Mikel Canka duket se do të jetë përforcimi i ri i skuadrës së Partizanit për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi 28-vjeçar, që spikati në pjesën e dytë të vitit me ekipin e Lushnjes në Kategorinë e Parë është stërvitur me të kuqtë kryeqytetas së fundmi dhe me shumë gjasa do të jetë blerja e parë e Partizanit për këtë sezon.
Canka, kartoni i së cilit në fakt sezonin e shkuar i përkiste Apolonisë, u huazua te ekipi i qytetit të tij të lindjes, Lushnja, gjatë pjesës së dytë të kampionatit dhe me lagunarët shënoi 15 gola në 14 ndeshje duke qenë lojtari kryesor për verdhëjeshilët.
Dhe pse gaboi një 11-metërsh në ndeshjen e javës së fundit përballë Bylis, që i kushtoi ekipit të tij dhe ngjitjen në Kategorinë Superiore, gjithsesi Canka njihet për aftësitë e tij përpara portës.
Në karrierën e tij Canka rezultatet më të mira i ka arritur me Lushnjen, aq sa në sezonin 2012/2013 u shpall dhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë.

E pershendes ardhjen e Mikelit. Eshte lojtar goli…
E kam pare kete futbollist ne ndeshjen vendimtare Lushnja_Ballshi ku pervec se humbi nje penallti,ka treguar nje nivel MJERAN si futbollist!
Eshte TURP i madh qe nje skuader si PARTIZANI te katandiset per te marre nje futbollist si Canka i denje vetem per ish kooperativat bujqesore!!!
Ne se keni pare shume e nuk keni ku i harxhoni me mire merrni VER LLAPEN se sa kete Canken!!
Ky lojtari qe po afron Partizani, eshte lojtar per kategorine e dyte (trete) se ne kategorine e pare tek Lushnja nuk beri hajer.
Sa poshte ka rene Partizani qe merr lojtare te tille!