Horoskopi, 07 mars 2013

anazapta

Dashi

Me pozicionin e ri të Afërditës në shenjë, duket se ritmet marramendëse të ditëve të shkuara do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ndërkohë që do të marrin më shumë kuota çështjet e zemrës.

 

Demi

Me Mërkurin që ju “mbikqyr” nga lart sigurisht që mund të ideohen e projektohen gjëra të mëdha, të cilat do t’ju garantojnë patjetër suksesin. Raportet ndërpersonale stimulohen nga Hëna.

 

Binjakët

Duhet të tregoheni të matur, të kujdesshëm dhe racionalë, pasi tani fillon një periudhë e trazuar, për shkak të kontrastit në shenjë nga Marsi dhe Saturni. Mendoni në shumë për partnerin.

 

Gaforrja

Kujdes, nuk do të keni njerëz rreth vetes sa kohë që vazhdoni të shihni gjithmonë “armiq” te ata që në fakt nuk janë aspak të tillë. Shumë gjëra pritet të ndryshojnë dhe ju duhet të përfitoni.

 

Luani

Papritur, energjitë tuaja do të ripërtërihen për shkak të një fluksi të ri të dyshes Afërditë-Mars, që veç të tjerash rigjallëron edhe anën sentimentale. Sa shumë para shpenzoni!

 

Virgjeresha

Edhe pse nga kontrasti Mars-Saturn mund të keni ndonjë moment dobësie, kjo do të jetë krejt e përkohshme, pasi ju mjaftojnë pak stimuj nga Mërkuri dhe Hëna për t’u ripërtërirë plotësisht.

 

Peshorja

Kur ju këshillohet të mos shpenzoni shumë, nuk është fjala vetëm për paratë, për të cilat bëni mirë të dëgjoni këshillat, por kryesisht për enrgjitë, pasi qielli është shumë “dorështrënguar” me ju.

 

Akrepi

Që Marsi ju ka imponuar për një kohë të gjatë ritme shumë të larta kjo kuptohet tani. Por “planetit të kuq” i është zbehur influenca që ka ndaj jush. Pasionalë në dashuri.

 

Shigjetari

Parashikohet një ditë e mirë në planin e punës dhe gjithashtu shumë interesante në atë afektiv. Nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për pasione të dashurie nga frika zhgënjimit të mundshëm, tani ju garanton Afërdita.

 

Bricjapi

Në përgjithësi panorama yjore është pozitive për shumë të lindur të kësaj shenje që do të jenë nën mburojën e Jupiterit, por në planin sentimental gjërat mund të precipitojnë në kahjen negative.

 

Ujori

Yjet thonë se do të jeni shumë aktivë në aspektin e punës, por jeni shumë të vështirë përsa i përket raporteve ndërpersonale. Jo të gjitha të vërtetat mund t’u thuhen në sy të tjerëve

 

Peshqit

Në përgjithësi lëvizja e planetëve është kaotike, duke bërë që edhe ju të jeni konfuzë dhe të turbullt në mendime. Sidoqoftë, në planin sentimental mjafton një rreze Hëne për t’ju bërë pasionalë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *