Rama: Të rishikojmë prefekturat, s’jemi Franca e Napoleonit

Bledar Lumani

Reforma territoriale do të shoqërohet dhe me ndryshime të tjera që parashikojnë një qasje të re ndërveprimi mes qeverisë vendore dhe asaj qëndrore.

Kryeministri Edi Rama tha se do ketë më shumë ekzekutim nga vendorët dhe më shumë politikbërje për qeverinë qëndrore.

Rama duke folur në konferencën për reformën territoriale, foli për një qasje të re të planifikimit të territorit, rishikimin e prefekturave, decentralizimin e adminstrimit të ujitjes dhe kullimit si dhe decentralizim të kujdesit shëndetësor. Duhet ti jepet fund strukturave të drejtorive bujqësore kështu siç janë.

“Nuk kemi krijuar bashki më të mëdha për të vazhduar si më parë.

Deri dje kemi pasur 50% të këtyre njësive vendore që nuk nxirrnin të ardhura, por mbaheshin me subvencion nga buxheti i shtetit.

Tashmë, buxheti i shtetit do vazhdojë t’i mbështesë, por këto njësi do të gjenerojnë fonde për të përballuar shpenzimet e tyre”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi:

“Nuk e kemi luksin të vetëshkatërrohemi dhe besoj se këto njësi të reja do të jenë instrument i vlefshëm për një qasje të re të shfrytëzimit të burimeve natyrore”.

“Ministritë duhet të jenë pjesë e ndërveprimit dhe buxheti për secilën bashki nuk duhet të jetë i imponuar nga kush zonë ka më shumë deputetë që bërtasin, por nga logjika e zhvillimit të qëndrueshëm”, sqaroi Rama.

“Kemi nevojë të rishikojmë prefekturat.

Në Shqipëri janë institucione që në rastin më të mirë nuk duhet të jenë në rastin më të keq duhet të ndryshojnë tërësisht në formë e përmbajtje.

Nuk jemi Franca e Napoleonit që të kemi patjetër prefektura, pavarësisht se kur i kemi bërë, kemi qenë napoleonianë në qasje.”

 

Share This Article
13 Comments
  • kjo qeveri po ndryshon teresisht menyren sesi po behen gjerat ne shqiperi. reformat e suksesme do japin se shpejti frytet e tyre. harta e re administrative eshte thjeshte fillimi i ndryshimit ne jeten e shqiptareve, te cilet gjithe keto vite nuk u ofrohej ajo qe meritonin. drejtimi i duhur i shqiperise eshte i pandalshem tashme dhe 21 qershori do provoje pikerisht kete gje

  • Zoti kryeminister jam e mendimit tuaj, e di qe ju do beni me te miren per kete vcend, ne kemi besim te ju qe do e coni vendin perpara, vetem ju keni ndermend te beni shtet, jo si keta te tjeret qe sju bie mendja fare, vetem shesin voten per njwe thes me miell

  • Eshte nje nga metodat dhe strategjite me te mira qe mund te ndiqet. Jo thjesht nje institucion i cili ze nje vend si shume te tjeret, por nje institucion qe merr ne dore tere situaten dhe e menaxhon hapsiren si te ishte nje e vetme dhe qe cdo gje te varej prej tij. Prefekturat kane nje pozicion ky ne zhvillimin e duhur nese kane nje forme dhe permbajtje te duhur.

  • 1 Keshilli Qarkut.2-Keshilli rrethit;,,3-Prefektura 4-Bashkia 5-Komuna .Vetem ne qender jane 4 administrata per tu paguar,pastaj llogarit nja 30 komuna qe ka cdo rreth,jo Shqiperia,por edhe Amerika do falimentonte.E gjithe Shqiperia eshte pak a shume sa Mynchen me gjithe rrethina.Keta i kane dhene edhe komunave te drejte te jape troje per ndertim,te kete zyre urbanistike dhe katunaret varda shiten tokat e qytetareve dhe vete ngrefen vila e pallate ne qytet.Yzberishti,Kashari,Vora,Bathorja faktikisht jane Tirane dhe komunat e dijne mire,por vazhdojne te shesin tokat tona dhe ju lumte katunarit Sali Berisha qe gjeti qorra ne qytet.

  • O Ed mediokri,
    Po nuk hape vende pune, te tjerat jane pa vlere.
    Shqiptaret kerkojne ne mase te ikin nga Shqiperia,
    pak a shume si ne kohen e diktatures. Fukaralliku
    i shqiptarit po kalon ne mjerim.
    Problemet sociale jane marramendese. Pensionet
    jane ofeze umane. Njerezit po humbasin dinjitetin.
    Per te mos thene e kane humbur.
    Ti, meresh me budalliqe.

    • Shteti nuk hap vende pune, nuk ka më ndërmarrje shtetërore.
      Ku të të punësoje shteti: në kryeministri?
      Prej 25 vjetësh, ASKUJT NUK I KA GJETUR PUNË SHTETI, përveç administratës shtetërore dhe buxhetorëve që kanë një numër të limituar.

      • Cukali, ta kane mesuar gabim. Po te informohesh
        do me japesh te drejte. Por avash-avash pa u ngutur.

  • Cfare sherbimi I kryen qytetareve keshilli I Qarkut, jep kofirmime ke tok ske tok, ky esht sherbimi qe kryhet ne Qark, nderkoh qe keto sherbime duhen bashkengjitur bashkive ku per nje vertetim pronaret bejn nga 45 km rrug per te mare kete kofirmim ne Qark.

  • Lere Napoleonin o Edi se ajo eshte ender qe nuk i takon shqipfolesve te politikes Erdoganit….Pune pune …lufte MIZERJES se thelle qe ka mare dhene ne Shqiperi…Reformat se pari po nuk u bene te kuptueshme nga qytetari ato nuk do te kene rezultatet e pritura…

  • ka dy vite qe keto reforma jo vetem spo japin sukesein qe parashikohet, po e fundosin vendin dhe sikur mos te mjaftonte kjo po na del ne drite se shqiperia qenka bere ket dy vite parajsa e pastrimi te parase me avokate ajola xoxen, eshte bere ajola si vejusha e zeze ne kolumbi. ku vendoje ajo kush do futet ne burg dhe kush jo, kush do mbrohet nga shteti dhe kush jo.

  • ky eshte si ajo molla e kuqe qe brenda eshte e kalbur, ka nise gjitha ato reforma dhe asnje nuk ka perfunduar me sukses, madje keto reforma e kane groposur kete vend. rama eshte bere si shoku zylo, tek shkelqimi dhe renja e shokut zylo, ku nje injorant vendoset ne krye te nje institucioni dhe ai eshte i pa afte ta drejtoje dhe paftesia e tije e shkaterron duke rrezuar serish nga karrigja e tij. keshtu eshte edhe ky piktor deshtaku.

  • Zoti Kryeminister !

    Jam nje pensionist ,që se bashku me shumë shoke e miq, besojme tek Rilindja ,tek reformat dhe tek Ju, si nje reformator dhe nje Rilindas i Ri.

    Jemi plot besim e shprese per Ju ,mos na zhgenje.

    Te perqafojme.

  • TE PASKA MARRE MALLI PER FRANCEN O EDI ?

    NA NDEROVE KUR ISHJE NE FRANCE, NUDO, NUDO.

    PASTAJ VESHE BREKET E TOSIT, E U BERE KRYETARR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *