Rama dhe Majko kujtojnë 24-vjetorin e PS-së: Mirënjohje për themeluesit

Bledar Lumani

Kryesocialisti Edi Rama ka uruar socialistët për 24-vjetori e themelimit të Partisë Socialiste.

Rama ka shprehur mirënjohje për themeluesit e saj.

U uroj nga zemra te gjithe socialisteve gezuar ditelindjen e Partise Socialiste te Shqiperise, forces me te madhe politike te atdheut tone e cila sot udheheq perpjekjen historike per te bere shtetin modern dhe europian te shqiptareve; partise qe ne gjithe rrugetimin e saj ka ditur te jete mbrojtes i denje i interesit kombetar dhe misherim i demokratizimit shoqeror; bashkesise politike te plot fitoreve e arritjeve per Shqiperine dhe te ringritjes se guximshme e te suksesshme pas deshtimit, ne nje rrugetim tanime te gjate thuajse çerek shekulli.

Respekt per ata qe e krijuan dhe drejtuan ne te gjitha nivelet Partine Socialiste te Shqiperise gjate ketyre viteve te jashtezakonshme per vendin e per shoqerine tone; mirenjohje per te gjithe ata qe me perkatesine e tyre shpirterore e politike ne kete familje te madhe e rriten dhe fuqizuan Partine Socialiste si fuqine e padiskutueshme te ndryshimit; faleminderit kujtdo qe e votoi qofte edhe nje here te vetme PS ne tere keto vite dhe investoi tek kjo force e madhe e ndryshimit besimin tek Shqiperia!

Le ta festojme kete ditelindje me nje fitore domethenese ne 21 qershor!

Per Partine Socialiste dhe si gjithmone per Shqiperine qe duam”, shkruan Rama.

Urime për ditelindjen e PS-së ka bërë edhe ish-kryeministri dhe deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili ka postuar  një foto me një elefant ku shkruan:

Sot 12 qershor ditelindja e Partise Socialiste. “Rilindi” mbi trupin e Partise se Punes dhe idealeve me te mira te Luftes Nacional Clirimtare nje organizem politik qe do te shkruante historine e Shqiperise ne menyren e vet me vlera dhe gabime, me eksperienca dhe korrigjime.

Sa emocione dhe kujtime qe te “peshperisin” ne vesh ne kete dite qe ndau te kaluaren nga e ardhmja per te Majten shqiptare. Faleminderit miq, vellezer dhe motra qe dhate me te miren ne Historine e Partise Socialiste. Gezuar dhe ju uroj me te miren per te ardhmen e perbashket”.

Share This Article
19 Comments
  • Sa bukur e shpreh mirenjohjen Rama….!! Ti leme prrallat se dihet nga te gjithe qe Rama na urren ne Socialistet dhe se jo vetem themeluesit nuk i sheh dot me sy por edhe militantet e Partise e bezdisin . Uroj qe 25 vjetori te na gjeje te gjitheve bashke dhe me nje Kryetar te denje per Partine tone Socialiste

    • Zogu ke shume te drejte. Ky Rama sna honeps dot fare por kur afrohen zgjedhjet kujtohet te lavderoje socialistet e te shaje Berishen. Pas zgjedhjeve pastaj e mbush tumllas me lsista, pedeista dhe g99. Kam qene ne disa takime dhe socialistet e thjesht nuk jua mban as ti thone ndonje fjale apo pyetje ne takim se ky u pergjigjet si kafshe. Ve ne krye ca kalaqer shpesh ndonje te forte aty dhe thote ja ku i keni votojini me zor. Te pakten ti kishte mbajtur ato premtime qe na beri ne 23 qershor. Do ja kishim falur edhe kalamaqerit edhe like floririn por spo shofim asgje te mire kshu. Une nuk e bej me ate gabim te votoj Edi Ramen. Me Berishen kurre skam qene e kurre sdo behem. Por sa te jete Edi Rama nuk e votoj me partine socialiste. Nuk mjaftuan ato 8 vjete qe u torturuam ne opozite tani edhe keto 2 vjet po lodhemi kot. Po behen plot 10 vjete i thone nji dekade. Smban me uje pilafi se boll nji dekade me kete mashtrues. Ky duhet te largohet nga PS dhe te vij ne krye nje socialist i vertet. Boll kshu.

    • Une vete do votoj per gjinushin! Edi i ka shit parimet e te majtes the ps prandaj e vetmja force qe mbron akoma interesat e majta dhe qe kundershton kete shitje te ps te g99 dhe prostitutat e reja,eshte psd

    • Partia Socialiste si nje nga dy partite me te medha ne vend gjate ekzistences se saj ka patur ulje ngritje ashtu sikurse cdo parti ne bote. Sot ky subjekt politik po qeveris vendin. Kryeministri aktual po qeveris ne menyren me te mire. Vendi eshte futur ne rrugen e zhvillimit. Zhvillim i cili do na dergoje drejt Bashkimit Europian pjese e se ciles kerkojme te behemi pjese.

    • Kreu i Partise Socialiste sot drejton vendin, nje lider me stature politikani perendimor. Qeveria eshte ne rrugen e duhur duhet te vazhdoje rrugen e reformave te nisura. Jemi koshiente qe kane kosto por shume shpejt do japin efekt pozitiv. Shqiptaret mbeshtesin qeverine aktuale.

    • gezuar ditelindjen partise socialiste shume suksese qeverise angazhimit dhe punes serioze qe ka bere ne keto dy vite qeverisje duke dhene maksimumin

  • Mirenjohje per themeluesit
    ua urojne shkaterruesit 😛

    ditelindjen e keni ne 8 nentor te 41
    pastaj rrrrrilindet ne 1 prill
    tani ka ngelur vetem dt kur tu shpallim te jashteligjshem

    Majkoooooo , si si cfare ??? Historia ????
    “Turqia na shkeputi nga Europa dhe Envorri na pushoi se kjeni njeri ”
    shkruante Radovani i qytetit qe te beri dhender te logel 🙂

    • Mirenjohje per ju zoti kryeminister dhe per ju Pandeli Majko, njerez qe kane ecur perpara dhe qe mendojne per ne, per te miren e ketij vendi,,, i gjithe populli eshte me ju,, urime dhe suksese ne vazhdimesi…

  • Edi rama është një intruso, në PS, si ka fort për zemër socialistët, e vërtetë, shiko ministrat, dhe shumicën e deputeteve të ps, skanë asnjë lidhje me të majtën, thjesht interesi i tyre personal, duke parë dhe ngjyrën e ps nga rosë e perzjeu me blu, mavi. Edvini shumë mospërfillës, me militantët socialistë. Pandi majkos, i nderuar, dhe i respektuar, si gjithmonë, figurë me plot gojën në ps. Piktori deludent, nihilist.

  • PS eshte Partia e Borgjezise se Re e cila eshte aq e pa ngopur sa popullit eshte gati ti rjep edhe lekuren. Kjo aktualja vetem parti sociale nuk eshte.

  • Te majtet bene Luften Nacional Clirimtare.
    Te djathtet u bashkuan me nazifashistet, luftuan kunder partizaneve trima qe e bashkuan Shqiperine ne bllokun Antifashist.

    Te majtet mbi obskurantizmin dhe rrenojat e luftes, ndertuan nje Shqiperi moderne.
    Tedjathtet, kriminelet e luftes u sterviten nga grupime antishqiptare per te filluar vellavrasjen dhe per te penguar zhvillimin e Shqiperise.

    E djathtan e shkatrroi proceset demokratike ne Shqiperi dhe e coi vendin drejte luftes civile.
    E majta ringriti Shqiperine.

    E djathta beri grushtin e shtetit me 1998.
    E majta perseri ringriti Shqiperine.

    E djathta me 2005-2013 vodhi cdo gje dhe shkatrroi institucionet.
    E majta po lan borxhet, po ven njerezit ne pune dhe po nderton shtetin ligjor.

    E djathta e shkatrroi reputacionin e Shqiperise ne arenen nderkombetare.
    E majta beri qe te ndryshoje per mire imazhi i saj.

    E te tjera…..e te tjera

  • Gezuar ditelindjen te gjithe socialistave ne mbare Shqiperine dhe jashte trojeve tona, me socialista si Majko dhe Rama vendi jone po shkon ne nje rruge te sigurte, ne drejtimin e duhur.

  • Me e sakt eshte ti urojm 24 vjetorin e ndrrimit te emrit se cfar urojn militarucet me pages.Po nejse kur ben historin nje ish sekretar partie fshati,dihet se kush parti eshte.Dy here ndrroj emrin kjo parti,po zerin e jo popullit nuk e hoqi nga vehtja.

  • Ku jane Themeluesit !
    Ku jane ata qe u rrahen iu perdoqen I
    U torturuan e Sakatosen !
    Ata qe te afermit e bijte humben !
    Ku Valle Jane ???????????

  • MIRENJOHJE PER PUNEN E SHKELQYER QE QEVERIA RAMA PO BEN SOT NE TE MIRE DHE ZHVILLIMIN E VENDIT. NE HUMBEM 23 VJETE ME ALIBINE “DEMOKRACI” ALLA BERISHA E TRADHETARE. POPULLI SHQIPTARE NUK DUHET TE PERSERISE ME GABIMET E 23VITEVE TE SHKUARA. E ARDHMJA DHE QEVERIA RAMA PUNOJNE PER KETE POPULL. TRADHETARET DHE SEKSERET,MKRIMINELET DHE POLISHEJTANET, E BRENDSHEM DHE TE JASHTEM DO TA MARIN FATUREN E FUNDIT NE 21 QERSHORE.

    VELLEZER DHE MOTRA! LE TI LEME ME NJANE IDJOTSITE DHE TE SHOHIM TE ARDHMEN TONE, TE FEMIJEVE TANE, TE BREZAVE QE VIJNE… LE TE LEME ME NJANE CINGERIMAT DHE MLLEFTE E PERDITESHME E TE SHOHIM E REALIZOJME CAUZEN TONE TE MADHE. KOHA PO AFRONE. 21QERSHORI ESHTE DITA KUR NE DO TE VENDOSIM TE SHKOJME DREJTE EUROPES APO TE KTHEHEMI PERSERI NEN KTHETRAT E AFHENTIT SALI BERISHA E SHPURES SE TIJ TE KRIMINELEVE. ESHTE MOMENTI ME DECOZIVE TE HEDHIM HAPIN E PARE DREJTE EUROPES SE BASHKUAR.
    ESHTE DITA KUR FEMIJET TANE DO TE RILINDIN. KUPTONI STACIONIN KU RAMA NA KA SJELLE. TANI VERTE NGA VOTA JONE: ME RAMEN DHE DREJTE EUROPES; APO ME SALI KRIMINELIN DHE DREJTE GROPES?

  • …e vetmja pasuri e pluralizmit politik shqipetar eshte PS -ja…eshte e vetmja Parti …eshte e vetmja organizate politike…te tjerat…PD – ja eshte partia Veriore e inatxhinjeve tropojane…LSI – ja eshte SHPK skrapari…te tjerat jane zyra te vogla pune…prandaj dukem si ne monizem…cte bej PS – ja…? …e vetme nuk e ben dot pluralizmin….

  • Nuk di ne se ekzistojne listat e delegateve te atij Kongresi. Ndoshta PS duhej t’ju dergonte sot nga nje kartoline. Keto jane momente qe kujtohen dhe mbeten. Po ashtu edhe per kongresin themelues te PD.
    Historia e demokracise nuk mund te jete histori e “njeshave”, sado te rendesishem qe jane. Historia e diktaturave po.

  • *****Preferoi te mos I pergjigjem LOVIT-humbe Kohen kote me diskutime me kete TEVEQEL,nje individ trashanik e siperfaqesor pa personalitet nje zotri I vogel ne shpirte i deshpruar… ?******************#

  • A e dini ju socialiste se une deridiku jam dakort me
    komentin e “padrinos” , ne kuptimin e asaj fabules
    se Causheskut qe kur e pyeti shoferi nga c‘rruge du-
    het te kaloje ne ate kryqezim , Caushesku i tha sinja-
    lin jepe nga e majta por kalo ne te djathten !!! EDHE
    puna e Edit me PS ,me fjale eshte me te majten kurse
    me zemer eshte me te djathten, bile me ate ekstreme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *