Prokuroria e Durrësit ka nisur hetime për listën zgjedhore të këtij qyteti. Burime zyrtare bëjnë të ditur se hetimet kanë nisur, pasi dyshohet se në këtë listë janë shtuar fiktivisht 2800 banorë.
Një raport për këto dyshime ka mbërritur në prokurori edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këta persona janë shtuar me kontrata fiktive qiraje si banorë të përkohshëm dhe votues në qytetin e Durrësit.
Prokuroria ka dërguar rreth 600 fletë-thirrje, nga të cilët janë pyetur rreth 60 persona, banorë në zonën e Plazhit, kryesisht ata që pretendohet se kanë dhënë me qira ambjente dhe shtëpi për shtetas nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
“Nga pyetja e këtyre personave rezulton se ata nuk kanë dhënë shtëpi apo ambjente banimi me qira. Ndërkohë që hetimet po vijojnë, u krijuan dyshime të arsyeshme nga pyetja e këtyre personave se kontratat e qerasë janë fiktive”, thekson prokuroria-raporton tch.
Për këtë arsye, prokuroria i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës pezullim nga detyra për drejtorin e ndërmarrjes komunale të plazhit, Alfred Dhuli, dhe noteren Ines Aleksi. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, nga persona që kanë për detyrë t’i hartojnë ato. Kërkesa u pranua nga Gjykata.

Prokuroria duhet te beje punes e saj ne menyre te paanshme dhe absolutisht ta coje deri ne fund keto dite para zhvillimit te zgjedhjeve, nuk ecet perpara me vota te blera dhe inekzistente, jemi ne nje rruge qe te gjithe te votojne ne menyren e duhur.
shume mire po ben prokuroria qe ka nisur hetimet sepse duhet qe keto zgjedhje te jene sa me te pastra. Nese ndonjeri ka precedente penale duhet te perjashtohet.
Parregullsite jane te patolerueshme sepse rrezikon qe zgjedhjet te mos jene te rregullta. Nese vertetohen akuzat duhet te merren masar menjhere. Prokuroria te beje nje hetim transparent dhe sa me te shpejte sepse koha nuk po pret.
Prokuroria per nje here te vetme te beje detyren e vet dhe sepse nga keto parregullsi mund te rrezikohen zgjedhjet. Sepse kush i duron partite pastaj, jo futen njerez fiktive, jo fituan me e mashtrime.
Beni punen qe ju takon sepse duam qe vota jone te mos shkoje kot.
Te ishte nje sistem drejtesie tjeter keto gjera nuk do te ndodhnin kurre sepse njerezit qe do te favorizonin te tilla gjera do te perballeshin e denimin. Keshtu qe prokuroria te shpejtoje me hetimet sepse erdhen zgjedhjet.
Grida Duma eshte nje nga te regjistruarat para pak kohesh, ajo nuk e ka pasur pashaportizimin ne Durres. Me shume mundesi do kete sjelle edhe mjaft militante te sajit me vete. Duke qene se Dako ka mbeshtetje mjaft te madhe ne Durres, Grida po tenton me cfaredo lloj menyre per te dale e fituar. Gjithsesi Durresi do mbeshtese Vangjush Dakon.
drejtesia duhet te beje punen e vet, te jete e pavarur, te denohen te gjithe ata qe shkelin ligjin dhe qe duan te dalin mbi te, ne vetem 2 vite te qeverise rama, kemi pare qe drejtesia tashme nuk ndikohet nga pollitika
Cfare ligji kane shkelur konkretisht ata qe jane ne liste??Cilin nen te tij?!!!! O prokurori vari-lesht…jeni bere si gestapo !