Gjibraltari, “kafshatë” e lehtë për Gjermaninë

Dita

Gjermania nuk kursehet ndaj Gjibraltarit, përfaqësueses më të re të pranuar në gjirin e UEFA-s, duke i shënuar 7 gola në eliminatoren e zhvilluar në Algarve të Portugalisë. Formacionit  të Joakim Low iu desh të priste thuasje gjysmë ore lojë për të zhbllokuar rezultatin, madje që në minutën e 10 Bastian Schweinsteiger humbi një 11 metërsh.

Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e vetëm një goli të “pancerave”, i shënuar nga Andres Schurle në minutën e 28-të. Pushimi mes pjesëve duket se e shkundi Gjermaninë, që pa u mbushur dy minuta lojë realizoi të dytin me Krusen, për të vijuar me pas me finalizimet e Gundogan, Bellarabit, sërish Shurles në dy raste për ta mbyllur me Krusen në minutën e 81.

Me këtë fitore Gjermania ngjitet në vendin e 2-të në kuotën e 13 pikëve, një më pak se Polonia kryesuese.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *