Grida ndërron familje për fushatë?

redaktor

Njerëzit që të duken sa më të besueshëm gjatë zgjedhjeve bëjnë lloj-lloj marifetesh. Disa premtojnë shumë, e kuptojnë dhe vetë që e ekzagjerojnë, por brenda fushatës, çdo gjë lejohet, të tjerë bëhen më të dashur e puthin duar votuesish.

Por bukuroshja e Durrësit ka bërë një zgjedhje tjetër.

Dy javë më parë ajo doli me gjyshen për të bërë pazar, duke kërkuar që të tregohej se ishte një familjare e rregullt dhe për më tepër që ka respekt për moshën që ka nevojë për përkrahje, siç është mosha e tretë.

Por disa ditë më vonë ajo poston një foto në profilin e saj në Facebook ku janë dy fëmijë dhe një burrë bashkë me Gridën.

Në pamje duket sikur është familja e saj, por për ata që ë njohin e dinë që ajo ka vetëm një djalë dhe burri i saj nuk është zotëria në foto.

Komentuesit fillojnë t’i bëjnë komplimente dhe i thonë se kjo është një familje shumë e bukur, por Grida as që reagon.

Është dashur sqarimi i zotërisë se nuk është me gruan e tij por me kandidaten e Durrësit.

Shyqyr që u sqarua, se nuk mjaftonte fotoja e këngëtares së huaj që u mor si kandidatja e PD-së, por tani duhet të na dilte edhe një familje tjetër. Kjo paska qenë fushata e ngatërresave për Gridën.

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *