Parlamenti i Rumanisë ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorëve për t’i hequr imunitetin kryeministrit Victor Ponta, i cili dyshohet për korrupsion.
Me 231 vota kundër dhe 120 pro, deputetët rumunë kanë hedhur poshtë kërkesën e prokurorëve të anti-korrupsionit, të cilët e kanë akuzuar kryeministrin për falsifikim, pastrim parash, konflikt interesi dhe evazion fiskal.
Ponta akuzohet se ka marrë 72.000 dollarë nga një firmë juridike e cila është e lidhur me disa punë fiktive juridike në vitet 2007-2008.
Ai dyshohet se ka përdorur ato para për të blerë dy apartamente në Bukuresht.

RROFTE SALIU