Vodafone Albania ka lançuar aplikacionin Backup+, i cili përshtatet më së miri me nevojat e përdoruesve celularëve, duke siguruar ruajtjen e kopjeve të fotove, videove dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme. Përdoruesit e Vodafone tashmë kanë mundësinë të krijojnë, të shkarkojnë dhe të ruajnë një numër gjithnjë e më të madh fotosh e videosh me anë të rrjetit të shpejtë e të besueshëm Vodafone 3G/4G. Backup+ do t’u mundësojë abonentëve një mënyrë të thjeshtë e të sigurt për të ruajtur të dhënat në celularin e tyre përmes shërbimit të sinkronizimit dhe ndarjes së të dhënave në Dropbox (Dropbox file sync & share service).
Përdoruesit e Backup+ mund t’i sinkronizojnë kontaktet e celularit të tyre lehtësisht dhe në mënyrë automatike. Ata gjithashtu mund të ruajnë kopje të fotove, videove dhe shumë më tepër në një llogari të sigurt në Dropbox.
Aplikacioni Backup+ e bën më të lehtë ndërrimin e aparatit celular edhe në rastin kur pajisja e re ka sistem të ndryshëm operativ. Perdoruesit mjafton të shkarkojnë aplikacionin në aparatin e tyre të ri dhe automatikisht përmbajtja me të dhënat e ruajtura do të kalojnë njësoj siç ishin në aparatin e vjetër.
Backup+ funksionon si në sistemin operativ Android ashtu dhe në atë iOS dhe është gati për t’u shkarkuar falas nga dyqanet virtuale të Android dhe Apple, përkatësisht Google Play dhe App Store.
Dropbox u jep mundësinë miliona njerëzve si në shtëpi ashtu edhe në punë të aksesojnë dhe të ndajnë dokumentet e tyre për të qenë kështu më produktivë dhe bashkëpunues.
Ky aplikacion përdorët nga më shumë se 300 millionë njerëz në mbarë botën. Vodafone Albania do ta instalojë paraprakisht aplikacionin Dropbox në shumicën e telefonave të rinj Android që do të dalin në shitje nga dyqanet Vodafone dhe njëkohësisht do të promovojë shkarkimin e tij për të gjithë përdoruesit e iPhone.
Me anë të përdorimit të aplikacionit Dropbox pa pagesë në celularët e tyre, abonentët e Vodafone Albania do të shtojnë efektisht hapësirën e memories virtuale në smartphone-t e tyre. Abonentët e rinj do të kenë mundësinë të hapin një llogari Dropbox dhe ta lidhin atë me aplikacionin Vodafone Backup+ për të përfituar 27GB memorie virtuale për një vit. Përdoruesit ekzistues të Dropbox do të mund t’i aksesojnë llogaritë e tyre përmes aplikacionit Backup+.
