Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka vlerësuar në një intervistë për “Shqiptarja.com” se kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, si njeriu me vizionin e duhur për kryeqytetin, ka edhe mbështetjen e plotë të të gjithë socialistëve dhe përgjegjshmërinë për detyrën që do të marrë. “
Ai ka mbështetjen e të gjithë strukturës dhe bazës së Partisë Socialiste. Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi PS-ja e ka treguar se e mirëpret Erion Veliajn qysh hershëm, kur ai u bë pjesë e strukturave tona”, ka thënë Ruçi.
Mandej, ai ka komentuar dhe vlerësuar me nota të larta fushatën e zhvilluar deri më tani për Bashkinë e Tiranës dhe programin e Veliajt.
Z. Ruçi, si e komentoni fushatën e deritanishme të z. Veliaj për Bashkinë e Tiranës? A po bën ai një fushatë pozitive siç premtoi dhe a është gjithëpërfshirës?
Kam konsideratat e mia më të larta për zotin Veliaj. Ai është një kandidat që ka vizionin e duhur, ka energjinë e duhur, ka përkushtimin e duhur, por edhe ambicien e duhur për të kryer përgjegjshmërish detyrën që po kërkon të marrë. Jam i sigurt që me votëbesimin që do të marrë nga qytetarët e Tiranës, do të jetë një kryebashkiak i suksesshëm për 4 vitet e ardhshme.
Ju e keni ndjekur programin e tij. A duket ai realist?
Programi sigurisht që është realist. Madje, Erion Veliaj më ka habitur me përkushtimin e tij në përgatitjen e programit. Në një kohë fare të shkurtër dhe me shpejtësi mbresëlënëse, ai ka evidentuar me detaje të gjitha problemet që ka kryeqyteti, nga njësitë bashkiake, tek komunat më të largëta. Di me përpikmëri çdo hall të qytetarëve, nga puseta, tek problemet më të mëdha. Është e rëndësishme që çdo kandidat të njohë problemet e bashksië përkatëse dhe të gjejë zgjidhje. Në këtë drejtim Veliaj është përgatitur shumë mirë.
A ka Erion Veliaj mbështetjen e të gjithë bazës socialiste?
Kjo as që diskutohet. Ai ka mbështetjen e të gjithë strukturës dhe bazës së Partisë Socialiste. Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi PS-ja e ka treguar se e mirëpret Erion Veliajn qysh hershëm kur ai u bë pjesë e strukturave tona. Të gjitha dyshimeve ai ju ka dhënë përgjigje gjatë drejtimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku me përkushtimin e tij, punën dhe veprimet e tij, ka ndërmarrë reforma të mëdha, të cilat e bëjnë Veliajn të jetë krenar për të gjithë socialistët.
Ç’koment keni për rivalin kryesor të zotit Veliaj, Halim Kosovën?
Unë nuk merrem me kundërshtarët, por për Halim Kosovën kam konsideratë maksimale personale. Mirëpo, në këtë fushatë ai është në ndërmarrjen e gabuar, në vendin dhe kohën e gabuar.

Se ti gramoz na i ke bere dhurate gjithe tradhtaret e ps duke i sherbyer kryetarit te rradhes vetem per te mbajtur vendin tend.keshtu na e bere me nanon,e bere me edin dhe tani paske per qellim ti sherbesh edhe erionit. Jo per te miren e ps por per b… tende. Cope m…. qe je dhe ti,nuk mbeshtet njeri as ate e as ty se po e shkateroni ps po ia shisni lsi
Ruci eshte nje nga lideret me te spikatur te partise socialiste, ai eshte nje nga mbeshtetesit dhe mund te them themeluesit e kesaj partie, pasi gjithe jeten e tij ka punuar dhe jetuar per te permiresuar kete parti dhe per ta kthyer ne nje nga partite me kryesore te vendit. Prandaj mendoj se me mbeshtetjen e Rucit Veliaj ka per te arritur goxha lart.
Z. Ruci ka te drejte qe flet keshtu per Erion Velian, ai eshte nje figure qe ka vite qe merret me politike dhe sigurisht qe mendimi i tij ka vlere. Nje njeri i tille di cfare thote dhe e di se cfare eshte e duhur per Tiranen, prandaj me siguri qe Erioni eshet drejtimi i duhur per Tiranen.
Veliaj dihet qe eshte drejtimi i duhur dhe shume shpejt do kemi mundesine ti tregojme te gjithe Tiranes perse ai eshe kandidati i duhur per Tiranen. Ruci thjesht po tregon opinonin e tij i cili sigurisht eshte shume i rendesishem pasi ai eshte nje figure e rendesishme e partise socialiste dhe meriton respekt.
Ruci ka vulen e zeze ne pasaporten et tij enveriste nga autoritetet e SHBA i cilesuar nga DASH si mafioz i rrezikshem
Nga ana tjetr a harrove djemte e Shkodres qe krimineli enverist Gramoz Ruci i vrau si zogj pule.
Per fadromistin e Edvinit Erion Veliaj qe nuk ka mbaruar nje shkolle sagllam dhe eshte pa asnje dipllome njesoj si BOSI i tij artist rilindas le te mos flasim para kohe, se po te gjykojme nga puna e tij si minster punesimi pa punesuar asnje do te themi:
MJERE BASHKIA ME KETE KRYTAR MASHTRUES!
Veliaj eshte nje njeri i cili e ka treguar veten e tij, ai do arrije goxha lart dhe do sjelli goxha ndryshime ne qytetin tone, ai do rregulloje te gjitha prapesirat qe jane bere ne 4 vjet te regjimit te lulzim bashes. Duhet nje ndryshim rrenjesor per qytetin tone pasi ne nuk mund te jetojme ne keto kushte dhe nuk mund ta lejojme degjenerimin e kryeqytetit.
Ore Dudumer po Edi Rama ju paguan qe te shkruani broculla dhe llogje papushim ne DITA njesoj sic bente Enver Hoxha kur populli therriste:
PARTI ENVER JEMI GADI KURDOHERE
Po cfare merresh me keto mo intelektuali. Le Te bejn propaganda SI sala se ne vesh do e Han sallamin kelyshat e k… . NE shqiperi vettem minorancat Kane udhehequr kete vend e cuditshme. Pd dy here. Tani rilindasit e krimjt Brenda partis socialiste duke lene elektoratin e kesaj Te fund it dhe me gjere pa pushtet.
Ruci eshte nje figure qe meriton respekt per punen qe ka bere ndervite. Kam qene vete ne kafe dhe e kam pare qe ka paguar me leket e veta dhe nuk me eshte dukur aspak arrogant apo i keq. Erjon Veliaj ka qene dhe mbetet zgjedhja me e mire per Tiranasit, pasi pas kohes te humbur me bashen duhet te punojme me shume qe te arrijme te rregullojme gabimet e bera ne keto vite.
Tirana me ne fund do te heci mbare ne drejtimin e Erjon Velias. Ne duhet te punojme dhe ti japim nje shtyse Tiranes qe te riniset perseri atje ku e la Edi Rama. Edhe pse duket e veshtire duhet te besojme dhe mbi te gjitha te mos dorezohemi kurre edhe pse veshtiresite jane te medha. Por me Tiranen ne drejtimin e duhur dhe me Erionin ne krye jam i sigurt se do kete ndryshime te medha.
Sic thote edhe vete Ruci, Erion Veliaj eshte i perkushtuar, realist dhe mbi te gjitha ka nje vizion te qarte se ku do ta coje tiranen dhe jam i sigurt se pas 4 viteve ne do te jemi te lumtur qe zgjodhem drejtimin e duhur dhe qe zgjodhem Erion Veliaj ne krye te bashkise te Tiranes. Kryeqyteti meriton me te miret dhe sigurisht Erioni eshte me i miri dhe me enegjiku nga te gjithe.
Ti mbase e mbeshtet por ky erioni nuk eshte i majte, madje po sot na kishte dal me bluz blu ne takim me bamir trapin per te kerkuar vota te djathta.turp!
vizioni i vetem i ketij cunaku eshte MASHTRIMI sepse a si shefi i tije edhe ky cunaku, nuk kane asnje shkollim per te qene keshtu qe mabsi kane vetem edukimin e rruges, dine vetem te genjejne por Mozit i intereson kjo se i freskon nga pak dhe keta si njerez te pa shkolluar qe jane u pelqen dhe Mozi rri aty ku ai do te rrije…….nuk ka turp me te madhe se sa te besh krybashkiak nje cunak te tille ku edhe gruan e ka marre ne gjirizin e mashtrimit,,,nje cifte ideal per te qene kryetaret e genjeshtareve dhe hajduteve por jo tanet….
Sa me shume kalon koha aq me teper Ruci i serviloset oligarkeve te rinj. Njeri pa dinjitet qe ka guximin te flase ne emer te struktures dhe te bazes kur e di fort mire qe baza nuk i sheh do te me sy mjaftistet dhe uzurpatoret mashtrues.
normal qe zoti ruci ka te drejte , erioni ka vizion te madhe per tiranen shume shpejte pas fitores ai ka per ta kthyer tiranen si gjithe kryeqytetet kryesore europiane sepse ai i ka te gjitha mundesite. tirana pas 21 qershorit do kthehet ne drejtmin e duhur !
O te rente pika dhe damllaja, Tirana si Kandahari do ta beje Erioni si kryeqytet evropian. Po a je ne terezi more mavri apo ju ka paguar Edi Artisti per te shkruar brockulla enveriste ne DITA qe edhe ai mashtroi per 50 vjet per KOPSHTE TE LULEZUARA
Energjia e Erionit eshte superiore ndaj halimit me sakte halimi i ka konsumuar energjite ne spital sepse e kemi pare qe ai cdo gje qe flet e lidh me profesionin e tij , por une personalisht mendoj qe eshte shume me e thjesht te jesh gjinekolog i mire sesa nje kryetare bashkie se ne fund fundit ai per mjeksin ka mbarru shkollen ndersa per bashkin duhet te kesh vizion te pergjithshem shume te mire qe erioni kete e ka pike te forte dhe e meriton bashkine e tiranes sepse ai ka per te bere shume per Tiranen!
Ruci ka vlerat e veta ne PS.Merita kryesore e tij se si ish funsionar i lart i PPSH,beri nje pune ne ndryshimin e emrit nga PP ne PS.Ky ish sekretar i pare i komitetit te partis se Tepelenes,kaloj zv minister e minister i mbrendeshim i PPSH.Vetem me thirrjet per luft civile ne 97 ai duhej te ishte ne burk.Ju kujtohen thirrjet e tij te sheshi Ali Demi Tirane e ne Vlore me kto fjal:O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.Turma e errituar nga humbja e parave ne firmat piramidale,vertet rremyen pushket e marra ne depot e shtetit u be,cka e muar vesh e gjith BOTA.Po ky palo burre ne prag te 21 janarit u prini demostruesve huligant te benin cfar u be,vetem per karriken e EDI RAMES.Ky eshte Gramozi i famshem,qe edhe djali i tij u be nje vrases,dhe nuk mori as nje denim.Kjo eshte majta qe mbanne gjirin e saj kryeminel,jo nje a dy,po plot 19 veta ne parlament.
I forte ky sa vetem bajlozi sali e detyroi te vishte fustan.sa per te tjeret ky eshte vidosur me bullona ne krye te Rozes.Me Rame dhe Velin do ta shembin Shqiperine.
Zoti Ruci ! mos u nxitoni se po gaboheni duke nxjerre konkluzione vetem me ata qe ju vijne ne takime dhe bejne pyetje te paracaktuara. Everteta eshte ndryshe.Ka shume qe nuk jua japin voten por edhe PD-se nuk duan tja japin voten si dhe nje mase e madhe qe ne ju shkojme ne banesa qe na thone se nuk votojme se jemi te genjyer nga PS.
Une votoj PS por jo Veliajn. Vota ime e majte shkon per Gjergj Bojaxhi
Bravo zoti Ruçi, edhe ne qe do te vijme nga jashte do te votojme per Eirion Veliaj.
A ke pyetur se cfare dipllome ka FADROMISTI i edvin Artistit, se ngjan shume me shkollen e Enverit ne Paris
Edhe ne qe vijme nga brenda dhe bejme me shume nuk do votojme me detyrim Veliajn
O xhaxhi Mozi, ja sec mendonte Veliaj per Mero Bazen dhe Blendi Klosin se me ty dhe Fatosin tallte bibilen rinore…..lexo xhaxha….
Kur Meros i mbetet derri mac ne dore – Koha Jone
E Merkure, 26 Tetor 2005
Nga Erion Veliaj
Ne shkrimin e djeshem tek “TemA”, Mero Baze, ish-pronar i gazetes, tashme e shitur pronareve te Taivanit, del ne mbrojtje te projektit te kazinose. Ne fakt s’e di saktesisht shumen qe kane paguar pronaret e Taivanit, disa thone marramendese, dhe e tille duhet te jete gjersa i ka marre mendjen Meros, kesisoj duke i shkaktuar skleroze profesionale, e per me teper deficit te integritetit. Pse e them kete? Po ja per shembull, lexoni c’shkruan zoti Baze ne 15 shkurt te ketij viti:
…oferta per kazino eshte bere ne shtypin nderkombetar nga qeveria shqiptare, ndersa godina ne qender te Tiranes rezulton te jete e nje grupi biznesmenesh shqiptare. Ky burim serioz dhe faktet qe ka opozita “PD-ja) per aplikime te punonjesve te rrjetit te kazinove “Hyatt Regency Perth” ne Tirane, jane argumente te mjaftueshme qe te nise nje hetim serioz… ka plot dyshime se pas grupit partner fshihet vete kompania e gruas se kryeministrit ose biznesmene te afert me te, dhe kjo eshte shume me e rende se sa fakti qe Fatos Nano ka humbur para ne kazinone e Selanikut. Dihet se kur hyn ne kazino, per te humbur hyn, dhe nuk ka rendesi nese te filmojne duke paguar para apo jo. Teatralizimi “nga Berisha) i ketij fakti te hidhur qe ka shume gjasa te shnderrohet ne nje skandal financiar ne Shqiperi… Ky emer, kjo fytyre dhe keto para, “pronaret e godines pra) jane shume here me tronditese se skena e pageses se rendomte te Fatos Nanos ne kazinote e botes, nga Selaniku ne Atlantic City. “shtojcat ne kllapa jane te miat).
* * *
Shefi i kuadrit de facto i qeverise se re s’eshte aspak profesional kur krahason pastertine e biznesit qe tashme proneson gazeten “TemA” me projektet e MJAFT-it. A mos po aludon se ata te cilet me peshtiresi i permend me lart qenkeshin me te paster se nje duzine perfaqesish perendimore qe kontribuojne per MJAFT-in? A po mos po thote, se ashtu si ne te MJAFT-it dhe ai biznes kontrollohet nga kompani te njohura te auditimit? Me mire akoma, ku jane kontratat e punes per gazetaret e “TemA”-s te cilet terrorizohen per te shkruar mashtrime sic i vjen per mbare Meros? A do dale Mero Baze t’i mbroje dhe ata?
Po ky Mero, qe kthen fjalen e paradomuajve e u shet gazeten po atyre qe e rrahen dhe e bene peshk ne jug, aludon se MJAFT-i po shitka dinjitetin per prona? Si mund te jesh kaq i paturp, kur teksa ke pyetur gjithe Tiranen se ku mund te kete ndonje banese Erion Veliaj, e s’ke gjetur asgje pasi ende s’po kualifikohem per kredi, te mbetet te perdoresh nje bllof te rendomte e te konspirosh per cdo gje qe qejfi do ta kishte te ishte e vertete, por qe realiteti ta mohon. Ne fakt, harrova, ne kemi pasur oferta per prona, dhe per shuma marramendese me 6 shifra dollaresh, por emrat e ofruesve zoti Mero i ka ne aktin e shitjes se gazetes se tij, dhe emrat e seksereve te paturp i ka perreth tavoines, qe si ai, kane ndertuar nje karriere te rreme si gazetare “te pavarur”.
Po le te kthehemi ne teme. Mero Bazes, realisht nuk ia ndien per kazinote e vogla. Ky eshte thjesht nje shfajesim per ta zhvendosur vemendjen nga Kazinoja e Madhe e personalitetit te tij te vogel. E them kete sepse ka pasur gjithe kohen ne dispozicion per ta bere kete pune, e per te protestuar fillimisht tek ish-bar Fiesta ku cdo kalimtar i rendomte ta ben lidhjen me familjen e pushtetit te sotem. Po ky do ishte nje konspiracion si i Meros kur thote se MJAFT-i le rrogen ne kazino, ndaj e leme menjane kete argument banal.
* * *
Po ajo qe s’mund te leme menjane eshte hipokrizia e deklarimit se misoni i MJAFT-it paskesh “deshira per te futur ne konflikt qeverine me … diplomatet amerikane’. Cilet diplomate? C’eshte ky mit urban dhe mashtrim ordiner se Ambasada Amerikane paskesh qene mbrojtese e ketij projekti? Tregomani kete prononcim ju lutem. Sepse te vetmit amerikane te deklaruar publikisht dhe kunder kazinose, kane qene Senatori Brownback qe kryeson Komisionin e Helsinkit dhe Kongresmeni Eolf qe drejton Komisionin e Buxhetit. Keto trillime qe tallen me kompleksin qe ne kemi ndaj te huajve i kane hije Bar Eestit, por pertej saj ngjajne qesharake. Po pra po, qesharake, sepse eshte po ky Mero qe ne daten 19 Shkurt, ne balline te gazetes TEMA shkruan: “Kazinote, fitojne dy greke, humb shqiptari dhe USA”, e si me magji rezulton se njeri nga dy greket eshte bere amerikan gjate kesaj vere. Keshtu duhet te jete, sepse po ne ate date Mero deklaron se … “Modeli grek per kazinote ne Shqiperi mund te krijoje krize ne tregun e lojerave te fatit dhe kontrollin mbi “cash’-in ne vend” dhe perkarshi komenton: “Pothuajse gjithe vendet perendimore kane adaptuar nje legjislacion, i cili nuk lejon kompani te huaja qe te ushtrojne veprimtari ne fushen e kazinove. Shumicen e fitimeve nga kazinote i merr shteti dhe ato jane teresisht kompani vendase. I vetmi model problematik ne fushen e kazinove, eshte modeli grek, i cili eshte dhe me i kritikuari ne bote. Ne Greqi, kazinote u hapen si stimulim i korrupsionit politik dhe fshine nga tregu lojerat e vogla te fatit duke krijuar monopole. E njejta situate duket se do te perseritet ne Shqiperi. … Pas kesaj ne do te kemi nje perqendrim te lojerave te fatit tek nje kompani greke, me rrezikun e perhershem qe pervec pastrimit te parave, te kemi dhe riskun e transportit drejt Greqise te “cash’-it shqiptar”.
A duhet te shtoj me apo mjaftojne fjalet e vete Meros per investimin “amerikan”? Apo te rremojme prape ne arkivat e botimeve te Meros pas 97-s ku publicistika e tij ngjan me shume me “Rrezikun Anglo-Amerikan per Shqiperine”?
* * *
Nuk paskemi reaguar per te kater kandidatet? Patjeter qe Mero nuk e di, sepse pasi folem ne shkurt ne disa televizione dhe kur u takuam me banoret e Shallvareve dhe perfaqesuesit e Ministrise se Financave per te prezantuar shqetesimet e argumentet “Gazeta TEMA, 4 Mars), ky zoteri vegjetonte ne Rogner dhe e luftonte korrupsionin e qeverise Nano me filxhan ne dore.
Me ne fund akuzohemi se duam t’i shtojme lajm negativ ne bursen nderkombetare qeverise se Shqiperise. Po s’besoj se kryeministri te jete aq i mefshte sa te mos kuptoje se lajmi kryesor negativ ne kete burse eshte nami se Mero, dora vete,sherben si shef kuadri per te gjithe levizjet e personelit ne administrate. Ja ku mund te nderhyje kryeministri per te ndryshuar kuotat negative ne perceptimin e qeverise se tij.
E per ta mbyllur, MJAFT ka avokuar ne cdo rast per kontrollin e rrepte te te gjithe kioskave te lojerave te fatit, pa perjashtuar askend. Pretendimet e Meros te ngjajne me ate te Blend Klosit kur drejtonte njesine anti-trafik, sipas te cilit shoqeria civile duhej te bente me shume ne kapjen e trafikanteve. Posi, patjeter, sapo te marrim nen kontroll policine dhe burgjet do t’u biem nga pas, i thonim Klosit atehere. E me te njejten pergjigje ja presim dhe Meros sot. Po zoteri, kontrollojini rrepte kazinote e cdo madhesie. Sepse sot policine e shteterore, financiare e ndertimore e kane ne dore ata me te cilet Mero englediset tere diten.
E sikletshme kjo situate per Meron, sepse ne kete loje bixhozi ku ka hyre me pozicionin e tij si botues e opinionist krejtesisht i VARUR dhe me perballjen me deklaratat e tij te pamohueshme jo vetem qe i ka rene nje dore shume e keqe kupash – kupa te cilat po i skuqin faqen githe qeverise se re, por me keq akoma, ne loje i ka ngelur vetem ai, i ziu, tersi vete, Derri Mac.
P.S. Ah se mos harroj. Mero, karikaturen ne mes te shkrimit te djeshem kunder MJAFT-it tek TEMA, e ke me dritehijen e logos “Corbis’ ne sfond, te cilen kompania e njohur e imazheve e vendos per te treguar se imazhi nuk eshte blere ligjerisht. Tani qe ke gjysme milione euro, sikur s’e ben veten burri te vjedhe nje karikature qe vlen vetem me pak se 10 dollare.