Ibrahimoviç drejt rikthimit te Milani

Bledar Lumani

Serie A mund të përqafojë pas shumë vitesh një yll të futbollit botëror. Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në Milano.

Afrimi i një sponsori të ri te kuqezinjtë dhe mundësia e rritjes së buxhetit për merkaton por dhe pagat vitin e ardhshëm mund të bëjnë që suedezi të rivishet kuqezi.

Lajmin e bëjnë të ditura mediat italiane, ndërsa gjen konfirmim dhe në Francë me L’Equipe që nuk e përjashton largimin e suedezit. Gjithcka nisi nga një telefonatë e Gallaniait, i cili i kërkoi Ibrës të shikonte mundësinë e një rikthimi në “San Siro” dhe Ibrahimovic për momentin është i hapur për bisedime.

Për më tepër te Milani do të gjente dhe një trajner të njohur për të, si Sinisa Mihajlovic, me të cilin ka punuar në periudhën kur ky i fundit ishte asistent i Mancinit te Interi.

Në fakt, Galliani dhe Ibrahimovic patën një ftohje mes tyre në momentin e largimit të tij te PSG, por tashmë mardhëniet pozitive janë rivendosur dhe fakti që lojtari ndihet i izoluar në dhomat e zhveshjes së parizienëve mund të ndikojë në marrjen e një vendimi për rikthimin te Milani duke pranuar madje dhe një reduktim të pagës.

Milan është gati t’i japë Ibrahimovicit një pagë vjetore prej 7.5 milionë Euro. Problemi i vetëm është PSG dhe kjo pjesë i takon Gallianit që ka filluar të vihet në lëvizje për të bindur drejtuesit e klubit francez.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *