Fiorentina shkarkon trajnerin Montella

Bledar Lumani

Vincenzo Montella nuk është më trajner i Fiorentinës.

Klubi vjollcë në faqen e tij në internet bëri të ditur shkarkimin e trajnerit, pas sjelljes së këtij të fundit, që sipas shoqërisë me sjelljen e tij kërkonte largimin nga drejtimi i skuadrës.

Montella kishte dhe dy vjet kontratë me Fiorentinën, por klubi e cilësoi si të papërshtatshme sjelljen e tij duke bërë të ditur se priste më shumë respekt nga trajneri karshi ekipit dhe klubit që e mbështeti në tërë këto vite dhe gjithashtu dhe tifozerisë.

Në fakt kohët e fundit, marrëdhënia mes Montellës dhe klubit nuk ka qenë ndër më pozitivet duke filluar që nga kontestimet e tifozëve ndaj tij në takimet e fundit të kampionatit apo dhe vendimi i trajnerit për të marrë pushime menjëherë me përfundimin e sezonit pa komunikuar më parë me klubin.

Tashmë vendin e Montellës në krye të stolit vjollcë flitet se do ta zëra Paulo Sosa, aktualisht trajneri i Bazelit në Zvicër.

Portugezi ka dhe një vit kontratë me klubit nga “St.Jacob Park” por ka zëra se ai ka nisur tashmë bisedimet me drejtuesit e Fiorentinës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *