Butrinti, zbulimi që çuditi botën

redaktor

Ugolini zbuloi teatrin e lashtë, muret rrethuese si dhe portën “Skea” dhe “Portën e Luanit”, tempullin e Asklepit, Nymfeumin, etj.

Por zbulimi i tij më i hatashëm, ishte baptisteri i rrumbullakët, dyshemeja e të cilit qe prej një mozaiku shumëngjyrësh që mahniste çdo njëri që e shikonte.

Para disa kohësh u bë një Seminar Ndërkombëtar Shkencor për të diskutuar vetëm për mozaikun e Baptisterit. Kishin ardhur dijetarë të shquar nga bota. Me këtë rast mozaiku u hap i tëri dhe nën dritën e një dielli mesdhetar që shkëlqente, mundën të gjithë vizitorët dhe të pranishmit të shijonin bukurinë e para katërmbëdhjetë shekujve.

Baptisteri i Butrintit është vepër arkitektonike dhe kultike unikale në Shqipëri. Ky baptister rrethor është i ngjashëm vetëm me disa monumente të tilla në Afrikën e Veriut dhe në Italinë e Jugut. Si ndikim kulturor, lidhet më shumë me Italinë e Jugut, çka vërteton tezën e një krishterimi të hershëm të njëkohshëm. Baptisteri është i mbështetur me kolona që ka kapitele të ngjashme me kapitelet e kishës së Shën Gjonit në Efes, të ndërtuar gjatë kohës së perandoreshës Teodora, gruas së Justinianit ilir në vitin 537 të erës sonë.

Karakteri rrethor i baptisterit lidhet me një koncept të vjetër të imitimit të tumës romake, pra të një tempulli mortor. Sipas monumentit ka pasur gjithashtu një çati rrethore dhe tërë monumenti krijonte përshtypjen pamore të tumës madhështore.

Vetë batisteri është vendi, ku pagani pagëzohet me ujin e shenjtë dhe bëhet i krishterë. Në mes të baptisterit, është vaska në formë kryqi, ku njeriu që do të kthehet i krishterë zhytet brenda në ujë dhe kjo simbolizon vdekjen e tij pagane. Kur del nga uji ai ringjallet dhe bëhet tjetër njeri, tashmë i krishterë. Riti i pagëzimit me anë të ujit të shenjtë, është riti universal i krishterimit.

Mozaiku i baptisterit respekton planimetrinë rrethore të monumentit arkitektonik dhe është konceptuar i tëri në formën e 8 rrathëve koncentrikë të vizatuar qartë me simbole kafshësh dhe shpendësh, bimësh si dhe simbole gjeometrike. Këto rrathë koncentrohen drejt qendrës, ku është vaska e pagëzimit në formë kryqi. Në rrathët mozaikë janë krijuar shtatëdhjetë medalione, që janë gjithashtu rrethe më vete, brenda të cilëve spikasin kafshë të tilla me atribute totemistikë, si: luanë, kuaj, leopardë, dema, qen, cjepë, drerë, etj. Medalione të tjerë janë figura shpendësh, ku spikasin pelikanë, pallonj, fazanë, mjellma, etj., përgjithësisht shpendë të ujërave të ëmbla liqenorë, mungojnë shpendët detarë. Medalionë të tjerë kanë edhe peshqit-simbole të Krishtit, (që i përkasin gjithashtu ujërave të ëmbla). Një grup më vete janë dhe simbolet gjeometrike, trekëndëshat dhe rombet që kanë kuptime që lidhen me yllin e Solomonit, që shpreh bashkimin e makrozmosit dhe mikrokozmosit. Një grup tjetër përbëhet nga bimët dhe lulet, kryesisht bie në sy bima e lulëkuqeve, si dhe lule me petale të përcaktuara qartë sipas një kodi simbolik.

Në hyrjen e portës së baptisterit janë dhe dy skena të kuadratizuara që paraqesin motivin e eukaristisë. Këto skena tregojnë një kantar, ku del një hardhi me dy degë me 8 veshë rrushi, si dhe fazanë e pallonj që i çokisin kokrrat e rrushit. Më sipër është dhe skena e dy drerëve që pinë ujë në burim. Kuptimi i këtij burimi është që të krishterët pinë dhe ngopen në burimin e fesë, ashtu si drerët që nuk mund të rrinë pa pirë ujin e burimit. Dy pallonjtë simbolizojnë shpirtin e përjetshëm, kurse fazanët që çokisin kokrrat e rrushit, imitojnë thelbin e Eukaristisë së Krishtit, që u jep dishepujve të vet bukën, duke u thënë se po hanë trupin e tij si dhe verën, duke u thënë se po pijnë gjakun e tij. Ky simbol shpreh inkarnacionin d.m.th. me anë të këtij veprimi eukaristik dishepujt dhe besimtarët futin brenda trupave të tyre vetë trupin e Krishtit, futin brenda formave të tyre njerëzore, hyjnitetin e Krishtit. Këtu kemi të bëjmë edhe me një subjekt teologjik të bashkëjetesës së dy natyrave: hyjnore dhe tokësore, me përparësi natyrën hyjnore.

Një parim kryesor i ndërtimit të baptisteri dhe krejt pikturës mozaikore është parimi i numrit 8. Numri 8 paraqet amëshimin, përjetësinë e shpirtit. Baptisteri i Butrintit e respekton këtë numër rreptësisht: Janë 8 rrathë që koncentrohen me njëri-tjetrin, janë 8 veshë rrushi të hardhisë që simbolizon Krishtin, janë 2 herë nga 8 kolona që koncentrohen në brendësi të sipërfaqes dhe simbolet e tjera, që përsërisin numrin 8 të shumëzuara me petalet e luleve, me numrin e fazanëve etj.

Është interesant që ky koncept i numrit 8 dokumentohet në Shqipëri vetëm në Butrint. Simbolizim i mozaikut butrintas është një simbolizëm jo vetëm gjeometrik, por edhe zoomorf. Në këtë mozaik mungon tërësisht figura antropomorfe e njeriut dhe e Krishtit. Kjo tregon që krishterimi i hershëm në Shqipëri, ka njohur disa faza. Baptisteri i Butrintit njeh akoma një mbijetesë të traditës pagane të simbolizmit, ku ende nuk ka triumfuar simbolizmi antropomorf, që bëhet baza e tërë ikonografisë së krishterë më vonë.

Stili i mozaikëve të baptisterit të Butrintit me shkollën e mozaikëve të Ohrit, me mozaikët e Gadishullit të Linit, si dhe me shkollën e mozaikëve të Nikopojës (Preteza e Sotme). Në të vërtetë ky stil ndryshon nga ato të mozaikëve të Durrësit.

Stili Dyrrahas është një nivel shumë i lartë, më i shkëlqyer, më fin dhe më intelektual se sa ai i mozaikëve butrintas. Kjo shpjegohet me faktin se Durrësi është një nga kryeqendrat e krishterimit botëror.

Share This Article
11 Comments
  • URIME MOIKOM, SHKRIM DITUROR PREJ DIJETARI ME INFORMACIONE TW REJA E TW LASHTA NW DISA FUSHA.
    URIMET VIJNW EDHE PWR SHKRIMIN E DJESHWM- DOEMOS, NWN PYETJET E XHEVIT, NW PWRVJETORIN E PS-
    SHKRIM SHUMW I SAKTW DHE I EKUILIBRUAR ME VIZIONIN E NJW KULTUROLOGU-POLITIKAN QW REH TEK E NESWRMJA.
    UNW, XHEVI E DI PSE, KAM QWNW VET NW KWTW KONGRES THEMELUES TW PS-SW DHE E VLERWSOJ SI DWSHMITAR OKULAR.

    • Zbulimi I Butrintit cudiri boten, jo per ket baptisterat qe flet me kaq pasion Moikomi, por per shkak se Butrinti ishte vendi ku u ndertua nje Troje e Vogel nga gruaja e Hektorit Andromaka dhe nga djali I mbretit te Trojes ,Heleni, te cilet u moren rober nga djali I Akilit, dhe ky u martua me Andromaken, Por vdiq shpejt ,dhe mbreteria I ngeli Andromakes e cila u martua me vellane e Hektorit, Helenin qe ishte aty si skllav
      Andromaka pastaj ,ndertoi ne Butrint Porten e Luaneve dhe cdo gje yketer aty te ngjashme me Porten e Luaneve ne Troje, dhe sic thote Vigjili …Kur Enea ne rugen e tij per ne Itali u lthye ne Sarande e u takua me Andromaken dhe Helenin aty ne Butrint ku Andromaka I tregoi, se e ndertoi ate vend aty te ngjashem me Trojen dhe vinte shpesh ulej aty tek shkallet t e amfiteatrit e kujtonte jeten e saj ne Troje….

      Dmth per leto gjera Butrinti cuditi boten, sepse vertetohej edhe Historia e Homerit….
      Ndersa keto qe thote Moikomi jane budalleqe kauresh qe te hapin barkun

      • Do shtoja edhe kete se sipas mitologjise aty ne Butrint ze fill historia e Ikireve,
        Pasi aty Kadmi.lindi Ilirin I cili u perhap pastaj ne gjithe gadishulin lart
        Stefan Bizantinosi thote se aty ne nje kider pretendohej deri vone nga fshataret se gjendej varri I Kadmit.
        Dhe biles ai thote fshataret e quajten ate vend at Bouthrenti, sepse Kadmi ku erdhi aty, erdhi I hypur ne nje karro qe terhiqej nga buajt…dhe ate malire aty e miri me vrap, duke rendur …..duke I nxotur buajt te rendin ….ndaj edhe vendi u quajt Bouthrenti..qe esht shtremberim nga koha e fjales Buajt_rendin

        Sic duket per shkak te malores se kodres Kadmi I ka grahur buajve te rendin ne menyre qe ta kalojn maliren dhe te mis ngecin aty

        Pra Bouthrenti, ose Buajtrendi esht fjala e para shqipe qe vjen qe nga paralashtesia, pas fjales se detit Jon, natyrisht
        Keto Baptiserat jane ndertuar shum vine nga prifterinjt e Bizantit , si per te mbuluar gjurmet e lashtesise se popullsise qe fliste shqip ne ato treva aty
        Shqiptaret duhet te analizojne librin historik te Stefan Bizantinosit qe jep te dhena precize per varrin e Kadmit I cili esht stergjyshi jone

  • Moikomi nis te flase Butrintin dhe e mbyll me Dyrrahun, ne nje pershkrim siperfaqesor aspak peofesional. Zeqo eshte nje diletant para Pilikes.

  • Ku ishte i teresantja ketu? Me ate qe Moikomi pretendon se: “Stili i mozaikëve të baptisterit të Butrintit me shkollën e mozaikëve të Ohrit, me mozaikët e Gadishullit të Linit, si dhe me shkollën e mozaikëve të Nikopojës (Preteza e Sotme). Në të vërtetë ky stil ndryshon nga ato të mozaikëve të Durrësit”……dhe me “baptistery” dhe jo “pafesuesja”….. Mos kerkone te na thote se kjo veper nuk I takon Shqiparise, pasi ngjane me shume me ate te greqise??????

  • Baptisteri i Butrintit,Mozaiket dhe capella ne amfiteatrin e Durresit,mozaiku i Arapajt,Mozaiku i Bezistanit ne Elbasan,i Linit etj,.jane te periudhes paleokristiane,kur kristjanizmi sapo ishte shpallur fe zyrtare e perandorise nga Kostandini i madh. Perandoria romake ishte ende nje superfuqi boterore dhe kisha kishte karakter universal.Nuk kishte ndodhur ende skizma (ndarja)midis ortodoksizmit dhe katolicizmit dhe perandoret bizantine quheshin perandore te perandorise Romake,.Madje Justiniani arriti t`i bashkoje perseri dy pjeset e perandorise nga Spanja ne Bizant.Te kesaj periudhe jane keto monumente te lashte,qe “terbojne” kishen greke ne Shqiperi dhe obskurantizmin e kishes greke ne Greqi,sepse keto monumente nuk jane greke.Krishterimi i lashte shqiptar nuk eshte grek.Une habitem me arkeologet dhe historjanet qe i komentojne keto zbulime(Meqe nuk jane greke,jane lene ne meshire te fatit).Terminologjia e perdorur prej tyre per te shpjeguar pjese te mozaikeve,apo te bazilikave eshte terminologji greke.Shembull:Ne mozaikun e bazilikes se Bezistanit ne Elbasan ne qender jane dy ushtare romake te armatosur me shtiza rreth kupes se ringjalljes.Perse arkeologet shpjegues e quajne ;tema e Eukaristise,kupa e Eukaristise??!!!Gjekundi aty nuk ka nje shkronje greke,madje edhe stellat e varreve jane gdhendur me shkronja latine .Perse i veshin terminologji greke?Vete greket tregohen gjoja indiferente ndaj ketyre zbulimeve;Vete Janullatos nuk eshte bere kurre kurioz per keto monumente te lashta te krishterimit,sepse ai e di mire se te ngjashmet e tyre ndodhen ne Jeruzalem,ne Jude,ne Siri,ne Rome,ne Kostandinopoje,ne Durres,ne Bylis,ne nLin,ne Oher,ne Elbasan,por jo ne Greqi,ne malin e shejtanit!Sepse nuk ka pasur Greqi.Greqia eshte nje konvencion i sulltaneve turq,qe ze fill me Mehmet pushtuesin.Greqia eshte lagja e murgjerve te lagjes Fanari ne Samboll.

  • Qe kur “dija” i nenshtrohet nevojave politike te momentit , aty mbyllet dhe emri i saj si “dije” dhe behet thjeshte nje genjeshter !

    Dija duhet te jete = me te verteten , e hidhur apo e embel i qofte interesit te momentit , apo politikes se momentit ! Keshtu i sherbehet njerezimit , por mbi te gjitha shqiptareve si viktimat me eksemplare te genjeshtres dhe politikes se dites , nder shekuj !

  • Turp per komentuesit e painformuar.
    Po meqe Moikomi e ka shkruajtur keq sipas jush, shkruani ju nje shkrim me te mire per arkeologjine dhe historine.

  • Si na eshte vertetuar se ky tempull paleokristian eshte I shek VI?A ishte kaq “pagan” Justiniani sa te ngritur tempura te tille? A e lejonin nje gje te tille vendimet e Koncileve te deriatehershme?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *