Zoti Kryeministër, besoj se nuk keni asnjë dyshimi se të të qenit Kryeministër i Shqipërisë është një nder, që pak personalitete mund ta përjetojnë. Dhjetëra veta brenda një shekulli arrijnë të ulen në fronin e fisëm të vendit, dy apo tre prej tyre mbeten në kujtesën e popullit për integritet dhe dinjitet. Në fakt kjo letër për nga kompetenca duhej drejtuar Presidentit, por meqenëse ka pasur guxim dhe njerëzi të shpërfillë kërkesën e Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit, atëherë nuk ka kuptim t’ i shkruhet atij Presidenti aksidental.
Po shkruaj duke shpresuar se Kuvendi ka mundësi t’i pezullojë Presidentit të drejtën e amnistisë dhe ta marrë mbi vete apo kalojë Juve, natyrisht nëse nuk ka pushtet Ministri i Drejtësisë ta urdhërojë rishqyrtimin e çështjes Nazime Vishaj, ku ka pasur shkelje të rënda.
Zoti Kryeministër, Nazime Visha nuk ishte e moshës madhore, kur vrau. Ishte akoma adoleshente. Vetëgjyqësia natyrisht nuk mund të pranohet në këtë epokë, por ajo qe abuzuar seksualisht qysh në moshën 14 vjeçare.
Në Gjermani gjykata ka çdo herë parasysh pjekurinë e të pandehurit duke shqyrtuar gjendjen në shtëpi dhe rrethin ku ka jetuar i riu, e reja dhe kur konstatohen mangësi, të rinjtë deri në moshën 21 procedohen me kodin penal për të rinj, sepse roli i gjykatës në një shoqëri demokratike, nuk është hakmarrja, por risocializimi i të rinjve, që nuk kanë pasur fëmijëri të shëndoshë. Fëmijëria asaj i është shkatërruar nga një i rritur. Me atë vendim gjykata shqiptare pat treguar se nuk merr vesh rolin e vet që ka në një shoqëri moderne, dhe jo vetëm ai, por as prokurori i mjerë, që pat kërkuar 17 vite duke thënë se Nazimja nuk ishte kriminele, por se kishte bërë një krim. Natyrisht se Nazimja u bë kriminele, por kriminele e krijuar, e ndikuar, e manipuluar nga një mik i familjes, që përdhunoi atë shpirtërisht dhe fizikisht. Gjykata shqiptare u hakmor me prapavijë kanunore dhe nga bindjet fikse kulturore duke bërë shkelje flagrante të Kodit Penal dhe Procedurës Penale.
Nazime Visha zoti Kryeministër nuk ka pasur precedencë penale, ka vepruar në afekt dhe në asnjë vend perëndimor, ajo për shkak të moshës nuk do t’ ishte dënuar me burg, por do t’ ishte dërguar në një Institucion Përmirësimi, nga do të dilte me një profesion.
Nazime Visha edhe pse adoleshente, është dënuar sipas ligjit të të rriturve. Ai gjykim paragjykon pjekurinë pa u bazuar në fakte apo ekspertiza shkencore psikologjike. Nuk mund të thuhet se vrasja qe bërë me paramendim, me dashje, sepse ajo nuk ishte në gjendje të parashikojë pasojat.
Se nuk ishte në gjendje të parashikojë pasojat, flet lidhja e dashurisë nga mosha 14 vjeçare me një baba të pesë fëmijëve. Se nuk ishte në gjendje tregon edhe pendimi, edhe dëmtimi i jetës së motrës, së nipit, të dhëndrit dhe prindërve të vet dhe prindërve të viktimës. Gjykata shqiptare u bazua në moshë dhe trup, por jo në aftësitë reale kognitive të saja. Në fakt aq sa kishte nevojë për trajtimi psikologjik Nazimja, po aq kishte nevojë Gjykata dhe Prokurori.
Shteti nuk duhet të marrë pjesë në rritjen e tragjedisë, por në reduktimin e saj. Zoti Kryeministër, nëse ligji gjerman konsideron akoma të papërgjegjshëm për t’ u gjykuar me ligjin pët të rritur deri në moshën 21 vjeçare, a nuk është paradoks i llojit të vet Shqipëria të konsiderojë me 18 të rritur? Edhe atë, një vajzë që nuk ka përjetuar fëmijëri normale?
Amnistimi i saj do të fliste për anën humane Tuaj, për empatinë me fëmijët e abuzuar dhe keqtrajtuar. Do të korrigjohej një vendim i një gjykate- dini edhe Ju se Shqipëria nuk ka gjykata e prokurori me të cilat mund të mburret- dhe do t’u dërgonte një mesazh të qartë abuzuesve, që akoma nuk i njohim. Nazime Visha po paguan për krimin e kryer në moshë e papjekurisë, kurse dhunuesi nuk mund të dënohet, por me burgun e zonjës Visha, shpërblehet dhe yshtet para pedofilia.
Për të parandaluar vrasjen për hakmarrje tek të rinjtë, duhet aprovuar një ligj i cili mundëson arrestimin dhe të atit, sepse tek ne ka etër që motivojnë fëmijën të vrasë dhe pastaj mburren me djalin, që kalbet në burg. Në raste të tilla dhe për gjakmarrje, i riu të procedohet me ligjin për të rinjtë, por pjesa tjetër e burgut, t’i vihet dhurohet babait.

Naser efendi hiqe mbiemrin ‘ALI’ si dhenderr i Muhametit se nuk e ke idene fare se kush quhet DEMOKRACI.Kryetari io qeverrise ne nje vend pa shtet pa pushtete pa asgje qe ne cilin do vend mund te nderrohet òdo 2 muaj nuk eshte as mbret as monark as president e as kryetar shteti.Ti dhe ‘IS’ fluturoni me presh ne b…. kur 90 perqind e femijeve shqipetare nuk u dihet as nami e as nishani ne statistikat e nje shteti qe 25 vjet nuk egziston.
Befana ketu nuk behet fjale per mbret ,monark etj por zotria po jep eksperiencen e nje shteti modern siç eshte Gjermania.Vendet anglosaksone e kane kufirin ndarse midis te rinjeve shume te kuptueshme .Ato thone tine ejxher kjo deri ne naitine (shqip) pra 19 vjeç dhe fundi i 19 es dhe fillimi i 20 pra tuenti (shqip) ndahet shume mire dhe tingllon diçka tjeter.Pra ne te 20tat ka pergjegjesi te tjera ligjore .Une e mbeshtes zotri Aliun ,kryetari i mazhorances ta shikoje me mazhorancen kete raste dhe ta rehabilitojne Nazimen 18 vjeçare si (kriminele) .Ka ne Shqperi njerez kriminel qe kane vra 4,20 apo 3000 vete ,qe kane fale trojet shqiptare te cilet nuk denohen por edhe ME keq na japin leksione demokracie apo drejtojne fushata elektorale. Pra Befena thellou mos ja fut si kau peles thote populli.
Une kujtova se u drejtove kryeministrit per reformen ne drejtesi, per te mbajtur premtimin e dhene ,,,,,,DO COJME PARA DREJTESIS TE GJITHE ATA QE KANE SHKELUR LIGJET,,,te korruptuarit vjedhesit e pasurise se popullit,,,,dhuruesit e teritorit te republikes,,,,,vrasesit,,,etj etj etj. Po nuk u mbajte ky premtim asnjeri mos te presi te ndryshoje gje ne politiken Shqiptare. Pas afro 2 vjetesh po bindemi qe te dy anet e shkopit jane perlyer keqazi,,,dhe kur behen pise te dy krahet shkopin nuk ka kush e kap qe tja drejtoi fajtorit.
Leter NASER ALIUT
I dashur dhe i trashur zt Naser
Une qe po ju shkruaj kete leter ,lexova vetem 3 rreshtat e pare , dhe ne letren tjeter
uroj qe ju te me spjegoni ,
PERSE QENKA NDER TE JESH KRYEMINISTRI I ATIJ VENDI ?????
Mos valle per arsimin ??? Per edukimin ??? per taksat ??? per infrastrukturen ????
per ujesjellesat ???? per energjine ???? per moshen e trete ???? per gra qe pjellin vetem vrases grash ??? per mesues e sekretare pedofila ????
per shitje fiqsh qe na i shesin reforma ????? per shale grash qe i kane ber pronar klinikash
qe ne “boten e eger kapitaliste” askush nuk i enderron ???? per Gerdecin ???? per Suden ??? per femijet e Xhaferrit qe me pare lirohen se arrestohen ???? per femijet e Fullhajnit qe fshijne bythen me mjerimin e Lulave qe gelojne anembane vendit ???? Per LULAT qe qysh nga Migjeni ende qymyr nxjerrin ne minierat e LSI ???
PERSE ESHTE NDER TE JESH KRYEMINISTRI I ATIJ VENDI ????
per shqiptaret qe para 500 vjetesh dergoheshin nizam , per ata qe para 50 vjetesh arratiseshin dhe gra e femije dergjeshin kampeve te perqendrimit , per keta qe jane nizamet apo aziliantet e rinj ?????
PERSE ESHTE NDER TE JESH KRYEMINISTER I ATIJ VENDI ?????
se me nje te rene te lapsit i nxjerr njerzit ne bulevard per te luftuar hajdutet ,pastaj po me te njejtin laps me hajdutet vjen ne pushtet ??? ata qe te quajne e te vrasin si kokepalar , sot te vajtojne e kerkojne drejtesi po per ty kokepalare ??? ku eshte nderi i atij kryeministri ,
te selfit , te batutat ne pornoparlament , te Liza ne boten e LSI ??? te dr i shendetit publik [duket si tallje kjo fjale ] po ne boten e LSI ….. nuk po shkruaj mbiemrin Xhuvani , se kemi shume shembuj te ..Xhuvanerve , jane ekzemplare sa te LSI dhe sa i Luizes
PERSE ESHTE NDER TE JESH KRYEMINISTER I ATIJ VENDI ????
per ate turme qelbesirash qe paraqisin “me qetesi dhe dashuri “…… drejtimin e duhur
pune dhe …..dinjitet …oh zot , kur flasin per drejtim e dinjitet
ME KTHE PERGJIGJE NASER
[ letra jote ti sjell zorret ne fyt , ai vend me gjithe kryeministrat e nderuar ,ti sjell zorret ne fyt
u zbardh vendimi per fullHajnin ne pikun e fushates elektorale ,dhe asnje gazete nuk u mor me ate vendim qesharak ,talles ,fyes deri ne dhimbje per dinjitetin e cdo shqiptari
ju nuk keni as dinjitet , as fjale te lire ,as mendje te lire , as kryeminister ,
as vend dhe aq me pak nder
Nazmijen mos e ndyj , lere atje ne burg , sepse atje ha ,pi dhe ka nje shtrat
kur te dali nga ai burg , opinioni i atij vendi te pander do e vrasi ,OJF e OJQ me emrin e saj dhe teseren e LSI do bejne ende lek ,
Nazimija ne me te miren e rasteve do prostituohet per 5 mij lek …
aq vleni dhe ju ,per aq e shisni voten
ne rastin me te keq do i sherbej Isisit ose LESEISTIT , njesoj jane ,te dyja vrasin njesoj
ajo e para te pret koken dhe vdes shpejt
kjo e dyta eshte nje tmerr pa fund …..
Naser , ky shkrim ta shpif !
Ka shqiptar te mençem por dhe budollenj.Naser shkruan pe Nazime Vishen,ndersa keta komentojne se si duhet te tet,e te mos jet Kryeministri??Nazime duhej liruar me kohe,por ne nuk kemi presidentai eshte N/kryetari i PD,zevendesi i Saliut.Kopetencat per amnistin duhet ti kalojne K/Ministrit qe ka ne vartesi Ministrin e Drejtesise dhe ky drejtorit e burgjeve,te cilet mbajne dhe pergjegjesit.Presidenti ne kete rast firmos koti,i kane gjetur nje pune se nuk ka pune tjeter.Ky nuk e nxori nga burgu Nazimen se nuk ishte vajza,mbesa e tij,ne te kundert do ta lironte.Kjo eshte drejtesia shqiptare e korruptuar keqas nen drejtimin e Nishanit-sehirrxhi..!
Komentues te nderuar! Ne vartesi te kendveshtrimit te problemit te gjithe keni te drejte. Por vete mendoj se duhet vecuar thelbi i tij, nga e pergjithshmja e realitetit tone sociopolitik., i cili sigurisht qe te jep shume material per te qene te revoltuar. Kur thelbi i nje problemi si rasti ne fjale perfshihet ne morine e problemeve, qe fatkeqesiht perjetojme, atehere eshte veshtire qe t’i gjesh fillin zgjidhjes se vete problemit specifik. Gjithsesi, sa i perket temes, personalisht jam me Nazimene. Arsyet se pse, jane dhene qysh heret dhe nga shume personalitete, ndaj nuk kam c’tu shtoj atyre.
Nazime Visha vrau per te shpetuar jeten dhe per te dale nga rruga e turperimit seksualisht e moralisht ku e kish futur ai qe ajo e vrau. Me nje fjale vrau per te shpetuar jeten e saj dhe, cuditerisht u denua aq sa Xhuvani, i cili vrau per hobi 5 njerez! Keshtu qe presidenti yne i panderuar Nishani duhet te jete kusheri i maskarait qe vrau Naime visha se nuk ka asnje lloj logjike te denphet nje vajze e tille, pa prinder e qe merret neper kembe nga mafja shqiptare, ose Presidenti Nishani nuk di as te lexoi e as te kuptoi. Prandaj zoti Aliu ben mire qe i drejtohet z. Rama ngaqe ky i fundit nderhyri qe te mos denohej me burgim te perjetshem Xhuvani qe vrau per hobi. Por edhe prokuroret dhe gjykatesit qe e kane denuar kaq rende Nazime Vishen eshte mire qe te zene vendin e saj ne qeli vet4em per ate vendim qe kane marre per kete vajze te panjeri.
BEFANA——LOVE!
Love,vazhdo shkruaj ,e mos u terhiq nga kAmentues idjote aqe me teper te pa pune qe demoKroacine nuk e konsiderojne ‘zbatim i ligjit’ por shkerdhatokraci.
Shkruaj me shpresen se edhe nje prej nidjoteve ‘kAmentues’ nje dite do ta kuptoje qe ne kete vend per 25 vjet si ne asnje vend te ‘Botes se trete’ nuk u ndertua as shtet as shtet i se drejtes e imagjini sistem ekonomik apo politik.Shkruaj me shpresen se mund ta shpetosh ndonje ‘salisjan’ apo socialSalist pa i dale BISHTI e qe ti kthehet PUNES NE SHQIPERI PER TU RIBERE NJERI!Me shume respekt!