Tjetër goditje e Partizanit, firmos me Ditmar Bicajn

Bledar Lumani

Ditmar Bicaj është një lojtar i Partizanit.

Mbrojtësi 26-vjecar, që sezonin e kaluar u aktivizua në kampionatin iranian me ekipin e Tractor Sazi zgjodhi fanellën e kuqe për të ardhmen e tij duke firmosur me klubin kryeqytetas.

Futbollisti kishte qenë një prej emrave më të lakuar ditët e fundit në merkato, por pasi mori kohën e nevojshme në shqyrtimin e ofertave në adresë të tij, duke qenë se dhe Tirana e Flamurtari kishin shfaqur interes për të, mbrojtësi vendosi të luajë në sezonin e ri për Partizanin.

Me klubin kryeqytetas Bicaj do të firmosë një kontratë një vjecare dhe me të kuqtë do të ketë mundësinë të luajë dhe në në kompeticionet europiane.

Për Bicaj ky është një rikthim në Superiore, pasi më parë ka veshur dhe fanellat e Dinamos, Tiranës, Skënderbeut dhe Kukësit. Në kampionati shqiptar ai ka mundur të fitojë 4 tituj kampion ndërkohë që në Iran fitoi dhe një Superkupë të vendit.

Për Partizanin një tjetër goditje cilësore në merkato pas asaj të Sebino Plakut, që u prezantua këtë të martë me të kuqtë.

Share This Article
2 Comments
  • Faleminderit Bicaj! Tifozet fantastike te “Partizanit” do te duan shume. Ti je cilesor. Te mirepresim. Suksese!…

  • Si dashamires i Partizanit dhe i kurjozuar per blerjen e re (Ditmar Bicaj) bera nje kerkim ne “Transfer market.com”.Aty del qe, ky lojtar ka pasur nje transferte nga FK Kukesi ne 1 Korrik 2014 drejt Tractor Sazi dhe ka nenshkruar ne 14 Korrik 2014.Kjo kontrate ka vlejtur deri ne 29 Dhjetor 2014. Pas kesaj date,Ditmar Bicicaj,nuk ka patur ekip.
    Nese dashamiresit Demi ja kane ofruar si nje lojtar cilesor,duhet te beje kujdes sepse Partizani eshte pasuri kombetare dhe nuk mundet te eci me lojtare qe mburen me emrin e babit.
    Nese e ka marre thjesht per ti dhene nje cope buke,le te rri aty sic ndejti edhe te “Tractor Sazi” per 5 muaj sa te gjeje ekip nga kategoria e dyte.
    Aty e bene mire punen sepse “kasap” duhet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *