Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se ka shkatërruar ekonominë ruse, duke u munduar që të rikrijojë lavditë e perandorisë ruse.
Në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara G7, Obama në një konferencë për media, tha se populli rus po vuan shumë për shkak të Putinit.
“Siç e kemi parë edhe në ditët e kaluara, forcat e armatosura ruse vazhdojnë të operojnë në lindje të Ukrainës, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Obama. “Ai do të vazhdojë të rrënojë ekonominë e vendit të tij dhe do të vazhdojë izolimin e Rusisë për shkak të dëshirës jo të mirë për të rikrijuar lavditë e perandorisë sovjetike, ose a e njeh ai që madhështia e Rusisë nuk varet nga shkeljet e integritetit dhe sovranitetit në vendet e tjera”, tha Obama.
Nga ana e tij Kremlini nuk ka preferuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj akuzave të Obamës, por duke shfrytëzuar mungesën e Putinit në samitin e G7-ës është shprehur se Putin preferon “formate të tjera”, ku në mënyrë më efektive mund të balancohen fuqitë botërore ekonomike. “Është e pamundur të marrim shtatë ose tetë njerëz dhe të diskutojmë në mënyrë efektive për problemet globale”, shprehet zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Ky e ndreqi te veten qe po i qan hallin Rusise
PIKES I KE RENE
O Laver Ziu, po ky Obama Mavria eshte Presidenti i SHBA kapitaliste qe eshte shteti me i fuqishem ne Bote me GDP-ne me te madhe ne Bote, nderkohe qe Putin Mavria i Rusise Bolshevike i duket vetja si gjeli maje plehut kur treguesit ekonomike te vendit me te pasur ne Bote me pasuri natyrore i ka si te vendeve te Afrikes.
Shiko shtepine tende mejhane ///. BRICS BRICS BRICS . Mos bej finta sikur nuk e din e nuk kupton.
Ju djeg si speci kinez.
Po mire me. Shkaterrimi i ekonomise ruse duhet te jete ne interes te amerikes. Ca ka ky qe shqetesohet…