CAS-i shtyn për në 10 korrik vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri

redaktor

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka shtyrë për në datën 10 korrik vendimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e luajtur në 14 tetor të vitit të kaluar.

Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila është njoftuar për këtë shtyrje nëpërmjet një letre zyrtare nga CAS-i.

Vendimi pritej të zbardhej në datën 12 qershor.

FSHF-ja kërkon nga CAS-i 3 pikët e ndeshjes Serbi-Shqipëri, e ndërprerë për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares sonë, 3 pikë këto që na u mohuan nga Komisioni i Disiplinës dhe i Apelit në UEFA.

Share This Article
8 Comments
  • Deri tani shtate shtyrje,mos jane shume?Cfare pengon,ku duan te dalin?Shtyrjet nuk jane per interes sportive,prapa ketyre shtyrjeve fshihen interesa jashtesportive,te cilat ulin ndjeshem autoritetin e kesaj gjykate!

  • Edhe nje sport si futbolli qe po ju ecen shqiptareve edhe keta si UEFA duan t’ja e dhjesin fare.
    Po keta qe nuk ja japin 3 piket Shqiperise si duket do lene qe te mbarojne te gjitha ndeshjet ne grup dhe po qe se ne diskutojme vendin e 2-3 do e nxjerrin te i 3-ti dhe ta heqin qafe.
    Edhe te kjo Gjykate e tempullit botrore te futbollit do kete te korruptuar, mbase edhe keta presin radhen per te hyre brenda.
    Te kishin bere shqiptaret ate qe bene serbet ne Beograd me ekipin tone kombetar, perjashtimi per 5 vjet nga te gjitha aktivitetet futbollistike nderkombetare do ishte pak dhe jo 3 pikeshi qe nuk do diskutohej fare.
    Vendimet e Gjykatave Sportive ndaj Shqiperise po kthehen ne vendime te pastra politike.Serbet, Ruset dhe Francezet nuk po lene gure pa levizur kunder ketij populli.
    Kot lodhemi qe te presim nje pergjigje pozitive.Mund te na e japin ate kur ajo nuk do na duhet fare.

  • Pse mos e shtyjne vendimin? Vete Duka thote qe Platini nuk ka faj pse Shqiperia u penalizua nga UEFA. Kur kryetari i FSHF ben te paditurin ndaj nje vendimi komplet politik te UEFA-s , atehere mos prisni ndonje mrekulli nga CAS. Mos u cudisni nqs vendimi te vazhdoje te shtyhet deri mbas perfundimit te eleminatoreve ne mes te tetorit 2015.

    • Natyrysht kaq shtyrje nuk jane fare lajm I mire per ne. Kjo as qe diskutohet, edhe sikur vendimi te jete ne favorin tone.
      Nje drejtesi e vonuar thote nje term latin eshte drejtesi e mohuar. Pra edhe sikur nga zori te na I japin ato tre piket apo cfare do tjeter qofte te jete vendimi ata pereseri po luajne me ne, madje keq dhe rende fare. Kjo tregon edhe njehere se drejtesia eshte nje mall I munguar jo vetem ne Shqiperi por edhe andej ku ne duam te shkojme pra ne perendim. Duket se Interesat dhe llogarite e ekipeve te medha po ngaterrohen me kete vendim.Nje vendim I shpejte ne favorin tone do te na jepte sigurine dhe komodietin e nevojshem. Nuk ka dyshim qe duan te blejne kohe , dhe gjithashtu mund te duan te ulet edhe tension I madhe qe eshte krijuar nga korrupsioni galopante ne FIFA por qe te gjihte mendojne se eshte I shtrire edhe me thelle dhe pse jo edhe ne UEFA.
      Personalisht anoj qe vendimi nuk do tena favorizoj, por sic po luhet loja mund edhe qe nese Shqiperia ecen mire edhe me tej,me rezultate, te detyrohen ta japin per ne duke na thene me ne fund ja ku e vume drejetesine. Sinqerisht nuk dua te ndodh kjo, pasi nese ata cuna vazhdojne te marrin rezultate te mira, nuk do te kene fare per kete lemoshe. Ndonjehere mendoj se edhe pa ato tre pike do ja dalim. Me mire te mos na I japin fare dhe turpi te mbetet per ta.

  • Ceshtja eshte e thjeshte dhe e shpjegon me lart “ZORO”. Duhet ta pranojme se ne Europe trajtohemi si leckamane. Cdo problem qe ju del shqiptareve, patjeter qe do te sherbeje si ceshtje pazaresh per kancelarite europiane. Por deri kur???????

  • Protestat nga pala jone nuk duhet te pushojne dhe jo per te kerkuar tre piket,por per te kerkuar largimin nga detyra te gjithe atyre qe kishin ne dore zbardhjen dhe dhenien sa me shpejt te vendimit.Nuk po diskutohet ceshtja e fashizmit si ne Nuremberg,por dicka,qe per te njejten arsye iu dha zgjidhja brenda tre ditesh,kujtoni Rusi-Mali i Zi.
    Problemi nuk eshte me tani vetem sportiv,por edhe politik e gjeopolitik dhe shkaktare per kete devijim jane ato instanca qe duhej te denonin perdorimin politik te sporteve.T e organizohet nje peticion edhe me firma nga vendet e tjera(le te shpenzojme ca para per nje problem te madh qe tashme eshte edhe kombetar)dhe te vihet drejtesi te ato organe qe jane katandisur si drejtesia jone.Synimet jane te qarta”te kualifikohen Portugalia dhe Danimarka.Ja pra dhe Serbet qe kujtuan se cfare bene ia futen vehtes.Po te kishin luajtur me kulture mbase dhe do kishin fituar apo barazuar dhe do ishin pretendente.Keshtu mbyllen dy dyer,te tyre dhe tonen.Kjo tregon nivel papjekurie edhe nga federata serbe e futbollit,qe nuk diti t,i beje llogarite mire.Le ta vuaje bashke me ne,ose te ngrihet bashke me ne per te larguar ata BATAKCINJTE DREJTUES TE UEFA ,FIFAdhe CAS.

  • Oh cpo tallin loqen me ne kta kurvat. Per rusi maqedoni e dhane vendimin brenda tre diteve. Me ne tallin kellin diten edhe naten. O duka o legen ku je o kokbole???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *