Vargjet e Arben Dukës

anazapta

E para është drejtësia!

Pjesa e dytë

Ndaj më vjen çudi,
Me ty Europë,
Si s’e sheh që nxin,
Që nga larg kjo gropë!

Po qe se kërkon,
Këta parametra,
S’kemi pse t’i shajmë,
Sot kohët e vjetra!

Ende kemi mbetur,
Tek bishti – te ura,
Se sot në pushtet,
Është demokratura!

Sepse diktaturës,
Dot s’ia mbyllëm derën,
Thjesht kemi shartuar,
Gjembin edhe ferrën!

Se thonë nga ferra,
Trëndafili del,
Po e jona mbeti,
I njëjti model!

Po e jona mbeti,
I njëjti model,
Sala mbeti Salë,
Xhuveli – Xhuvel!

Biles na është shtuar,
Ferra dhe murrizi,
Herë në formë Mete,
Herë në formë Idrizi!

Më mirë po e mbyll,
Që mos humbas fillin,
Pa e eksploruar,
Që të gjithë pyllin!

Pa e eksploruar,
Që të gjithë pyllin,
Se në ato ferra,
Do të ndeshësh Yllin!

Është ai që del,
Gjithandej si fant,
Ka vlerë se tek gjembat,
Është krejt i veçant’!

Këta gjemba hyjnë,
Ku të gjejnë të çara,
Dhe s’e lënë Atdheun,
Të eci përpara!

Ndaj vatani vuan,
Sa ai e di,
Se këta nuk duan,
Të ketë drejtësi!

Kam thënë e stërthënë,
Për këta besëprerë,
Shinat ku shkon treni,
I hodhën në erë!

Këta që u tretën,
Për pak integrim,
Mbetën edhe mbetën,
Tri herë në provim!

Në bordell’ të Salës,
S’kishin detyrë tjetër,
Kuptohet vetiu,
Që tani janë tepër!

Sepse tre herë rresht,
Në tokë u ranë brekët,
Tash për mbijetesën,
Ç’do shpikin të shkretët?!

Do thotë Njëshi i tyre,
Ferra e Skraparit:
“Do rrimë për të zbardhur,
Krimet e janarit!”

Po e qasi Rama,
Ferra s’do na shqitet,
Ferrën s’e zë flama,
Ndaj duhet të pritet!

Share This Article
3 Comments
  • Nuk ka asnje lloji pesticidi qe i zhduk keto ferrat shqiptare,edhe kur i pret dhe i djeg ato pas disa kohesh leshoin filiza te reja dhe me shume shumohen.
    Sidomos tani para zgjedhjeve ferrat e vogla do ju zene driten bimeve te tjera dhe do ju marrin ushqimin.

  • Eshte hapur si ferre
    Modeli Xhuvel
    Ndaj ngado qe vemi
    Perpara na del.

    Se mbi cdo te keqe
    Qofte dhe kurveria
    U perhap “Virusi”
    Neo Xhuveleria

    Neo Xhuveleria
    Prostitut pa frike
    Qe po bren nga brenda
    Kurven politik

    Se kjo politik
    Drejtim qeverie
    I dashur Arben
    E di ku na shpie….?

    Po na con ne skamje
    Vet ja bejme kokes
    Ngado qe degjon
    Jemi gaz i botes

    Ndaj vetem me vote
    Si nje uragan
    Ta nxjerim nga skena
    Kete sharlatan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *