Investime në hekurudha, BERZH financon 1.1 mln euro

redaktor

Sistemi hekurudhor në vendin tonë është tejet i amortizuar. Duket se tashmë ka një interes të kthyer për to, me idenë e kthimit në funksion të tyre. Kështu këto linja do të jenë pjesë e një studimi të detajuar në mënyrë që të shihen ku janë problemet më të mëdha dhe të bëhen investimet e duhura për ta kthyer këtë lloj transporti të konkurrueshëm me të tjerët. Për këtë arsye, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë një fond prej 1.1 milion euro. Projektligji u miratua dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Aktualisht transporti hekurudhor është më pak i frekuentuar si për njerëz ashtu edhe për mallra për shkak të infrastrukturës së degraduar dhe të lënë pa mirëmbajtje dhe investime. Referuar shifrave të Institutit të Statistikave, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjat hekurudhore, në vështrim kohor, nga 34,5 %, zë 11.6 % në vitin 2014.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *