Kryeministri Edi Rama postoi të dielën në Facebook dy foto të punimeve në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, i cili, sipas tij, do të jetë më i bukuri në rajon.
“Kantieri i stadiumit të ri të Shkodrës sot! Do të jetë stadiumi më i bukur në rajon pa asnjë dyshim”, shkroi Rama.
Në stadiumin e ri “Loro Boriçi”, përveç pistës së atletikës, do të ketë dhe ambiente stërvitjeje edhe për sportet e tjera.
Sipas projektit, pritet që të shtohen 5112 vende të reja për tifozët, nga të cilat 2500 pas portave.
Me këto shtesa, kapaciteti i stadiumit të ri do të shkojë në rreth 17 mijë tifozë dhe rikonstruksioni i tij pritet të kalojë shumën e 12 milionë eurove.

panem et circenses!
Rama e ka kuptuar drejt filozofine Romake.
Jam shumë dakort me ty loni.
Por ne jemi pa buke se lojra zbavitje e shfaqje po i organizon mirë Rama.
Ky Ramë debil me ato 12 milion € sa shkolla e spitale bënte! Ky ka dalën nga binarët.
Ps: në mënyrë që të evitojmë incidente të mundëshme ndeshja me serbinë duhet të luhet në fushë asnjanëse.
Rajoni kush eshte, nga Shkodra ne Puke?
Me 320 milion te humbura ne rrugen durres-kukes mund te ngrihej asistenca dyfish,te rritej rroga e invalideve dyfish,te rriteshin pensionet 10-15 perqind si dhe te ndertoheshin 4 stadiume si ai i elbasanit ,Erdha nje dite nga rresheni ne tirane dhe per cudi kjo rruge nuk kishte perfunduar d,m,th, don edhe 200-300 milion te tjera per te perfunduar,vetem nje segment i vogel nga laci deri afer mamurrsit ka perfondu ashtu sic duhet, kjo per 8 vite,nuk e di cfar kerkohet te behet per 2o muaj,
O Edo,me keto percaktimet-me i bukuri ne rajon,me i miri ne Ballkan- po e menderos fare,po behesh si Sala.Ose ndoshta per rajon fut Puken,Lezhen,Mirditen,atehere ke te drejte.
ORE USTA, SHIKO SHPRONESOJI ATA TE SHKRETET QE U MORRE SHTEPITE PER STADIUM, SE I LE NE MES TE RRUGEVE.
riti:Me siguri ke qene siper gomarit.
Po pse te rrije futbolli e sporti ne pergjithsi,te prese kur te mesosh ti,te shkollohesh,te kualifikohesh,te zesh pune e te mbash familjaret….Sporti ka pjesen e vet,me sport edhe perfaqsohesh,si gjith shtetet e tjere xhanem.Buka eshte e veshtire te sigurohet nga te pashkolluarit.Ankohen prinderit, qe i linin femijet pa shkolle,ose paguajne per provime,ose bejne te fortin me mesuasit per rritje note etj.Sporti eshte nevoje e kulture.Te shohim dhe ne njehere si njerez ne stadium.
Sepse mu kujtua fabula e vjeter,,,,,dhelpra dhe rrushte,,,,,,,,kur nuk e arriti dot dinakja rrushin tha ,,,se jane te pa bere e nuk ja vlen te lodhemi.Edhe ju o te semure,ziliqare gezohuni per Shkodren e sportit ,te futbollit,nje veper me shume eshte me leket e popullit jo te Rames,ne ti themi ,pune te mbare ,dhe vazhdo pa u ndalur ne gjithe vendin ,kudo ku duhen ndertime e investime,edhe stadiume,edhe ura e ujesjellesa,,edhe urbanixim qytetesh e lagjesh.Duhet ta pranojme Edi eshte shume me i suksesshem se Saliu i demorrumpalles,,!Kujtoni komentin e mark uk kur u lancua ne fillim kjo veper,se nuk kishte per tu bere kurre,,,,,!