“Nuk ka tërmet për Agon Channel. Ai që ka menduar të na trembë të bëhet gati për rezultatin e kundërt”. Janë fjalët e biznesmenit italian Francesco Becchetti, për agjencinë italiane “AdnKronos” e cila i ka marrë një prononcim me telefon pasi ai ndodhet në Londër, pas urdhër-arrestit të lëshuar kundër tij nga prokuroria e Tiranës. Ai e konsideron këtë urdhër arresti si një lloj hakmarrjeje për pikëpamjet e shprehura nga televizioni tij. “Po. Është një hakmarrje edhe pse Agon nuk bën politikë, por jep vetëm informacion të lirë.”
Cila është përgjigjja juaj për akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe pastrimit të parave? “Nga dokumentet, thuhet se akuza e pastrimit të parave është vetëm një dyshim në lidhje me tre transferta të kryera rreth një vit më parë, të bazuara në letër-porositë që nuk kanë marrë përgjigje. Këto elementë janë të pamjaftueshëm për të hapur një hetim dhe aq më pak të justifikojë lëshimin e një mase për kufizimin e lirisë. Në çdo rast unë nuk kam ricikluar kurrë para dhe në çdo moment jam i gatshëm të tregoj me prova burimin e të gjitha fondeve të transferuara në shoqëritë e mia. Kjo është ajo që duhet të bënte prokuroria në dy vjet hetime dhe që nuk e ka bërë”.
Ndërsa për akuzën e evazionit fiskal për më shumë se 5 milionë euro, hetuesit thonë se ato përfundojnë në kompanitë e tij të tjera në Shqipëri ose në llogaritë e tij bankare, Becchetti thotë: “Kompanitë e Grupit kurrë nuk kanë shmangur taksat”. Kalivac Green Energy Sh.p.k është kreditore e shtetit prej 10 milionë euro. Një kompani tjetër e imja duhet të paguajë 5.000.000 €, por sigurisht nuk janë evazion fiskal siç po akuzohem”. Ky ishte një tërmet për TV e tij, madje edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan: “Nuk ka tërmet në Agon Channel, dhe akuzat e ngritura janë të paramenduara për të na trembur, por po kthehet në një rezultat të kundërt”. Ishte e përfshirë gjithashtu edhe nëna e tij. “Nëna ime ka punuar gjithmonë dhe ka mbajtur poste të larta operacionale. Është me siguri jashtë akuzave që i bëhen. Kur duan të të lëndojnë të godasin edhe të afërmit“.
Në qendër të akuzës është pyetja për ENEL, Becchetti shpjegon çështjen e përplasjes për 50 milionë euro. “Pasi refuzova një mbingarkesë prej 50.000.000 eurosh u përballa me një arbitrash që ishte votuar nga dy gjyqtarë, një ndër të cilët ishte zëvëdëspresident i Enel dhe avokat i zakonshëm i proceseve të rëndësishme. Sot shoqëria ku jam President ka një sekuestro mbi të gjitha aksionet e kontrolluara nga Enel në Holandë dhe mbi kreditë e saj prej 6.6 miliardë euro, mbi të cilat Enel vetë u tregua e kujdesshme për të mos përmendur në bilancin 2014 të sapoaprovuar. Pres 11 qershorin e ardhshëm ku do të jetë seanca me konkluzione mbi apelin e sekuestrimit që po flasim. Sigurisht që ky mandat arresti tre ditë më përpara lë shumë dyshime”.
Becchetti shprehet se do vijojë t’i mbajë në pronësi bizneset që ka, duke u përgjigjur edhe për klubin e futbollit Leyton Orient. Kurse për televizionin “Agon Channel” shprehet se “nuk e përsëris atë që thashë më sipër”. “Janë ata që më thanë të vazhdojmë përpara”, përgjigjet ai. Kurse pyetjes për arsyet përse lëviz me eskortë, i përgjigjet: “Sepse janë duke më kërcënuar për vdekje. Njëzet vjet më parë në Itali, pothuajse të gjithë investitorët lëviznin me makina të blinduara dhe eskortë”. Dhe cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të biznesmenit Becchetti për këtë situatë. “Nuk dua t’i zbuloj, por po përgatis një arbitrazh ndërkombëtar për qeverinë Shqiptare për ndërhyrje të rënda në traktatin bilateral të investimeve Shqipëri-Itali”, thotë Becchetti. Ndërsa për kohën e kthimit në Shqipëri përgjigjet: “Kur të konsiderohem i mirëseardhur, siç jam trajtuar për 25 vite. Unë isha aty edhe gjatë luftës ndryshe nga ndonjë kryeministër apo ministër që vinte rrotull nëpër Europë.”. Më tej i referohet edhe doktor Caprarica-s, që i ka thënë se bëri mirë që u largua, pasi nuk mund të punohej. “Jam i lodhur me doktor Caprarican që predikon mirë dhe vepron keq. Dua vetëm të nënvizoj se qendra jonë në Lugano dhe me llogari në Montecarlo na ka kërkuar të firmosim një kontratë me një kompani të sapohapur në Shqipëri në emër të bashkëshortes së tij”, mbyll intervistën Becchetti./DITA

Te gjithe mafiozet mbrohen me patetizem politik.
Becchetti
po ec aty , mos e caj kaptinen fare
per nje qelbesire si Ismailaj prokurorise tone u desh te levizte me urdher nga jashte
Doshi ju vajti me zor dhe do demshperblyer
Frroku 1 do demshperblyer ,Frroku 2 ,sigurisht i pafajshem do dali
ec mor njeri , ku ka termet per ju ne Skiperi
ne jemi ai vendi qe italianet enderrojne …pa sindikata , femra te bukura …
jepi dhe nje arbitrazh nderkombetar , se paguajne…… kokepalaret
nga prangat e Llalles se cante kaptinen as Frroku qe e ka dosjen qe aty dhe ne Bruksel
do kesh frike ti ?!
Ironi e holle………si flet cigare.
Eh Love, burgje e kasaphone e do Shqiperine
Ky padrino i kohës sonë duket sikur i stimulon vetë këto rrethana- që të hedhë në gjyq qeverinë dhe me përvojën e vet në kësi punësh e me një zyrë të fortë avokatie ky fiton gjyqin dhe merr para të madhe nga qeveria pra nga taksapaguesit shqiptarë. Harbutëri dhe vjedhje të babëzitur si kjo s’e gjen në botë. Ky tall bythën me qeverinë dhe me shqiptarët dhe na trajton si leshko. Këto janë politikat e mbrapshta të qeverive tona që na mburren me thithjen e investitorëve dhe sipërmarrësve të huaj, me dhënien e konçesioneve kujtdo që na del para dhe kësisoj pasuria e shqiptarëve shkon për dhjam qeni dhe lesh Jozefine.
Mafioz i sprovuar dhe i moshuar , qe eshe martuar me ish mis shqiptare pa mend ,me diference te madhe vitesh , vetem per jete luksi . E shkreta Miss , nuk e ka parashikuar te ardhmen ”Se vjen nje dite dhe….. ”Te gjithe keta mashtrues jane miqte e ngushte te KRYEMAFIOZIT , KRYEKRIMINELIT , PJELLES ME MONSTRUOZE , QE NUK E KA PARE HISTORIA . VRASESIT E GJAKPIRESIT : Salmuth Ram Sheqere Berishovicidolski.
Dhe tani do te hyje ne loje edhe Deutsche Bank, qe per allishverishet e ketij “biznesqeni” ka paguar si demshperblim 150 miljon euro, ne partneritetin ne hidrocentralin qe su ndertua kurre te Kalivacit.
Eshte e paimagjinueshme, qe televizioni Agon, te paguaje rroga mbi 10000 euro ne muaj, ne nje treg qe seshte me shume se 0,5%.
Natyrisht ky mjekroshi verdhe, tregon trimeri tani, por shume shpejt do te behet pule squk.
Po ku eshte e keqja more Horr bylmezi.
Vjen nga Italia u jep shqiptarve 10 000 euro ne muaj.
Ne vend qe ti ngrene lapidare, duan ta arrestojne.
Po ta kerkoje Italia arrestin do kishte nje fare llogjike.
E kerkojne Shqiptaret, absurde.
Pastron leket ? Le ti pastroje,xixe le ti boji. Ne nuk humbasim.
Ne fitojme. Jemi ne kapitalizem, apo te ka dale nga mendja.
Kapitalizem te ndershem nuk ka. Ai i ndershmi quhet komunizem.
Thuja dhe Edi Rames kete, se edhe atij i ka dale nga mendja.
Kush duhet arrestuar, e kush arrestohet.
Eh pike e zeze !
Sallake, deri me sot nuk kam degjuar dike qe ka falur para, e para kjo.
Deri me sot, me ane allishverishesh, qe kapin qeverine Nano e Berisha, miljona euro, nuk kane shkuar ne buxhet, para qe ky biznes duhet ti paguante.
Nuk jam ekonomist, por disa gjera qe bejne Muuu, i kuptojme.
Eshte vjedhur Deutsche Bank, gje qe ka sjelle largimin e kesaj banke te fuqishme gjermane, duke sjelle si pasoje, se ne Shqiperi nuk mund te investohet, se atje vjedhin te gjithe, gje qe seshte e vertete, se kane vjedhur disa kokra, skemi vjedhur as une e as ti dhe as miljona shqiptare.
Felliqesire! Te gjitha po ti quajme sikur i ke ne rregull, po hecin e Kalivacit per sa shekuj do ta ndertosh?
Ky Becchetti qenka nje burre me shtylle kurrizore te forte ,por ta harroje se edhe ato dhuratat 150000 dollarshe qe I keni bere Liri Berishes ,dhe S..Berishes nuk do te shpetojne nga burgu dhe as ate televizionin Agon CENELL qe nuk e ndiqte dhe e shikonte askushe ,edhe ate shtylle kurrizore qe dukesh si I forte duke kercenuar e trembur prokurorine dhe qeverine shqiptare me sa duket e ke te riparuar me mentesha ketu ne shqipri nga Saliu ,pasi ta kane thyer ne Itali ,dhe tani do ta thyene megjithe mentesha,ti je fytyra e zeze e fatkeqesise ,erdhe si individ se bashku me mamane tuaj gjoja si te pasur te lakmueshem ,te famshem u duket ne mbremje dreka dhe darka dhe koferenca me politikanet S.Berisha dhe F.Nano etj ,disa here si fshatar me varka me qizme por pa pritur se kujtove se erdhe ne shqiperi dhe miljonat do te binin si shi dhe nuk do kapeshit me vjedhjet dhe mashtrimet galopante qe bete dhe tani qe u kape ke rene ne mjerim ne perçmim ke dhe goje te kercenoshe????!!! Burgu dhe sekuestrimi I pasurise te pret me 160miljon dollar .~~~~~~~~~~~~#
C’ pune ka me qeverine ?
ME KETA LLOJ NA LIDHI SALI BISHA.
Epo drejtesia do reformuar se ka kosto kjo pune. Me me shume para ata behen shume here me te reformuar, dekriminalizuar, etj etj
Ne Apel-GjykatLarte mbyllet cdo gje si gjithmone. Iku dhe kesaj here…..
Doja te shikoja qeverine shqiptare te bente thirrje për të rishikuar të gjitha traktatet të investimeve ndërkombëtare që ka nënshkruar, me synimin për të rinegociuar apo anulimin e tyre, se po behet teper qesharake kjo pune sidomos me rastin e fundit qe ishte me CEZ.
Eshtë shumë shqetesuese qe ketyre investitoreve ju jepet mundesia per te keq perdorur dhe per te gjetur perfitime nga keto traktate te nenshkruara nga qeveria. Eshte ne njeren ane shume qesharake që mund të ketë një arbitrim ndërkombëtar – e perbere nga tre individë, qe marrin një vendim (si international centre for settlement of invesment disputes ose arbitrazhe nderkombtare te tjera) – kunder një programi legjislativ që eshte arritur në mënyrë demokratike (për shembull, një ligj i ri per mbrotjen e mjedisit), dhe se në njëfarë mënyre ky panel arbitrazhi mund ta hedhe dhe ne dyshim legjislacion e marre demokratisht. Është shumë e qartë se këto traktate janë të hapura për interpretime të tilla nga keto panele, ose nga investitorët në kërkim për të sfiduar çdo mase të qeverisë, dhe ne fund te dites me mundësinë per te marre dhe nje pagim marramendes. Fakti është se këto traktate të japin shumë pak përfitim dhe paraqesin vetem rrezik.
Unë nuk e di nëse shteti jone ka bërë ndonjë studim në lidhje me perfitimet qe ka nga keto traktatet dhe sa investitorë kanë sjellë keto traktatet në vendin tonë. Mbaj mend se qeveria e Afrikes se Jugut para ca kohesh perpara se te anullonte traktatet e saj, porositi një studim të brendshëm për të përcaktuar nëse marrëveshje te tilla kishin ndihmuar rritjen e investimeve të huaja. Ata gjeten se nuk kishte asnjë lidhje mes traktateve te nenshkruar dhe rritjen e investimeve ne vend. Cfare gjeten ishte se ato kishin investime të mëdha nga SHBA, Japonia dhe India dhe nga një numër të madhe vendesh të tjera, nga cilat ata nuk kishin fare traktate investuese me ta. Kompanitë nuk vijnë ne nje vend te investojnë sepse ajo ka ose nuk ka një marrëveshje dypalëshe investimesh. Ata investojnë në qoftë se ka fitim per tu bere.
Për shembull Brazili dhe shume vende tjera nuk kanë nënshkruar per këtë sistem – ajo nuk ka hyrë ne asnje traktat te vetme me këto dispozita mosmarrëveshje investitor-shtetërore – dhe ende nuk ka pasur probleme per te tërhequr investimeve të huaja.