Një tjetër skandal, por këtë radhë me ilaçet e skaduara

Bledar Lumani

Disa tonelata ilaçesh të skaduara, shumica e tyre të përfunduara në rrjedhën e lumit Tërkuze, kanë rreth 3 muaj që janë aty, duke rrezikuar jetën e qindra banorëve, për shkak të kimikateve dhe helmeve që ato kanë.

Ky nuk është rasti i parë, që zona e Zall-Herrit është zgjedhur për hedhjen e medikamenteve të skaduara nga kompanitë farmaceutike.

Tre vite më parë ka ndodhur e njëjta gjë.

Komuna e Zall Herrit është përgjegjëse sipas ligjit që të largoje mbetjet, e për këtë ka marrë edhe një gjobë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Por drejtuesit e Komunës së Zall-Herrit nuk dine se ku t’i çojnë ilaçet e rrezikshme.

Ata kanë kërkuar ndihmë tek të gjitha institucionet, raporton investigimi.al.

Vizion Plus pyeti në Ministrinë e Shëndetësisë, nëse ishte në dijeni të këtij skandali, por zyrtarë të lartë te saj thanë se u duhej kohë për të dhënë informacion.

Por ndërsa kompani farmaceutike apo distributorët vazhdojnë krimin mjedisor, të pandalur nga askush, ligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik përcakton se si duhet bërë asgjësimi i ilaçeve të skaduara.

“Barnat e bllokuara dhe të konfiskuara, të cilat janë të papërdorshme, asgjësohen në prani të inspektorëve farmaceutikë, me procesverbal të rregullt, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit, me shpenzimet e subjektit që ka bërë shkeljen”.

Dy vite me pare, medikamentet e rrezikshme asgjësoheshin jashtë vendit nga kompani të licencuara.

Share This Article
5 Comments
  • Ju kam thene ,
    per te rilindur duhet te vdesesh me pare
    e pra ,po ju krijojne kushtet 🙂
    rilindiote jane te gjithe ata qe qeverisin ,po Beqja eshte kampion
    me pas e ndjek Nikolla

    si kishte thene kryevizatimori ????
    Japin doreheqjen nqs ndodh ndonje skandal ???
    ne fakt do kerkuar spjegim se cfare kupton me fjalen “skandal ” kryevizatimori 🙂

    si thane “zyrtaret e larte ??
    na duhet kohe per informacion ??????
    ahhhhhhhhhhhhhhhahahahahhahahhahahahahahhahahahaha
    ju duhet kohe te lexojne gazeten ,te marrin vesh se cfare po ndodh 😛

  • Ministrise se shendetesise i duhet kohe qe te sajojne nje justifikim sepse e kane ditur fare mire se ku shkojne ilacet e skaduara. Kur do te fillojne te hetojne mbi ministrin Beqaj se i eshte sosur me kohe uji i gamiles?

  • Kjo puna me ilacet e skaduara dhe ajo me korrupsionin e ilaceve, me qe i kerkohet komunes se Zall-Herrit per ti asgjesuar ( besoj komuna duhet te mbaje pergjegjesi pse i lejon ti hedhin atje) na sjell nder mend kohet e shkuara, kur partizani thote: Po me uren cpaten xhanem?!). Duhet te kerkohet llogari atyre qe i hedhin atje, te analizohen pse jane blere ilace pa kriter deri sa nuk jane perdorur dhe kane skaduar, veprime keto qe te shpien ne blerje korruptive, me cmime ne blerje badihava dhe me shitje qytetareve ne hava. C’far po ndodh ne fushen e mjekesise? Te gjithe ministrat e ketyre 25 vjeteve kane folur me te madhe per reformat ne shendetesi, per ilacet, per nji sherbim mjekesor te niveleve te larta(lere mos e pyet). Te gjithe keto raste qe dalin ne shesh here pas here, nuk po shikojme nji ish minister apo minister

  • Kjo puna me ilacet e skaduara dhe ajo me korrupsionin e ilaceve, me qe i kerkohet komunes se Zall-Herrit per ti asgjesuar ( besoj komuna duhet te mbaje pergjegjesi pse i lejon ti hedhin atje) na sjell nder mend kohet e shkuara, kur partizani thote: Po me uren cpaten xhanem?!). Duhet te kerkohet llogari atyre qe i hedhin atje, te analizohen pse jane blere ilace pa kriter deri sa nuk jane perdorur dhe kane skaduar, veprime keto qe te shpien ne blerje korruptive, me cmime ne blerje badihava dhe me shitje qytetareve ne hava. C’far po ndodh ne fushen e mjekesise? Te gjithe ministrat e ketyre 25 vjeteve kane folur me te madhe per reformat ne shendetesi, per ilacet, per nji sherbim mjekesor te niveleve te larta (lere mos e pyet). Te gjithe keto raste qe dalin ne shesh here pas here, nuk po shikojme nji ish minister apo minister te pergjigjet penalisht por te pakten edhe administrativisht, por vazhdojne te shajne njeri-tjetrin. Gazetat shkruajne pa pushim, ne-qytetaret degjojme vetem qyfyre. 08/06/2015. Fahri Dahri

  • “Qeni leh ujku pjerdh” thote populli,pra si perfundim ju cirruni e ngjiruni,ata do vazhdojne detyren patriotike te korrupsionit,pasiv-aktiv-reaktiv-modern e primitiv,pa mbarim e pa limit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *