Bulevardi i ri, Bojaxhi: Afera me klientët e politikës

redaktor

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi denoncoi sot mënyrën se si u harrua dhe kërkohej të zbatohej projekti për bulevardin e ri të Tiranës. Ai theksoi se projekti u hartua për t’i shërbyer klientëve dhe jo qytetarëve.

Projekti parashikon që me paratë publike do të ndërtohet bulevardi dhe do të shpronësohen me tarifa qesharake pronarët e tokave, ndërkohë që ky investim publik rrit dhjetra në mos qindra herë vlerën e tokave anash bulevardit.

Këtu hyjnë në lojë edhe klientët e kryetarit Basha dhe partisë së tij të cilët me informacionin paraprak kanë bërë kontrata parablerjeje përreth vijës ku do kalojë bulevardi.

Bojaxhi tha: “Kostot për ndërtimin e bulevardit i paguajnë qytetarët, pronarët e pafat të cilëve u ra lapsi për shpronësim do paguhen shumë pak, ndërsa fitimet dhjetra milionë euroshe do t’i vjelin klientët e kryebashkiakut njëkohësisht kryetar partie.

Aq shumë ka qenë në shërbim të klientëve projekti i bulevardit sa në të nuk janë planifikuar objekte publike e sociale, përfshi ato që lidhen me sigurinë si polici e zjarrfikëse, apo shëndetësore, objekte kulturore e sportive, për të cilat qyteti ka kaq shumë nevojë.”

Qasja e Gjergj Bojaxhi si kandidat për Bashkinë e Tiranës është që kjo zonë duhet zhvillohet si një projekt i vetëm dhe jo me konceptin që qytetarët të paguajnë të gjitha kostot kurse zhvilluesit të marrin të gjitha fitimet.

E vetmja mënyrë për të zhvilluar Tiranën është që zhvillimi të harmonizohet me plotësimin e kushteve minimale për sigurinë dhe cilësinë e jetës.

Share This Article
14 Comments
  • Kush të dëgjon mo, kush. Militantët e partive? Është zë në humbëtirë zëri yt or mik.

    • Pse nuk jep qartesi per aksionet qe zoteron tek kompania “Everest Oil”, kjo eshte ajo qe kerkojne te dine qytetaret e Tiranes nga ju. Kandidoni per postin e kryetarit te Bashkise prandaj duhet te beni transparente pasurite tuaja z. Bojaxhi. Per te mos folur pastaj per qindra hektare toke e 1200 rrenje ullinj te mbjelle ne Farke. Bej transparence !

    • Gjergj Bojaxhi, drejtoi KESH-in nderkohe qe gropa e borxheve te kompanise vetem sa u zgjerua.
      Drejtoi INUK, nderkohe vetem sa u rriten ndertimet pa leje ne Shqiperi.
      Ka mbajtur edhe postin e zv. ministrit te ekonomise dhe e dime te gjithe se cfare aferash kryheshin ne ministrite e qeverise Berisha. Nuk kemi cfare ta duam z. Bojaxhi. Per me teper qe eshte nje personi se djathtes.

  • Zoto Bojaxhi, ju keni shume te drejte por kete vend ka 25 vjet e kam marre hajnite dhe mjere ne dhe mjere femijet tane.

  • Bravo Bojaxhi !
    Dhe i vetem trim ne lufte.
    Me vjen keq se votat e tua do ti numeroj Erjoni dhe Halimi.

  • Te drejte ke o Bojaxhi po me te korruptuar nga ty nuk ka duhet te thuash te verteten e takimit me Theofan Lapen ne Ksamil, sa lek fute ne xhep,dhe si i realizove qellimet e tij edhe te tuat.

  • Neperkat e Halimit dhe Erionit mundohen te shpikin lloj lloj psudo pazaresh te tuat o Gjergji.
    Shpifjet jane oksigjeni i te paafteve, po ti mos e çaj koken.
    Intelektualet dhe qytetaret e vertete voten do te ta japin ty, se ju eshte shpifur jeta nga sharlatanet genjeshtare te politikes ordinere shqiptare.
    Ne duhet te shporrim me vote hajdutet e LSI-se me ne krye çifrin e urryer Meta- Kryemadhi.
    Ne duhet te shporrim me vote mashtruesit ordinere e genjeshtare mjaftiste, qe kane uzurpuar partine e vertete socialiste.
    Ne duhet te shporrim me vote pjellat e Berishes.
    Votat tona jane per ty!!!!!!!

  • i vetmi qe mund ta ndryshoj ate gjendje eshte vetem erion veliaj. i vetmi qe ka nje program per te gjithe tiranen. bojaxhiu ben mire qe te ndihmoj dhe ai ne realizimin e ketyre projekteve duke votuar per erion veliaj. cdo vote nuk duhet te shkoj dem, por duhet te shkoj ne drejtimin duhur

  • ne kemi nje kandidat, qe do bej te pamunduren per te ndryshuar kete gjendje te mjerueshme te tiranes. dhe ai eshte erion veliaj. i vetmi qe ofron zgjidhje per cdo problem te tiranes.prandaj nuk duhet te cojm voten vend e pa vend , duke e cuar dem. bojaxhiu harron se eshte nje nga te korruptuarit e saliut. prandaj te rrij urt dhe te shkoj ne shtepi se eshte i humbur. por ne sfiden se kemi me te, ne sfiden e kemi me ata qe e shkaterruan tiranen

  • ik o bojaxhi se ti dhe bashke me salen dhe me bashen e krijuat kete gje. dhe tani dilni si qingja dhe kerkoni voten, vota nuk shperdorohet kot, vota do shkoj vetem per erion veliaj, duhet njeriu i duhur per tiranen. duhet ai qe ofron program per qytetaret. prandaj ketu vetem nje eshte i duhuri, ai eshte Erion Veliaj

  • ne nuk duam fjal boshe bojaxhi, ti dhe basha jeni mjeshter te mashtrimit, por ne nuk ju besojm me , jemi te vendosur, dhe shume te sigurt, se vota jone do shkoj per erion veliaj. ai eshte njeriu me energjik, premtues, dhe premtimet i mban. nuk ka nevoj bashkia e tiranes per njerez te bashes, ka nevoj per erion veliaj

  • O neperkat e Erionit!
    Mos mbani shprese se Erioni do ndryshoje Tiranen.
    Mbas dasmes mbaruan leket e mamit, keshtu qe nuk ka ku ti gjej fondet per Tiranen.

  • Po ti mo militant e kelysh,ca ke qene a ke qene militant e hajdut kaq kohe?? Mos na be si i virgjer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *