Fuga: Ç’e duam detin mo?

redaktor

Profesor Artan Fuga shkruan se deti nuk duhet, nëse nuk shfrytëzohet.

Madje ai ironizon duke thënë se përderisa nuk e shfrytëzojmë mund t’ia japim grekut, me të cilët edhe jemi “prishur” pikërisht për këtë gjë.

“Ç’e duam detin mo? E shtrëngojmë mos na e marri greku. Mirë mo mirë, po ne e mbajmë bosh mo. As naftë, as turizëm, as peshk, as gjë prej gjëje. Thotë greku: O komshi, kot që kot e mban, ma jep mua… Drejt e ka, kur e sheh që s’i duhet as dreqit. I lind dëshira. Se ne as nëndetëse nuk kemi që t’i nxirrnim njëherë andej e të kapnim peshk me to. Më mirë t’ja jepnim me qira grekut, a turkut, a qipriotëve, a kalabrezëve, për 100 vjet e të merrnim interesa bankare a ku e di unë përqindje fitimi nga nafta sesa kështu… Jemi bërë si ato plakat budallaqe që mbajnë në sepete pa përdorur jorganë e çarçafë të mirë, për ndonjë mik që e presin e që tashmë ka vdekur…

Pse e fusim detin në sepete, mo? Pse nuk e përdorim? Kështu nuk na e ka marrë greku, na e kanë marrë peshqit mo. Pse me grekun inatosemi, me peshqit jo?”, shkruan profesor Fuga.

I thellë dhe filozofik shfaqet profesori në këtë reagim.

Share This Article
3 Comments
  • Po ja mo mos u merzit se do ta perdorin per te prere anijet e ndryshkura ne Pashaliman. Keshtu turizmi do te kete nje bum te papare sepse ndryshku, azbesti dhe helmet qe do te clirohen terheqin turistet . C’te themi per peshqit qe do te kene ushqim te klasit te pare. C’te themi per njerezit qe do te ushqehen me keto peshq neper restorantet e bregtedit te jugut, do te ndjehen me siguri “te rilindur”. Pa do te kemi edhe edhe ndonje hartim, te yshtur nga pagjumesia e nates, te Ilir Metajt qe do te na binde mbi bemat epike rilindese kunder balozit Sali Berisha.

  • fillove dhe ti me ngateru ilacet….si iliazi medresese, qe beri filmin …nje ngjarje ne fabrik te orizi t me regji. te bater kocit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *