Fitorja ndaj Francës i ngjit kuqezinjtë në vazon e tretë

redaktor
France's Karim Benzema (L) fights for the ball with Albania's Elseid Hysaj during their international friendly soccer match at the Route de Lorient stadium in Rennes, November 14, 2014. REUTERS/Stephane Mahe (FRANCE - Tags: SPORT SOCCER) - RTR4E7DN

Shqipëria duhet të fitojë ndaj Francës, në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë UEFA për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. Në këtë përfundim bien parashikimet statistikore, të cilat tregojnë se një fitore ndaj organizatorëve të Euro 2016-të, do t’i sillte Shqipërisë 98 pikë më shumë në rang-listën FIFA (aktualisht kuq-e-zinjtë ndodhen në vendin e 51-të me 624 pikë, fitorja ndaj Francës do ta çonte në 722 pikë).

Eduard Ranghiuc, në web-faqen e tij “football-rankings” nënvizon se Shqipërisë i duhet patjetër fitorja ndaj Francës në mënyrë që të sigurojë një vend në vazon e tretë (nga 6 vazo) për shortin që do të përzgjedhë grupet eliminatore për në Botërorin Rusi 2018-të (më 25 korrik në Shën Pjetërsburg).

“Shqipëri-Francë – Vendasit duhet të fitojnë që të sigurojnë një vend në vazon e 3-të”, shkruan Ranghiuc që në fillim në një paragraf të titulluar “Disa ndeshje tejet të rëndësishme” ku bie në sy gjithashtu ndeshja Danimarkë – Serbi, e cila vendos fatin e të dyja përfaqësueseve, të cilat luftojnë për një vend në vazon e 2-të.

Sipas “Football-rankings” Shqipëria ka 42.38% shanse që ta sigurojë vendin për në vazon e tretë, ndërkohë që me 57.62% ajo do t’i qëndrojë vazos së katërt.

Eduard Ranghiuc është një programues nga Rumania, i cili e drejton “football-rankings”-un prej 8 vitesh. Ai ka bashkëpunuar me media të rëndësishme sikurse “Sport365”, “MIND CTI”, apo “Global Sports Media”.

Share This Article
1 Comment
  • Ky romuni nuk paska qene parashikues i sakte ne lidhje me Shqiperine.Po shume ne Europe ende nuk po e kuptojne se ky vend me ekipin kombetar ka nje rritje te jashtzakonshme me kete trainer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *