Jemi në fund të një viti shkollor, për shumë nxënës kjo është një nga periudhat më të bukura, pasi vijnë pushimet verore, ndërsa për të tjerë është fundi i lirisë.
Për shumë prej jush që jetoni brenda vijës së verdhë të qytetit mund të jetë e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Me qindra vajza, pasi përfundojnë ciklin shkollor 9-vjeçar, e mbyllin aty edukimin arsimor. Për prindërit e tyre është e pakonceptueshme që vajzat të vazhdojë me tej studimet. Ato janë 14 vjeç, janë të rritura dhe tashmë kanë vetëm një fat: martesën.
Situata rëndohet edhe më shumë kur vajza është e pashme. Nëse je e bukur, e ke shumë të vështirë të bindësh prindërit të të lënë të vazhdosh shkollën e mesme. Për ta, është e rëndësishme të ruajnë deri në fund nderin e vajzës, derisa ta çojnë në derën e familjes së ardhshme, bijën e tyre.
Në mënyrë që numri i vajzave 14-vjeçare që nuk do të regjistrohen në shkollat e mesme të vendit të jetë sa më i vogël, kërkohet një angazhim total i shoqërisë. Nisur nga familja, që në të shumtën e rasteve është hallka më e fortë ushqyese e këtij fenomeni, pushteti vendor që duket as që e ka në objektivat dhe planet e veta të punës me komunitetin këtë çështje, qeveria qendrore me mekanizmat e saj dhe ajo e ashtuquajtura “shoqëri civile”, “organizatat (jo)fitimprurëse” që “plasën” duke i mbrojtur të drejtat e njerëzve në sallat luksoze të hoteleve. Duke mos dashur t’i fusim të gjitha në një thes, se ka edhe nga ato që bëjnë një punë të lavdërueshme, kërkohet pak më shumë vëmendje.
Këtë fat e kanë pësuar shumë vajza të fshatit…
Po ju rrëfejmë sot në Dita historinë e një adoleshenteje plot ëndrra, që ka dëshirë të shkollohet, e të mos e mbyllë jetën që në moshë të mitur. 14-vjeçarja është duke luftuar me mentalitetin e prindërve dhe të zonës ku jeton. Ajo ka frikë nga e ardhmja që e pret, do të donte të ndryshonte fatin e saj, por ndihet e dobët në terrenin ku jeton…
A.Sh është një vajzë 14-vjeçare. Këto kohë po shijon ditët e fundit në klasën e nëntë. Ajo jeton në një fshat të thellë dhe të izoluar të Dibrës ku i duhet 30 minuta të ecë në këmbë për të shkuar në shkollë. A. është një vajzë e çiltër, e sinqertë dhe e dashur, që në tipare e shoqëron një vështrim i krisur, diku është thyer… Pasioni i saj për librat dhe për shkollën e bëjnë një nxënëse shembullore për mësuesit dhe për bashkëmoshatarët që e rrethojnë. Kur e pyet për shkollën ajo shprehet shumë entuziaste duke theksuar se ka shumë ëndrra për të ardhmen dhe se do të bëhet dikush në jetë. Tendenca ime – thotë ajo – ka qenë gjithmonë të jem një vajzë shembullore në shkollë dhe jashtë saj. Është përkushtuar në çdo aktivitet që bënë qeveria e nxënësve dhe merr përgjegjësi në realizimin e detyrave. Një nxënëse me nota shumë të mira, që ka pasion të kënduarin, të flasë anglisht dhe të shfaqë kreativitetin e saj në shkrimin e eseve. Ajo shprehet se i duhet të bëjë shumë sakrifica për të mësuar pasi duhet të ndihmojë në punët e shtëpisë e të kujdeset për familjarët. Një mësues tregon se familja e saj ka vështirësi ekonomike dhe se vajza mund të mos e fillojë shkollën e mesme. Po ashtu kjo gjë është e ndikuar shumë edhe nga mentaliteti, pasi shumë vajza në fshat nuk e fillojnë shkollën sepse duhet të… martohen. Këtë fakt e kanë pësuar shumë nga bashkëmoshataret e saja në fshat dhe kjo e frikëson akoma më shumë A-në sepse i duhet të luftojë kundër të gjithëve. Ajo që vihet re gjatë bisedës me të është presioni i madh psikologjik që vajza ka nga prindërit për shkak të mentalitetit. “Duhet të punosh shumë për të qenë një “vajzë e mirë” që të
tjerët të mos paragjykojnë, duhet të jesh shumë e fortë për të dalë kundër të gjithëve dhe për t’ua mbushur mendjen se ti ke aftësi dhe se ëndrra jote është të bëhesh dikush në jetë”. Gjatë gjithë bisedës me të vihet re dukshëm shqetësimi i saj që të tjerët e dinë situatën në familjen e vajzës. Ajo e konsideron gjendjen në familjare si çështje personale/familjare dhe jo si problem social. Megjithëse vështirësitë që ajo po has janë edhe për shumë vajza të tjera nga fshati dhe fshatrat përreth. I gjithë komunikimi me të është një protestë reale e saj me gjithçka që e pengon këtë vajzë të realizojë ëndrrën për të marrë ca dije më shumë. Megjithatë për shkak të moshës së vogël, ajo e sheh të vështirë të dalë e fituar për të mundur mentalitetin në familjen e saj dhe më tej në komunitetin ku jeton.
“Ka vajza që janë në përfundim të 9-vjeçares, ndërkohë janë dhe të fejuara”
Majlinda Hoxha, drejtuese e organizatës World Vision në Dibër, tregon se ishte një nga mësuesit e shkollës së 14-vjeçares ai që i njoftoi se A. kishte shumë gjasa të mos vazhdonte shkollën. Shumë vajza të tjera janë nën të njëjtën gjendje. “WV punon në rajonin e Dibrës prej disa vitesh. Në punën e saj organizata bashkëpunon me shkollat, punonjësit e shëndetit, pushtetin lokal, banorë të zonës. Për rastin në fjalë na ka informuar njeri nga mësuesit e shkollës. Megjithatë kjo është vetëm një histori, – thotë ajo – Ndërsa diskutonim për rastet e mundshme që mund të vlenin për ngritjen e këtij shqetësimi në një kauzë sociale, sollëm ndër mend mjaft vajza të vogla të cilat janë në përfundim të arsimin 9-vjeçar ndërkohë janë të fejuara. Këto vajza nuk mund të kenë më ëndrra për shkollë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë pasi konsiderohen “të rritur” duke qenë akoma fëmijë. E nëse ne i hasim këto raste jo rrallë në zonat përreth Peshkopisë, çfarë mund të themi për fshatrat me të thellë ku informacioni shkon më pak, ku mentaliteti është më i fortë dhe akoma me diskriminues, ku vajzat fajësohen “pse rriten” dhe zgjidhja është “të martohen” e të mos u sjellin telashe prindërve. Ne si staf po punojmë me disa prej tyre, duke identifikuar jo vetëm situatën reale, por edhe partneret dhe personat e përshtatshëm të cilët mund të kontribuojnë në mbështetjen e vajzave të ndjekin shkollën e mesme. Në punën e deritanishme të stafit ka mjaft raste të suksesshme, të cilat më mbështetjen e WV kanë kontribuar në ndjekjen e shkollës nga vajzat”.

Jua lejon besimi e mos u merrni me ate gje.
Mark. Zotrote, je fakti i gjalle, qe budallalleku, primitiviteti dhe analfabetizmi, nuk jane pjese e asnje grupimi, feje apo komuniteti. Aty ku “flasin” dhe “ligjerojne” njerez te kalibrit tuaj, nuk jane larg as incestualiteti dhe as pedofilia.
Eshte bote e erret, kjo injoranca juaj Mark.
Ka qene nje pune kolosale, ajo e Enverit dhe PP, per tu nxjerre dizanterine mendore nga koka, gjysherve dhe prinderve tuaj, mirepo mjaftoi njeri nga fara juaj, per tu kthyer,,,, juve, “brezin e ri” ne shpellen e braktisur.
Mark,,,,,,,, deri te rritet ajo “e zgjedhura” jote, e te behet 9 vjec,,,,, ke kohe “te stervitesh” me kopene e dhive. Fare perverse.
O la po sa trashe qe genjeni mer jahu. Nga libri i abetares e keni kopjuar kete pjese?