Basha në Peqin dhe Cërrik: Do të ulim taksat për fermerët dhe punësim për të rinjtë

Dita

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë turit elektoral ditën e sotme në Cërrik dhe Peqin, premtoi uljen e taksvae për fermerët dhe punësimin e të rinjve.

Basha tha se “në këto dy vite drama e çdo nëne ishte që nuk kishin me çfarë të paguanin faturat e energjisë e mijëra të tjera që janë pa punë, enden pa shpresë në kërkim të një kothere bukë për fëmijët e tyre. Ky është realiteti, këto janë hallet, problemet, papunësia, varfëria, kriza ekonomike.

Kjo është gjëma e dyshes Rama-Meta që erdhi me premtime të mëdha para dy vitesh. Dinjiteti i nëpërkëmbur i kryefamiljarëve nuk është në shitje në 21 qershor por do të ndëshkojë me votë ata që e shkelën, ata që e nëpërkëmbën”.

Sakaq, Basha shtoi se “do të luftoj deri në fund, deri në fitore për të ulur çmimin e energjisë me 25%, për të falur kamatë-vonesat, për të rritur rrogat e pensionet, për të rritur ndihmën ekonomike dhe për të shtuar në listën e ndihmës ekonomike të gjithë ata që u hoqën me të padrejtë, për të qëndruar në krah të më të pamundurve, duke ulur me 20% çmimin e miellit, orizit, sheqerit, vajit, vezës, qumështit dhe mishit përmes heqjes së TVSH”.

Share This Article
3 Comments
  • Si Peqini ashtu edhe Cerriku do votojne kandidatet e partise demokratike keshtu qe Ne Daten 21 Qershor Rilindja dhe kandidatet e tyre te majte do marin pergjigjen qe meritojne . Kane keqeqeverisur ne menyren me te keqe te mundshme dhe per kete do te ndeshkohen . Fitore gjithe kandidateve te djathte . Votojme per te punuar dhe jo per fjale .

  • me 21 qershor jo vetem cerriku dhe peqini por gjithe shqiperia do votoj per pune dhe dinjitet, se deri tani dinjiteti eshte shkelur nga keta rilindasit dhe avokatja e krimit ajola xoxa qe sla kriminel pa brojte duker perfituar miljona lek nga transaksione e tyre. ajola dhe shume ajola tjera dhe burrat e tyre eshte fetyra e vertete e rilindjes se krimit. prandja duhet votuar per pune dhe dinjitet.

  • qytetare te peqinit ne raste se deshironi zhvillimin votoni ASHE. Ne te kunderten do te mbeteni sherbetore te gomereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *