arbenit, por autorët kanë zbrazur plumba ndaj tij sapo ka dalë nga dera e shtëpisë, duke e vrarë edhe Fran Çekun.

Pas gjyshit ka dalë edhe nipi Enea Rama, por edhe adoleshenti nuk i ka shpëtuar bataresë hakmarrëse të familjes Kora.

Dhe e fundit ka qenë Luçie Çeku, gruaja, nëna dhe gjyshja e tre viktimave që ka ulëritur me të madhe kur ka parë të përgjakur tre të afërmit e saj, duke kërkuar ndihmë, por autorët nuk e kursyen edhe atë, duke e plagosur rëndë.

Gruaja ka marrë 2 plagë në trup dhe u dërgua në gjendje kritike në spital, ku po bëhen përpjekje për ta mbajtur në jetë. Edhe viktimat kanë pasur nga dy apo tri plagë vdekjeprurëse në trup.

Share This Article
5 Comments
  • Sa keq me vjen per viktimat dhe per ngjarjen tronditese . Nga injoranca dhe mungesa e shtetit po humbasin jeten shume shqiptare . Atehere shtrohet pyetja : -Me mire fukarej me Enver Hoxhen apo ne boten tjeter me Sali Berishen gjalle ?!

    • O Dudum enverist po kemi 2 vjet Rilindjen Socialiste te Edvin Robaqepesit dhe Like Floririt ne pushtet, c’ne Saliu ketu? Sa per Enver Hitlerin qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone dhe mbolli MURTAJEN komuniste ne Shqypni, atij nuk ja dilte kush ne konkurence per te vrare dhe per te prere me pabesi me sadizem dhe kete ves ja ngjiti te gjithe atyre kafsheve te Partise se Punes qe mbeten gjalle dhe qe po i hane koken njeri-tjetrit si dinosaure prehistorike.

  • Keshtu nuk besoj te na pranoje Europa dhe bota. Me keta njerez te trashe qe nuk meritojne ti quash njerez por egersira dhe me kete mentalitet te kthimit te pergjigjes ne moment pa u menduar. Llogarisni edhe nje kafe kur na qerasin do ta kthejme doren po ne ate tavoline. Ku po shkon o shqiptar?

  • Mendoj qe eshte me se e domosdoshme aplikimi i ligjit denim me vdekje KUR NJE KRIMINEL MERR JETEN E DIKUJT PER PROBLEME QESHARAKE PSE DUHET TE JETOJ KY KRIMINEL?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *