Hidhet në erë me eskploziv një makinë në Beograd

Dita

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë stacionit të autobusit dhe disa kafeneve, në lagjen “Banov Brdo” në Beograd.

Sipas mediave serbe, është raportuar se lënda eksplozive ishte vendosur në një automjet tip “BMW”, dhe më pas është shpërthyer nga distanca me telekomandë. Nga shpërthimi është plagosur rëndë shoferi i makinës “BMW” dhe është në gjendje kritike si dhe një kalimtar, shkruan “tetovasot”.

Disa media serbe jozyrtarisht shkruajnë se shoferi i BMË është Vladimir Karan (46 vjeç), një person me dosje kriminale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *