Media italiane ka transmetuar sot paradite lajmin se Giuseppe Spinelli, që në Itali njihet si njeriu më besnik i Silvio Berlusconit dhe bashkëshortja e tij Anna kanë qenë viktimë e një rrëmbimi të një bande, në emrat e së cilës dallohen edhe emra shqiptarë. Avokatët e Berluskonit pasditen e 17 nëntorit kanë denoncuar në polici marrjen peng të Spinelit dhe gruas së tij natën mes 15 dhe 16 nëntorit. Policia ka arrestuar Francesco Leone, Alessio Maier, Ilirjan e Laurenc Tanko, Pierluigi Tranquilli e Marjus Anuta.
6 personat në fjalë në orën 21 e 45 të 15 tetorit të armatosur kanë bllokuar Spinellin sapo ka dalë nga ashensori duke e shtrënguar të rifutet në shtëpinë e tij në Bresso (Milano), porta e së cilës ndërkohë sapo ishte hapur nga bashkëshortja. Për gjithë natën deri në 9 të mëngjesi të 16 tetorit cifti është mbajtur peng nën kërcënimin e armëve. Në 7 e 30 pengmarrësit kanë detyruar Spinellin t’i telefonojë Berlusconit për të marrë prej tij pagesën 35 milionë kundrejt lirimit të ciftit dhe rikthimit të disa dokumentave sipas tyre kompromentues që kishin gjetur gjatë natës në shtëpi, mes të cilave edhe audio që sipas tyre mund të ndryshojë sentencën e gjyqit Mondadori. Në orën 9 pengmarrësit janë larguar nga apartamenti pasi kanë marrë me vete edhe kasetat e videokamerës së banesës Pasditen e 17 nëntorit avokatët e Berluskonit kanë vendosur të denoncojnë.
2 Comments
Ilirjan e Laurenc Tanko jane nga Elbasani
Më pëlqen saktësia dhe mënyra se si është dhënë ky lajm në këtë të përditshme! Diku tjetër ishte shkruar “shqiptarët” etj. I dhënë kështu duket se kemi të bëjmë me një lajm që nuk është i ngarkuar me ndjenjat e shkruesit. Psikologjia e lexuesve shqiptarë ka shumë nevojë për lajme, kulturë dhe qetësi.
Faleminderit dhe ju uroj punë të mbarë!