Simpson-ët do të ndahen. Çifti më i njohur i televizionit në dekadat e fundit, më i qëndrueshmi, pavarësisht ndonjë mosmarrëveshje mes Marge dhe Homer, do të divorcohet në shtator.
Lajmi është bërë i ditur nga Al Jean, producent ekzekutiv i serialit të kanalit Fox, në një intervistë të dhënë për “Variety”.
Ndarja do të ndodhë në serinë e parë të sezonit 27. Shkak bëhet narkolepsia, sëmundje nga e cila vuan Homer. Por siç ndodh shpesh edhe një tjetër grua do të ndihmojë në distancimin e çiftit. Do të jetë një farmaciste.
Ajo që nuk deshën të thonë producentët është se sa do të zgjasë ndarja, edhe pse mendohet se nuk do të zgjasë më shumë se një episod.
Në intervistë zbulohet edhe një ngjarje akoma më shumë dramatike, edhe pse do të zgjas pak: Bart do të vdesë në specialen e ardhshme të Halloween. /DITA
