Tjetër përforcim për Skënderbeun, vjen Lima

Dita

Pas firmës me mesfushorin e talentuar kosovar, Florent Qorraj, Skënderbeu bën një tjetër goditje në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë transferuar në skuadër sulmuesin brazilian Mateus Lima. Klubi i Skënderbeut me një komunikatë në faqen e tij zyrtare në Facebook bëri të ditur se ka arritur marrëveshjen me 22-vjecarin amerikano-jugor dhe do të jetë pikërisht Lima blerja e parë e skuadrës korcare për sulmin.

Pas largimeve të brazilianit Diego Martins dhe maqedonasit Aco Stojkov, trajneri Mirel Josa kishte nevojë për të paktën një përforcim në repartin e avancuar dhe presidenti Takaj ja ka plotësuar dëshirën trajnerit kryeqytetas duke i vënë në dispozicion Matues Liman.

Futbollisti do të bashkohet me klubin juglindor në datën 12 Qershor dhe 1 ditë më pas ai do të niset me pjesën tjetër të skuadrës në Austri ku Skënderbeu do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të përfaqësimit në turin e dytë paraelimintor të Champions League.

Matues Lima mund të konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën korcare pasi ai ka të dhëna shumë të mira, për më tepër që në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellat e disa skuadrave të njohura braziliane. Spikat aktivizimi te Sport Recife në vitin 2013, ndërkohë që sëfundmi, 22-vjecari ka luajtur me Luverdensen që militon në Serinë B braziliane dhe Operarion. Matues Lima është 186 cm i gjatë dhe luan si qëndërsulmues.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *