Një këngë e re dashurie për gazetën “Dita”

redaktor

Arben Duka

 

Surprizat e “Ditës”,
nuk kanë të sosur,
sot jemi tamam,
ekip i përsosur!

Unë e kam kaluar,
gati çdo gazetë,
po vetëm këtu,
ndihem i vërtetë!

Dikur e filluam,
pesë a gjashtë shokë,
vetëm për tri muaj,
dhe bëmë epokë!

Çfarë bëmë me Thanon,
dhe Oson e ndritur,
të tjerët në vite,
s’e kishin arritur!

Kur ika ca kohë,
fytyra më nxinte,
mëndja natë e ditë,
tek DITA më rrinte!

Pa kaluar ende,
ai çast i prapë,
isha i sigurt,
se do vija prapë!

Isha pa motiv,
tek gazetë e re,
njëlloj si të vrisja,
miza me vare!

I mirë qe Bolinua,
faqet plot ja mbusha,
po mua më duhej,
DITA si katjusha!

Drejtuesit kollaj,
në mëndje s’të ngelen,
po unë vetëm Thanos,
mund t’i heq kapelen!

Veç me disa shkrime,
dhe më kishte bindur,
ishte fiks për “Ditën”,
një talent i lindur!

Edhe kur u ndamë,
s’munda kurrë ta shaj,
se një penë të tillë,
s’e gjen dot kollaj!

Është në gjithë shtypin,
pena më e mirë,
por është si njeri,
super i vështirë!

Kush nuk ja njeh tipin,
pranë me të s’është gjendur,
do mendojë për Thanon,
se është i çmendur!

Do mendojë se është,
gjysëm psikopat,
po puna me të,
është vërtetë një fat!

Ndaj “Dita” me të,
vërtetë bëri hajër,
Thanua-gjënë e bukur,
e kap që në ajër!

E kap që në ajër,
kjo është e provuar,
ndaj dhe më të mirët,
gjithnjë ka afruar!

Thanua në gazetë,
asnjë nuk merr kot,
po shumë gjatë me Thanon,
askush s’punon dot!

I kanë rezistuar,
këtij istikami,
vetëm Viktor Malua,
dhe Bedri Islami!

Thanua me këta,
e merr me ngadalë,
se kanë të dy,
lexues personalë!

Thanua si fillim,
kur je firmë të merr,
por kur s’ke lexues,
s’bëhet shumë qeder!

Nuk bëhet qeder,
them për asnjeri,
dhe s’e ka problem,
ikën-apo rri!

Viktor e Bedri,
dy pena argjendi,
në asnjë variant,
nuk u zihet vendi!

Janë shtylla tek “Dita”,
një burrë e një djalë,
shumë të paktë kanë,
lexues personalë!

Dhe unë kam të mitë,
se bëj mjaltë blete,
të paktën njëmijë,
gjithnjë marr me vete!

Po me shtegëtime,
më nuk i bezdis,
se në këtë jetë,
nga “Dita” s’lëviz!

Se vetëm këtu,
ndihem i vërtetë,
sepse “Dita” është,
një super gazetë!

Nuk po e mburr thjeshtë,
se është vepra jonë,
por është një gazetë,
që bën opinion!

Është mbi të gjitha,
që ka rreth e rrotull,
dhe më kryesorja,
ka ndikim në popull!

Kur ndikon në popull,
dhe bën opinion,
them se po e kryen,
të sajën mision!

Një gazetë është diell,
kur është misionare,
pastaj vogëlsirat,
rëndësi s’kanë fare!

Alqin dhe Erionin,
s’i lë dot në hije,
se s’i erdhi fundi,
kësaj poezie!

Dy djem që e mbajnë,
barrën e vërtetë,
Koçiko në print,
Erioni n’internet!

I ka zgjedhur Thanua,
të dy djem të zotë,
pa ta mozaiku,
s’mund të jetë i plotë!

Për në fund na mbetën,
Mira me Xhevdetin,
se gjithnjë në fund,
e nxjerrim sherbetin!

Po dhe me këta,
perden dot s’e ulim,
se kemi akoma,
Entela Resulin!

Që duket e heshtur,
ashtu në të dukur,
po që çdo ditë shkruan,
bukur e më bukur!

Sebepi që shkrova,
këtë poezi,
është ai që quhet,
shoku më i ri!

Shoku më i ri,
që ja bëri bum,
se Thanua e futi,
drejt në kolegjium!

Për Andre Stefanin,
kuptohet që shkruaj,
që dhe kur s’e kishim,
për ne s’qe i huaj!

Se tok kemi pasur,
të njëjtin drejtim,
dhe pse sot i quhet,
një i ri fillim!

E tepërt t’ju them,
që është me talent,
por është nga të paktit,
burrë me bazament!

Se këtu të shumtit,
dridhen si flugerë,
ndaj dhe bazamenti,
sot përbën një vlerë!

Tani them se “Dita”,
është krejt e plotë,
të gjithë të pangjashëm,
por të gjithë të zotë!

Po s’ka asnjë vlerë,
i gjithë tabori,
nëse nëpër vargje,
s’është Alfred drejtori!

Kur iku Osoja,
na pikoi në zëmër,
po Ai për jetën,
la pas goxha emër!

E vuri qoshenë,
që ditën e parë,
ndaj ikja e tij,
pa plumb na ka vrarë!

Si ai-gjithkush,
nga ne do të shkojë,
po “Dita”-shumë vite,
pas nesh do të rrojë!

Share This Article
8 Comments
  • Beni ja paske hedhur nje teke qe me sabah!
    Po pse ju kujtoni qe ju nuk e doni saliun dhe ne e duam?
    Bejne nga nje shkrim qe shajne lulushin, salihplehun dhe jane NJESH?

    Andrea Stefanin e lexoja, e shperndaja, jam zene dhe me miq duke e mbrojtur se mendoja qe fliste ate qe mendonte.. Sot Andrea duket si nje militant i PS qe ka aftesine te shkruaje dhe kaq. Ku ka qene Stefani ne luften qe “shoqeria civile” qe dukej sikur sapo ishte ngrit nga varri, po bente kunder BETONIZIMIT te Tiranes dhe vecanerisht per ndertimet MOSTRA poshte Diges se Liqenit??
    Apo kishte vene djalin e tij te na jepte nje set me foto se sa e bukur dhe gjelberuar eshte Tirana! TURP! Une e kuptoj se jo vetem ne Shqiperi por gjithandej eshte e veshtire te jesh gazetar i pavarur, Edhe po te duash te jesh nuk ke hapesire ne media.
    Mediat jane te ustallareve qe i bejne keto mostra, dihet….
    Por te pakten nese nuk ke mundesi te thuash te verteten.mendo dhe vepro sipas thenies se popullit “Heshtja eshte flori”

    • Mira
      Pi edhe ti nje teke e na bej nje poezi ,Arben Duka eshte poeti i popullit me nje teke, apo pa teke zoti Duka ka hyre ne zemer te ketij populli dhe ai e ka si pak uje ne dore .Zoti Duka eshte pozicionuar gjithmone ne anen e drejte + dhe talentit qe ka, nuk ka bir kurve apo bij kurve qe mund te baltosi zotin Duka ,kjo eshte dhe arsyeja qe populli e do se thote vetem te verteten .

  • Nuk ka qene e nevojshme te krijosh poezi, per me teper ta publikosh ne gazete, se jo duket por bie ere autolevdate.
    Lerjani lexuesve te thone fjalen e tyre, nuk eshte nevoja ta mburrni ju stafin.
    Jo! Une nuk jam dakort as me fjaline fyerse prej rrugaçi te ketij “shahistit” 2B.
    Nuk jam as me konstatimin e lexueses “mira” se ke qene nen e efektin e “tekes se sabahut”, se une e di shume mire qe i ke thene lamtumire tekes dhe dopiove, qofte te sabahut, te drekes apo mbremjeve.
    Por jo, nuk shkon vetemburrja.
    Madje nuk eshte e nevojsshme se lexuesit e çdo varianti qe del gazeta, e kane thene dhe e thone perdite fjalen e tyre, qofte me blerjen e saj, klikimet e shkrimeve dhe komentet online. Natyrisht qe ka patur dhe do kete dhe ne te ardhmen kritika, kur shkrimet nuk godasin si duhet per te gjithe perfshire dhe gazetarin e talentuar dhe themeluesin e kesaj gazete , Adrian Thanon.
    Per te tjeret as qe behet fjale, perfshire dhe ty o poet i talentuar, Duka.
    Apo motiv i kesaj kenge “Dashurie” u be ardhja e Andrea Stefanit?!
    Nejse une kam rezervat e mia si lexues dhe jo vetem per kete Stefanin, te pakten nga pjesemarrja e tij si opinionist ne mediat vizive.

    • Or Vezhguesi F, une nuk ta kam borxh fyerjen, keshtuqe nuk mund te rri pa ta kthyer, ne jam une rrugac, sepse them te verteten, ndonese me nje shprehje te forte, ti cfare je? Bythelepires, Pjeshke apo Teveqel? Po ta perseris, nuk ta kisha borxh ferjen. Mbasi e bere, po ta bej. Pastaj, perse na u preke kaq shume zotrote? “Masturbim mental” eshte nje menyre figurative per te thene po ate qe ke thene zotrote, “bie ere autolevdate”, Ua mami, keshtu mund te thuhet, po nuk lejohet perdorimi i fjaleve turpe. Ik ore pirdhu!

    • Vezhguesi F
      ate mendova dhe une , tani dhe mjekesine e keni falas
      kane rrrrrrilindur , po pse xhanem nuk shkojne per nje vizite 😛

  • Bukur,
    Nje poezi miqesore per stafin e DITA-s…
    une nuk ndaj te njejtin mendim per ndonje artikullshkrues te Dites, por shume respekt kam per Thanon, Xhevdetin, Andrea Stefanin, Koçikon, Miren, Viktorin…, por ajo qe eshte e vertete , duhet thene se Dita u rrit shpejt sepse perpiqet ti afrohet se Vertetes….Me pelqejne sidomos shkrimet qe e vleresojne Historine shqiptare realisht dhe jo me syzet e Politikes se çastit…
    Pershendetje Arben, ti je miqesor dhe pozitiv, dhe njohes shume i mire i aktualitetit shqiptar….
    Te lexoj me kenaqsi…

  • Duka jam dakort me Miren!
    Ju lexoj me kenaqesi dhe besoj ne ato qe na jepni po nuk besoj ne keto qe shkruani sot sepse perderi sa Politikanet nderojne Parti ( IDEALE ) SI mund te besojme se ka gazetare dhe gazeta te pa varura? Te japim ca shembuj : Merua ishte I thekur per Salen dhe tani eshte kundershtari I me I eger. Cupi me Zerin u be demokrat si Sala . Lubonja ( analisti ) i madh nderon seli simbas roges qe I japin. Edhe politikanet kur nuk marin karige ndrojne partite si kostumet e shtrejta qe veshin ose krijojne Parti te reja.
    Megjithe ate une juve do ju lexoj se mbroni nje ide qe tregon se ke nje bindje dhe kjo tregon se je I ndershem me veten tende ne radhe te pare dhe per kete arsye une te heq kapelen po mos u Beto per te tjeret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *