Shqipëria do të presë Francën në ndeshjen e sotme miqësore dhe futbollistët po bëhen gati për këtë sfidë. Pas stërvitjeve që po kryejnë në grumbullimin që po kryejnë në Durrës, ku po qëndrojnë momentalisht, yjet tanë po shfrytëzojnë rrjetet sociale për të postuar foto me njëri-tjetrin.
Së fundmi, ka qenë mesfushori i Kombëtares, Herolind Shala, që ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në “facebook”. Ai ka pozuar së bashku me shokun e dhomës, Ergys Kaçen. Shala nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje të Kombëtares, por ai pret këtë ndeshje që të debutojë.
Lojtari i ka bashkangjitur fotos edhe një shkrim, ku shpreh dëshirën që stadiumi ‘Elbasan Arena’, të jetë i mbushur plot e përplot nga tifozët shqiptarë. “Me shokun tim të dhomës dhe të Kombëtares, Ergys Kaçen. Të gatshëm për ndeshjen ndaj Francës. Shpresojmë të jetë i mbushur ‘Elbasan Arena’ me tifozët më të mirë në botë”.
