Nga Farka, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar që qytetarët të votojnë masivisht në 21 qershor.
Veliaj ka kërkuar që asnjë mos ngelet pa votuar sepse një votë e bën diferencën mes të mirës dhe të keqes.
“Mos lini njeri pa votuar në Krrabë, në Petrelë, në Bërzhitë, Baldushk dhe këtu në Farkë.
Një votë bën diferencën mes një rrugë të shkatërruar dhe një rruge të ndërtuar, një votë bën diferencën mes një qyteti të pisët dhe një qyteti të pastër.
Një votë bën diferencën mes një shkollë të ngrohet dhe një shkollë ku thahemi së ftohetë.
Një votë bën diferencën mes plehrave që grumbullohen dhe plehrave që bëhen mullar.
Një votë bën diferencën mes një tregu për ushqimet, për bujqësinë, për fermerët…
Një votë ka fuqinë ta zgjojë bashkinë nga gjumi 4 vjecar dhe ta cojë në shërbim të qytetarëve në 4 vitet e ardhshme.
Si ka mundësi që PD nuk ka një model që ne ta imitojmë?
Nuk ka një model të tillë sepse vetëm e majta sjell progres.
Ne edhe të djathtëve i shërbejmë më shumë sesa partia e tyre histerike, apo historike“, tha Veliaj.

Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur
po populli nuk mundte jete aq jo dashamires per veten ,e pane qe ne kater vite askush nuk u kujdes per asgje dhe per asnje , nuk ka me te voglin dyshim qe jane me po te njejta parime dhe e vetmja gje qe u intereson eshte karrigia dhe si te rrezojen qeverine po qe do ti vijne anash se populli ehset aq i zgjuar sa te dije te vleresoje
Erion Veliaj do ti ktheje fytyren e merituar ketij qyteti te lene ne harrese , qyteti i cili deri metani ka funksionuar me maska . me po te njejta maska qe basha & co del e perrallis ne kohe fushate
I vetmi kandidat qe del e ben fushate me projekte konkrete , jep zgjidhje reale per problemet qe shqetesojne banoret e zones perkatese. per kete kane nevoje populli jo per barsaleta e per sekrete si ben kundershtari
besimplote qe veliaj do ti riaktivizoje dhe zonat e lena ne harrese, fashtrat perreth tiranes. po ne fakt problemi eshte qe ne kater vite eshte kthyer e qendra e qytetit , tirane brenda ne nje katrahure qe nuk merr vesh i pari te dytin
Patjeter qe je fitues i padiskutueshem. tiran duhet te zgjohet boll fjeti e shkaterrua per kater vite . kater vite nje tirane e keqtrajtuar , nje tirane qe lengon. basha ka qene thjesht nje lider pa vizon nje pertac qe as qe i interesonte ky qytet. e me kandidatin e rradhes Kosova , pertej te qenit i derguari i zotit ne toke e si njeri qe di te mbaje mire sekrete nuk di et bej gje tjter.
Nje lider i vertete , shpresedhenes per Tiranen e harruar . Ka hyre ne kete gare me nje plan elektoral te qarte e ide te qarta per ndryshime reale.
kenaqem kur e degjoj kete djale , eshte shume vizionar e energjik . i duhet tiranes dhe ketij vendi shume elemente te tille . forca pas fitores per te nisur shnderrimin e kesaj katrahure te lene pas
Njerezit jane mjaftueshem inteligjent , kane perpara tyre 2 kandidate nejri qe tregon barsaleta, mban planin elektoral sekret se ne te vertet nuk e ka nje te tille ndersa nga ana tjter Erioni qe del me nje plan elektoral konkret e me zgjidhje reale per banoret e zonave perkatese
Bravo Eri ti je i duhuri per ta kthyer ne drejtimin e duhur qytetin e Tiranes. besimplote qe do tregosh seriozitet e perkushtim per problemet e nevojat e qytetareve te cilet realisht jane lene ne harrese.
Po sigurisht qe do e ndryshoj se e kane shnderruar si nje gje pa lidhje dhe habitem me keta tipat qe justifikojne Lulin si mudn te justifikosh nje kryetar bashkie i cili per kater vite me rradhe fjeti gjume duke mos levizur as gishtin e vogel per te bere sikur punonte .
Erion Veliaj ka treguar ne kete fushate seriozitet dhe perkushtim , ka nje plan te qarte per secilen zone po gojet e liga dhe fuksat e shqupit kete pune kane .
vetem halim kosova qe nuk i duhet tiranes, nese duam te rrime ne vend numero atehere mund ta votojne . po njerezit jane aq te zgjuar sa te dine te bejen zgjedhjen e duhur per qytetin dhe per te ardhmen e tyre
Veliaj e tregoi veten kur ishte minister ne me pak se 2 vjet ai ndermorri disa nga reformat me te rendesishme te cilat rezultuan me shume se te suksesshme
deri me tani e ka ndjekur me vemendje garen e dy kandidatve dhe me gjithe respektin per halim kosovene vetmja gje qe ka treguar kane qene barsaletat dhe fakti qe e ka sekret, por ne fakt ajo qe tirana ka nevoje eshte nje person energjik dhe me deshire te mire per te bere pune te mira. gje qe veliaj e ka treguar me se miri deri tani.
Po sepse e trajtuan bashkine dhe Shqiperine si prone te tyre , u dukej se ishin zot te gjithckaje nuk bene asgje per qytetin po i vune punet e tyre ne terezi se epane si me te leverdisshme
Fitorja per Erionin eshte e sigurte dhe te dyja palet e dine kete. Une thjesht nuk po arrij te kuptoj perse Halimi vazhdon te bej fushate kur edhe vete ai eshte i bindur se keto zgjedhje nuk do ti fitoje kurre. Edhe vete demorkatet kane filluar ta mbeshtesin Veliajn.
Sikur Vota te bente Diferencen
Ju DELE te dashura e skllave
Erjoni & Kompani soros
Nuk do tju linin te Votonit .
Na zuri barku kur lexojme
komente te tilla 99 çe …………………………………..
Dhe te vjella nga Neveria lepirse
per Zgjedhjen e çobanit
nga delet me ngjyre Roze .
Cdo vote eshte ajo qe i jep tiranes drejtimin e duhur. Cdo vote eshte prehja dhe aprovimi i sovranit per te rikthyer ne tirane ritmin qe prej 4 viteve i mungon. Cdo vote eshte nje kerkese dhe nje aprovim projekti per tiranen. Cdo vote je ti qe i thua jo nje tirane qe fle. #Bashke
Sot per here te pare ne Tirane do kemi nje kandidat qe ka nje program, nje vizion, ka vullnetin dhe deshiren per te realizuar cdo nevoje qe ka qyteti dhe qytetari. Tirana do kete nje menaxher qe e do qytetin dhe e mban deren e bashkise hapur per Sovranin.
Diferencen qytetaret mes dy forcave politike, po e bejne qe sot, Erioni super energjik, qe ka perveshur menget per pune qe tani, duke shkuar ne cdo zone, duke evidentuar ate qe realisht ka nevoje cdo zone e duke propozuar projekte konkrete; e ne anen tjeter eshte halimi, nje plak i konsumuar fizikisht e menderisht, qe i kane filluar problemet e pleqerise, qe s’ka as program as vizion dhe e kalon kohen duke treguar perralla, a thua se jeta eshte si ne perralla e ia hedhim kollaj.
Ne Tirane, edhe sikur asnje dite fushate te mos bente Erioni, do te fitonte, se e djathta e ka bere balte, asnje pune ne 4 vjet me pretekstin se s’kishte fonde, e nderkohe tani ne kohe fushate, ben tendera marramendes per te nxjerre leke per te financuar fushaten, se nga erdhen keto leke tani, basha e di…
Me ne fund duket se ka shprese edhe per te ardhmen e fshatrave, qe deri me sot jane lene ne duart e kryekomunareve, qe te vetmen merite kishin se ishin te paret e fshatit dhe i njihnin te gjithe, e ato poste perdoreshin si qoke elektorale. Nderkohe, tanime fshatrat do te kene te njejtin drejtues si qyteti, per te mos bere me dallime qytet-fshat, per te bashkerenduar politikat dhe per te kthyer njesite rurale ne potenciale ekonomike rurale.
vota e tiranes do e coje tiranen ne drejtimin e duhur, do e coje qytetin ne rrugen e punes dhe zhvillimit sepse kemi 4 vite qe nuk po shohim asnje investim, pd-ja eshte nje parti me kndidate fallco qe mendojne vetem te mashtrojne popullin, erioni eshte njeriu qe i duhet bashkise, eshte kryebashkiaku i ardhshem i tiranes
reforma e pensioneve, e te perndjekurve,zyrat e punes etj, mjaftojne per te kuptuar qe erion veliaj e meriton te jete kryetar i ardhshemi bashkise per ta cuar edhe tiranen ne drejtimine duhur, per ti rikthyer bukurine e munguar ne 4 vite , per te pasur nje kryebashkiak qe e ka qejf punen dhe jo qe fle gjithe diten
Projektet e kandidatit Erion Veliaj per zonat qe i bashkangjiten Tiranes, si rezultat i ndarjes se re territoriale jane konkrete. Investimet ne infrastrukture dhe ujesjelles kanalizime etj, do bejne te mundur zhvillimin e ketyre zonave por edhe afrimin e tyre me qendren e qytetit te Tiranes. Erioni do punoje shume per Tiranen ne menyre qe kryeqyteti te kthehet ne ate faze, sic edhe i ka hije, tu rikthehet qytetareve te Tiranes.
Punoni per Tiranen z. Veliaj, per Tiranen e lene ne harrese. Prej kater vitesh kryeqyteti ka ne krye nje pertac te quajtur Lulzim Basha qe premtoi shume per kryeqytetin mirpo nuk realizoi asgje. Premtoi krijimin e hapsirave te gjelberta e Tramin, hapjen e qendrave rinore dhe hipotekat etj, mirpo asnje nga keto nuk i realizoi. Besimplote se Erioni do punoje me te njejtin zell e prekushtim per Tiranen ashtu sikurse punoi ne ministrine qe drejtoi prej nje viti e gjysme.
Ne MMSR kreu nje sere reformash e mori nje sere masash. Kreu reformen ne pensione, i dha fund abuzimit me ndihmen ekonomike, ktheu ne trend arsimin profesional, hapi zyra te reja pune dhe ato ekzistuese i ktheu ne funksionale, u demshperblyen ish te burgosurit politike, u hartua ligji i dosjeve etj, Te gjitha keto deshmojne per aftesite e Erionit. Per Tiranen ka mjaft gjera ne koke, me mbeshtetjen e qytetareve do punoje po aq mire edhe per TIranen.
Tirana e mbetur pa drejtues, Lulzim Basha ka rene ne letargji totale prej kater vitesh. Per investime as qe mund te behet fjale. Ne Tirane mungojne edhe gjerat me minimale, mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, Lana mban ere te padurueshme nuk kalohet afer saj. Tirana e 1001 halleve ka nevoje per nje person si Erion Veliaj.
me votene 21 qershrit do i japim fund politikes se mashtrimeve dhe shpifjeve, te kandidateve dembele dhe pa vullnet per te punuar per bashkine, ne 21 qershor do zgjedhim erion veliajn si kryetar bashkie per ta cuar tiranen ne drejtimin e duhur, per ti rikthyer dinjitetinbashkise qe ka 4 vite qe pothuajse nuk ekziston
Programi qe ka Veliaj dhe partia socialiste eshte celsi i suksesi per fitoren ne keto zgjedhje. Nuk eshte nje program me pretime tipike per fushate por jane premtime realiste dhe qe kane shume mundesi per tu realizuar. Keto jane premtime qe perbejne zgjidhjen e halleve dhe problemeve te perditeshme te njerezeve prandaj do te realizohen.
Keto zona si Lundra, Farka dhe Berxhulla kane nje potencial shume te madh zhvillimi por ka munguar investimet sepse nuk kane pasur njerezit duhur ne drejtim. Te jesh 10 min larg Tirane dhe te kesh rruget akoma me cakull dhe plot me balte eshte nje turp.
Keta njerez duhet te votojne per ndryshimin dhe te japin voten per Veliajn sepse vetem ai ka projektin e duhur per zonen e tyre.
farka eshte nje zone me bukuri dhe potencial te pazhvilluar per shkak te abuzimit te papare nga ana e dretuesit demokrate ne gjithe keto vite. tashme kjo zone pret drejtimin e duhur, Erion Veliajn per ti dhene farkes nje fryme te re, nje tranformim terresor qe do e bej kete zone pike atraksioni dhe zhvillimi!
Veliaj I cili ka frike nga zgjedhjet qe po afrojne ka dalur dhe theret si tellall lagje me lagje per te kerkuar voten e pamerituar ! Eshte nje fakt per tu vene ne dukje, si ka mundesi qe grupi I tij leketoral ka me shume se 200 veta dhe ne cdo miting mbushte ng a keta te 200 ……… pra qeverisja ne ministrin e mireqenies personale nuk I ka rritur popullaritetin po j aka ulur kete popullaritet per arsye te vjedhjeve te bera dhe vendimeve te papergjegjeshme ! heqja e asistences socilale per 20 mij shqiptar eshte krimi me I madh I ndodhur kohet e fundit ne vendin tone
eri ti duhesh per tiranen,ke vizion dhe je shume i kuptushem me njerzit DREJTIMI I DUHUR ERION VELIAJ
fitorja do jete e madhe, do jet bindese, do jet e shkelqyer, sepse e gjithe tirana, me fshatrat qe i jan bashkuar, do votojne bindshem per erion veliaj. sepse tirana, farka dhe cdo fshat tjeter do shkoj ne drejtimin e duhur. ne duam nje kryetar me kohe te plot, energjik dhe i palodhur. prandaj vota jone do jet e sigurt per erion veliaj. fitorja do jet bindese, do jet e madhe
te gjithe bashke, duke u bashkuar dhe duke votuar masivisht per programin e erion veliaj. ne kemi vetem nje rruge , ate te drejtimit te duhur. duke votuar masivisht per erion veliaj. vota jon sduhet te cohet ne drejtimin e gabuar. vota eshte e shenjte, prandaj ejani dhe te bashkohemi per fitoren e madhe dhe te padiskutueshme ne 21 qershor
Erjon Veliaj djali i paligjeruar i Presidentit Iranian Ahmadinejad / Lindi gjatë viteve kur lideri Iranian ishte azilant në Berat
By opozita.com
In Aktualitet
May 29th, 2015
Screen Shot 2015-05-29 at 8.52.27 PM Erjon Veliaj djali i paligjeruar i Presidentit Iranian Ahmadinejad Nga Kastriot Myftaraj Erion Veliaj, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kur debatohej për çështjen “Pango” shprehu pikëpamjen se edhe pse përgjimi është dhunim i privatësisë nga ana ligjore, ai (Erioni), kur është fjala për interesa publike, e pranon këtë shkelje të ligjit, se siç tha Erioni, me një buzëqeshje ironike, një frazë të manualeve sorosiane të imazhit: “Po nuk shkele ligjin, nuk merr Çmimin Pulitzer”. Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad. Në website të opozitës iraniane jashtë vendit, është dhënë lajmi se Presidenti Ahmadinejad, i cili e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik në Iran, ka në Shqipëri një fëmijë ilegal që është bërë një figurë e shquar politike në Shqipëri. Sa e vërtetë është kjo gjë nuk dihet, por duhet investiguar. Të dhënat e websiteve të opozitës iraniane jashtë vendit, duhen marrë po aq të vërteta sa ç’ u morën të dhënat e disa websiteve të huaja në rastin e Damir Fazlliç, i cili mbi bazën e të dhënave me një prejardhje të tillë u shpall serbo-boshnjak dhe nipi i ish- shefit të shërbimit sekret të Serbisë, Stanisiç. Pra, precedenti ekziston dhe duhet ndjekur edhe në rastin e websiteve iraniane. Të dhënat që jepen në websitet e opozitës iraniane nuk duken apriori të pabesueshme se dihet se regjimi komunist shqiptar kishte marrëdhënie të mira me regjimin islamik që erdhi në fuqi në Iran pas revolucionit të vitit 1979. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella. Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër. Nuk mund të mos ndihet krenar njeriu gjithsesi, kur një femër shqiptare ka stërvitur një njeri si Ahmedinexhad, i cili pavarësisht nga të tjerat, nuk mund të mohohet se është një burrë trim. Kjo femër shqiptare të shëmbëllen me një amazonë, një Shqiponjë. Sigurisht që ekzistenca e një fëmije të Presidentit iranian në Shqipëri, është një gjë që e justifikon një investigim, duke dhunuar dhe privatësinë e këtij iraniano-shqiptari enigmatik, aq më tepër që supozohet që ai të jetë dhe një figurë e njohur politike në Shqipëri. Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës. Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA. Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad. Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot. E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin. Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta. Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës. Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare. 9 Prill, 2015