Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Është kjo një shprehje tek filmi shqiptar “Ura”, ku gjermanët e hodhën atë në erë, çka më shtyu ta përshtat këtë krahasim me kabinat telefonike me të njëjtën pyetje: Po me kabinat telefonike ç’patën xhanëm?
Mirë ura, se ishte luftë, po tani që nuk jemi në luftë? Kabinat telefonike në Pogradec janë jashtë funksionit, ato nuk “e njohin” më kartën, që ne e kemi blerë 300 apo 600 lekë. N.q.s ato nuk do të funksionojnë më, apo kanë plan për t’i hequr nga funksioni, të mos i shesin kartat që ne të mos harxhojmë paratë kot, se kështu kemi të bëjmë me vjedhje. Edhe n.q.s kanë ndonjë plan për t’i hequr nga funksioni kabinat telefonike do të jetë gabim, pavarësisht se njerëzit janë të pajisur me aparate celularë. Kabinat nuk ja ulin vlerën këtyre aparateve. Përshëndetje Dita! Gjergji Koli, Pogradec.
