Një shtetas grek ka tentuar të përdhunojë një 34-vjeçare shqiptare dhe pas kësaj e ka denoncuar në polici për vjedhje.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin grek Georgios Karakatsianis, 63 vjeç, banues në Kostur të Greqisë.
Ndërkaq ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për 34-vjeçaren N.H., banuese në Vidohovë të Devollit.
Procedimi ndaj saj filloi pas kallëzimit të bërë nga Georgios Karakatsianis, i cili ka deklaruar, se shtetasja e sipërpërmendur, i ka vjedhur atij duke i marrë nga dora një sasi prej 100 euro.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën gruas nuk u gjetën prova, por gjatë deklarimit të dëshmitarëve si dhe provave të mbledhura në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi grek, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me këtë shtetase, raporton Shqip.
Pas kësaj, policia arresto 63-vjeçarin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, mbetur në tentativë. Ndërkohë për 34-vjeçaren vijojnë hetimet për akuzë e vjedhjes së pretenduar nga shtetasi grek.

Shume gabim qe vini epitete te tilla si “greku”. Jane shume raciste. Imagjinoni sa keq ndihemi ne kur e bejne te tjeret. Nuk mund ti etiketoni krimet me ngjyra etnike.
greket gjithmone keshtu identifikojne shqiptaret,pa emer, vetem me kombesi.per sa kohe e ben greku duhet ta bejne edhe mediat shqiptare. reciprociteti eshte e vetmja menyre qe te te gjitha vendet te perimiresojne sjelljet
Ta denojn ate grekun nja 15 vjet
Filluam edhe neve te cilesojme te tjeret me termat “greku” apo “serbi” , si dikur te tjeret shkruanin per ne “alvanozi”, apo “albanesi”. Te pakten ne shqiptaret , nuk kemi te drejten morale te shkruajme “greku”, “turku” , apo “italiani” , aq shume i kemi perdhunuar tere shtetet e Evropes me bemat e me krimet tona . Kujdes , zoterinj gazetare , shtetasi i mesiperm , fajtor ose jo , nuk perfaqeson as popullin e as shtetin grek . Neve emigrantet e dime , se sa te renda jane etiketime te tilla dhe çfare opinioni krijohet ne poppull per faj te individit , e sa dekada na jane dashur , per permiresimin dhe normalizimin e imazhit te emigrantit shqiptar . Nje gazete serioze , eshte shume e vemendeshme dhe e kujdeseshme ne etiketimet qe ben .