Meta pret zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së

redaktor

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të hënën zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee, i shoqëruar prej ambasadorit amerikan Donald Lu.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme amerikane ndaj avancimit të perspektivës evropiane në këto momente të rëndësishme të progresit të Shqipërisë dhe nënvizoi se mazhoranca është e vendosur të avancojë me reformat madhore që nevojiten, veçanërisht atë në drejtësi, e cila lidhet ngushtë me përmbushjen e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Ndërsa Yee vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar dhe theksoi se SHBA gjendet përkrah Shqipërisë në përpjekjet e vendit për të adresuar sfidat madhore që lidhen me luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar, rritjen e integritetit të përfaqësimit politik në nivel lokal dhe qendror si dhe me axhendën ekonomike.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *