Kosova ndryshon mendje, do akullore

redaktor

Ndoshta, në përfundim të kësaj fushate, Halim Ksova do të shpallet njeriu-batutë. Në takimet me popullin, tashmë të gjithë presin se çfarë historie do të tregojë dhe jo çfarë ka ndërmend të bëj për qytetin.

Ftesa për kafe që ai i bëri kryeministrit disa ditë më parë, është kthyer në çështjen e ditës. Por ngacmimeve të Ramës, Halim Kosova nuk është treguar aspak i matur, madje ka vijuar batutat se pas kafes ata do të hanë edhe ndonjë akullore.

Në këtë mënyrë, kandidati i PD-së për Tiranën, ka vendosur të mos e ftojë më për kafe kryeministrin Rama, por tashmë vjen me një ftesë për akullore.

Gjatë takimit me banorët e “Misto Mames”, Kosova ka thënë se Rama e pranoi kërkesën për kafe. Kandidati i PD-së shtoi më tej se “pas fitores, nuk do pimë kafe. Do hamë ndonjë akullore apo ndonjë ëmbëlsirë. Se pas fitores, nuk pihet kafe”.

Kjo kërkesa e fundit i është kthyer kundra doktorit në rrjetet sociale. Komentuesit thonë se, deri te kafja ishim në rregull, por me këtë akulloren, rrëshqet muhabeti.

“Na doli batutaxhi i madh ky Kosova, por kur kalohen masat bëhesh qesharak”, shkruan Kola.

Share This Article
3 Comments
  • GAMOR KOSOVE ,DHONDER NE GJINOKASTER DHE GJINEKOLOG ME KLINIKE PRIVATE TE PARTISE DEMOKRATIKE NE TIRONE !

  • Ore, t’u bej nje pietje more?
    A thua valle ki te jete vella me Nard Ndoken per babaje, se per mamaje vetem po te kete nonji ngaterrese ne maternitet kur ki s’ishte bere akoma gjeollogo-jinekollog!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *