Çfarë dihet për betejën e Torviollit?

redaktor

I nderuar lexues! Beteja e Torviollit (1444) ishte beteja e parë e ushtrisë shqiptare, të formuar pas Lidhjes së Lezhës, kundër ushtrisë osmane. U zhvillua në qershor në Dibrën e Poshtme. Ushtria shqiptare komandohej nga Skënderbeu, kurse ajo osmane komandohej nga Ali Pasha, gjeneral i njohur turk. Skënderbeu fshehu në shpinë të armikut 3000 kalorës të komanduar nga Gjon Muzaka e Hamza Kastrioti, dhe la një rezervë të rëndësishme të komanduar nga Vrana Konti. Brenda tri orëve shqiptarët arritën ta futin midis dy zjarresh, nga balli dhe shpina, ta rrethojnë dhe asgjësojnë ushtrinë e madhe osmane, e cila në këtë betejë la shumë të vrarë. Kjo fitore e parë rriti besimin e shqiptarëve në forcat e tyre dhe autoritetin e Skënderbeut.

Share This Article
1 Comment
  • Duhet te mendohet serjozisht ,per Njohjen,Festimin dhe berjen Nderkombetare te ketyre ngjarjeve ,qe jane te rendesishme ,per qyteterimin tone dhe Evropjan…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *