Stresi në shtatzëni rrezikon trurin e fëmijës

anazapta

Jo më kot mjekët u rekomandojnë nënave shtatzëna të shmangin stresin dhe të përpiqen të jenë të qeta gjatë nëntë muajve. Një studim i fundit tregon se stresi i nënës i transmetohet fetusit, duke vënë në rrezik zhvillimin e trurit të fëmijës që pritet të vijë në jetë.

Ekspertët kanë vënë re gjatë testimeve të kryera mbi minjtë se stresi gjatë barrës ndryshon përqendrimin e proteinës OGT në placentë, e cila është e rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor të të sapolindurit, pasi kontribuon në rregullimin e shumë gjeneve që e formojnë atë.

Studimi është kryer nga Universiteti i Pensilvanisë dhe është publikuar në revistën shkencore “PNAS”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *