Rrugëtimi i Barcelonës drejt triumfit në Berlin

redaktor

Një Champions i fituar me meritë të plotë që nuk u vu në diskutim për asnjë moment. Në Berlin, Barcelona kurorëzoi me sukses një sezon të çmendur që për katalanasit përfundoi me ngjitjen në fronin e Europës.

Champions League e këtij sezoni foli vetëm për Barcën që ishte skuadra më e mirë pasi për të ngritur lart trofeun formacioni i Luis Enriques eliminoi një nga një disa nga ekipet më të mira të kontinentit.

Kampionët Anglisë jo ata aktualë por ata te sezonit të kaluar, Kampionët e Francës, Kampionët e Gjermanisë dhe së fundmi Kampionët e Italisë, të gjithë u dorëzuan përballë madhështisë së Barcelonës që edhe pse luante përballë rivaleve shumë të fortë asnjëherë nuk e vuri në diskutim kualifikimin.

Rrugëtimi i blaugranave drejt triumfit të tyre të pestë në Europë nisi me fazën e grupeve. Në shortin e hedhur në Montecarlo 28 Gushtin e kaluar, Barcelona u vendos në grupin F dhe përballë kishte kundërshtarë të tillë si Paris Saint Germain, Ajaxi dhe Apoel Nicosia.

Për Barçën gjithçka nisi me një fitore 1-0 ndaj modestëve qipriotë duke lënë një shije të hidhur te fansat. Humbja 3-2 në Francë ndaj Parisit komplikoi jo pak pozitat e spanjolleve, por nga ajo ndeshje e “Parc Des Prince” nisi edhe kthesa e madhe Barcelonës. 4 fitore në 4 ndeshjet e mbetura të raundit të parë dhe sidomos ajo 3-1 ndaj francezëve në Camp Nou bënë që blaugranat ta mbyllnin grupin në vendin e parë në koutën e 15 pikëve.

Në 1/8 për të dytin vit radhazi Barcelona kishte përballë Manchester Cityn, që vinte në këtë duel si kampionia e Anglisë. Ashtu si një sezon më parë Blaugranat hipotekuan kualfikimin që në ndeshjen e parë me fitoren 2-1 në ishull, ndërkohë në Camp Nou regjistruan një tjetër sukses me shifrat 1-0.

Në cerkefinale shorti vendosi sërish përballë Barcës, Paris Saint Germanin. Kampionët e Francës të cunguar nga mungesat e disa prej lojtarëve të tyre kryesorë nuk arritën të përballonin dot tredhëmbëshin Messi-Suarez-Neymar, me katalanasit që fituan 3-1 në Francë duke prerë biletën e gjysmëfinales.

Ndeshja e kthimit ishte thjeshtë një formalitet për Barcelonën që bëri detyrën duke fituar 2-0. Në gjysmëfinale goglat e Nyonit për të disatën herë gjatë këtij sezoni nuk u treguan bujare me Barcën pasi vunë përballë skuadrës së Luis Enriques, Bayernin e Pep Guardiolës.

Megjithatë edhe këtë herë fati ishte me më të fortët pasi gjermanët në dy sfidat ndaj blaugranave vuajtën mungesën e disa prej lojtarëve të tyre më të mirë. Barcelona e vendosi njërën këmbë drejt finales që në sfidën e parë që u zhvillua në Camp Nou duke fituar 3-0, kjo falë edhe Lionel Messit që theu rezistencën e Manuel Neuerit, me dy goditje prej gjeniu.

Në Mynih, Bayerni tentoi përmbysjen e madhe por nuk ja doli dot, dhe Barcelona siguroi kështu finalen e saj të 8-të në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Rrugëtimi fantastik i katalanasve u kurorëzua në Berlin me Barçën që mundi 3-1 Juventusin për të ngritur drejt qiellit plot yje të kryeqytetit gjerman, trofeun magjik të Champions League. Një sezon i paharrueshëm ky për Barcelonën që me suksesin ndaj bardhezinjëve u bë skuadra e parë në Europë që fiton për herë të dytë tripletën.

Share This Article
1 Comment
  • Zonja e Vjeter, pra kurva e Vjeter Juventus doli e kenaqur duke festuar humbjen 3:1, sikur te ishin fitues, kjo eshte BARCELONA e Messit qe te thyen ne mes. Ku jane tifozet trapa te Cr7 e te Realit mbreteror, qe kane dhjere e bien era mut, ashtu sic jane vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *