SHËNIM: Korrupsioni në pritje të Presidentit

redaktor

Duhej të ishte një pjesë rutinore e punës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas kapjes në flagrancë të një gjyqtareje për korrupsion me lekët ende në çantë, dhe arrestimit nga policia, KLD duhej të mblidhej për të miratuar kërkesën e prokurorisë për vijimin e procedurave penale të arrestit, hetimit etj. Mirëpo Këshilli nuk mblidhet dot, veç nëse anëtarët e tij bëhen bashkë privatisht për të bërë një dorë muhabet. Atë duhet ta thërrasë kryetari i KLD-së, pra, Presidenti i Republikës, ose nënkryetari, realisht drejtuesi dhe organizuesi i jetës institucionale të kupolës së drejtësisë.

Konkretisht, jemi në situatën që nënkryetar kjo KLD nuk ka, ndërsa kryetarin, siç na shkruante një lexues i DITA-s, “e ka që më mirë mos qoftë”. Këmbëngulja e Nishanit dhe mbështetësve të tij në KLD për të mos zgjedhur nënkryetarin, i cili sipas ligjit duhet përzgjedhur mes emrave në KLD që i ka votuar Kuvendi i Shqipërisë, me stërmundime është tentuar të vishet edhe me një varak arsyetimi institucional. “Punën e përditshme teknike të nënkryetarit, e kryen më së miri edhe sekretari i përgjithshëm”, pat thënë presidenti në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur për këtë ngërç të zgjatur.

Siç e kemi thënë e siç dihet, sekretari i përgjithshëm i KLD është Pjerin Prendi, kunati i anëtarit të Këshillit dhe tashmë proverbialit Gjin Gjoni. Ja që në rastin konkret, kunati i Presidencës nuk e mbledh dot KLD ndërsa presidenti është ende në Gjermani. Ku me të drejtë kryen detyrën institucionale dhe duket se ka folur fjalë shumë të mira për vlerat themelore dhe mirëkuptimin mes kombeve.

Por ama, këtë detyrën tjetër, shumë konkrete dhe tejet kyçe për drejtësinë e shkalafitur shqiptare, Nishani po tregon angazhimin maksimal për të mos e kryer. Dhe KLD do të mblidhet nesër në orën 5 pasdite, për t’u quajtur “një mbledhje e thirrur”, ku të pranishmit, me “sugjerimin” e anëtarit Gjin Gjoni, do presin sa të vijë Nishani.

DITA ka analizuar së fundmi një procesverbal mbledhjeje të KLD-së, ku ka dalë qartë cilësia qesharake e marrjes së vendimeve nga qeveria e gjyqësorit. Por shefi i KLD-së, presidenti, të cilit i mjafton kunati i Gjinit kur nuk është vetë, nuk dorëzohet. Përballë kritikave dhe ekspozimit të skandaleve, ku po dalin edhe shifra konkrete sesa dhjetra e qindra mijë euro blihen vendet e punës nëpër gjykata, KLD miraton më shumicë votash edhe krerë gjykatash që nuk janë në përputhje me kriteret që detyron ligji, dhe çdo kundërshtime quan “provokacija”.

Ka për të mbetur në histori fjalët “heroike” që ai i ka drejtuar mikut të tij Gjin Gjoni: “E shikon që neve këtu na duhet të përballemi me provokime të rënda. Por ne do rezistojmë…”.

Rezisto president, rezisto, dhe foli homologut gjerman për virtytet e tua. Tek e fundit, krahasuar me shifrat që vijnë vërdallë nëpër KLD, të merresh me dy milionë lekët e vjetra të një gjyqtareje të Lezhës, është si të djegësh Stambollin për një gjilpërë.

 

Share This Article
11 Comments
  • Mallkuar qofte ajo dite,qe ti u bere presjdent,mallkur qofte edhe i mallkuari Sali satrapi qe na i la per kismet,kete dhjeran sakatin Bujar.Ketyre fare gjyqtare prokurore e avokate h ka dale frika fare ,se kane kasten mafioze qe tani eshte treshe ,Bujari Gjini ,dhe kunati.Kjo treshe e ca te tjere atg brenda nuk i kane lene asgje mafues ,mafies me te suksesshme ne bote,pa u lodhur ,i jand bere larate mullar.Po te hetohen keta me keto para qe kane vene,eshte pak ti varesh ne litar nga nje cdo dite.Kjo mazhorance e ja mare fare shtruar zgjidhjen e ketij ngerci e vetmja rruge ka mbetur presioni popullor duhet zene zyrat ,te protestohef fuqishem deri sa uragani popullor ti shkule nga zyrat.KRIMINELE ME KRYDKRIMINEL NISHAN SALI HARBUTIN.

  • Shikoj ne foto kete mut president me dy legena qe ndaj shume shqiptareve e ndaj meje mbajne peng ceshtje prej vjetesh, Kryetar i Gjykates se Larte me kete gjyqtar te Gjykates se Apelit Tirane te shikojne nga duart dhe nga xhepat per nje ceshtje qe ke ne gjykim.
    Kryetar Gjykate dhe Gjyqtar qe gjykojne me dy standarte dhe qe kane seksere jasht gjykatave.
    Perse nuk mbahet qendrim per kete president delirant. I jepni nje KARABINE, AUTOMATIK, MITROLOZ dhe MORTAJ 60mm ti kete per muze ne shtepi dhe largojeni nga ai funksion.

  • Presidentit sakat nga trute dhe fiziku kapterit Jar, sipas kushtetutes i do ndaluar hyrja ne Presidence. Shikoheni ne foto doren e majte e ka te paralizuar, ku nuk kap dot as ate mikun per te bere shurren, ndersa dora e djathe i duhet per te mbajtur te majten, shqipetaret jane te tradhetuar dhe te rurperuar me kete moster, nje vegel qorre e Adolf Berishes.

  • Mjer populli shqiptat!prap besni ne politik?Prap doni te besoni se Bujari pa mustaqe eshte President?Jo o populle ky faqia e zeze e Shqiperis,besniku i Sali pushtit..

  • Kjo foto me tre fytyra qe turperojne shqiptaret kudo qe jane.Por ata jane pa pike dinjiteti.Me sa do te dije haleja nga pordhet aq do te dine dhe ata nga pa udhesit qe kane bere ata jane te mbytur ne detin e korupsionit.

  • felliqesirat e ketij kombi qe e rropen ate,do te shkruhen ne historine e demokracise shqiptare ,si monstrat me pa ideal,pa dinjitet,pa kulture ,pa intelekt qyttari qe erdhen nga shpellat,dhe treguan origjinen ,hajna dhe niperve te tyre do tu skuqet faqja,kur te kuptojne bemat e tyre,per keta heronj te demokrazise,qe varferuan jeten e gjithshqiptareve.

  • Talluni me ne , popullin idiot shqipëtar !
    Më qelbësirë nga Berisha , Nanua , Nishani , Gjini , Islami , Blushi dhe plehërat që s’ kanë fund , është Edi Rama – një rrufjan e demagog i tipit Nano .
    Dhe në fund të fundit , të mos na vijë inat : stani ynë këtë bulmet jep ! Popull i vdekur !

  • Per te qeshe e per te qare me ato qe nfigjojme e shohim per presidentin tone te nderuar.Po perfaqeson nderin e kombit nje president qe asnje sodisfaksion nuk na jep .Ngushellohemi se edim se nga vjen ,cfar bagazhi intelektual ka dhe cfar po ben.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *